4 October 2023, 09:44
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit thotë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë.
Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel u pyet në një konferencë për media për arrestimin e Milan Radoiçiqit të martën dhe nëse ka për të thënë diçka rreth kësaj.
“Ne i kemi parë ato raporte. Ne nuk do të shkojmë përpara hetimit. Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha ai.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi dje se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë. Dy ditë më parë kjo ministri njoftoi se Milan Radoiçiç i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe se është shoqëruar nga avokati i tij në polici për të dhënë deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit. Radoiçiç ka njoftuar të premten përmes avokatit të tij se më 24 shtator ka qenë në fshatin Banjskë kur ka pasur një konflikt me policinë e Kosovës.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
vedant patel
Bota
4 October 2023, 09:35
A.B
Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj 25 kompanive dhe individëve me bazë në Kinë që dyshohet se janë p&eu...
Bota
4 October 2023, 09:31
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në...
Bota
4 October 2023, 09:20
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Qeveria e Pakistanit i ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit afganë pa status të refugjatit – rr...
Bota
4 October 2023, 09:09
a.l
Nigeri
NIGERI- Tragjedia goditi komunitetin Ibaa në Nigerinë jugore ndërsa një shpërthim në një rafineri ilegale ...
Bota
4 October 2023, 09:00
r.ll
foto ilustruese
ÇEKI- Pas Gjermanisë edhe Polonia e Republika Çeke duan gjithashtu të vendosin kontrolle të përkohshme ku...
Bota
4 October 2023, 08:43
r.ll
foto nga vendngjarja
SHBA-Një video tronditëse po qarkullon në rrjet orët e fundit, ku tregohet vrasja gjakftohtë e aktivistit dhe...
Bota
4 October 2023, 08:52
a.l
Aksidenti tragjik në Itali
ITALI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ndodh...
Bota
4 October 2023, 08:39
a.l
Snajperistët rusë
RUSI- Dy snajperë rusë, Yevgeny Chernoknizhniy dhe Vadim Shakhmatov, janë paditur për akuza p&eu...
Bota
4 October 2023, 08:38
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Platforma gjigande e transmetimit të filmave Netflix po planifikon të rrisë çmimin e shërbimit të saj ...
Bota
4 October 2023, 08:24
r.ll
Andrew Boffu
BRITANI- Një anëtar i Partisë Konservatore, Andrew Boff, është nxjerrrë nga salla gjatë një fjal...