7 May 2024, 07:25
Nga N.F
Foto ilustruese
RUSI- Një ushtar amerikan është arrestuar në Rusi dhe akuzohet për vjedhje, thanë dy zyrtarë amerikanë. Zyrtarët thanë se rreshteri Gordon Black, 34 vjeç, ishte i dislokuar në Korenë e Jugut dhe po ndiqte procesin e rikthimit për në bazën Fort Cavazos, në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Por në vend të kthimit në atdhe, zyrtarët thanë se ai udhëtoi drejt Rusisë.
Zyrtarët amerikanë folën për gazetarët me kusht ruajtjen e anonimitetit. Zëdhënësja e ushtrisë, Cynthia Smith, konfirmoi se ishte arrestuar një ushtarak me akuza për shkelje penale të enjten, në Vladivostok, një qytet-port i rëndësishëm nga pikëpamja ushtarake dhe tregtare në bregdetin e Paqësorit. Ajo tha se Rusia njoftoi për këtë Shtetet e Bashkuara dhe se ushtria amerikane njoftoi familjen e ushtarakut.
“Departamenti amerikan i Shtetit po jep mbështetjen e duhur konsullore për ushtarin në Rusi”, tha zonja Smith.
Nuk ishte e qartë të hënën nëse ushtari konsiderohet i larguar me apo leje. Ky arrestim vjen më pak se një vit pasi ushtari amerikan Travis King kaloi me vrap drejt Koresë së Veriut, përmes kufirit të fortifikuar rëndë mes dy Koreve. Koreja e Veriut njoftoi më vonë se do ta dëbonte zotin King dhe ia dorëzoi atë autoriteteve amerikane. Ai u akuzua më pas për dezertim.
Rusia njihet për mbajtjen në burgjet e saj të disa amerikanëve, ndër të tjerë drejtuesin e kompanive private të sigurisë, Paul Whelan dhe gazetarin e gazetës “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich. Qeveria amerikane i ka përcaktuar të dy si “të mbajtur padrejtësisht” dhe është përpjekur të negociojë për lirimin e tyre.
Ndër të burgosurit e tjerë janë Travis Leake, një muzikant që jetonte prej vitesh në Rusi dhe u arrestua vitin e kaluar për akuza që kishin të bënin me drogë; Marc Fogel, një mësues në Moskë i dënuar me 14 vite burgim, gjithashtu me akuza për drogë; si dhe dy gra me dyshtetësi amerikane dhe ruse, gazetarja Alsu Kurmasheva dhe Ksenia Khavana. Arrestimi i ushtarit amerikan u raportua fillimisht nga kanali televiziv NBC News.
Marrë nga VOA
rusi arrestim ushtar amerikan
Bota
6 May 2024, 22:49
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se qeveria e tij kishte vendosur "njëzëri" të mbyll...
Bota
6 May 2024, 22:05
E. D
John Kirby
SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton përgjigjen e grupit islamik palestinez Hamas ndaj një propozimi për...
Bota
6 May 2024, 21:51
E. D
Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan tha të hënën se ai përshëndeti vendimin e grupit militant Hamas për të...
Bota
6 May 2024, 21:33
E. D
foto nga takimi
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i kërkuan presidentit kinez ...
Bota
6 May 2024, 21:21
E. D
Matthias Ecke
GJERMANI- Katër adoleshentë janë duke u hetuar për një sulm ndaj një deputeti gjerman të Parlam...
Bota
6 May 2024, 20:52
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia paralajmëroi Britaninë të hënën se nëse armët britanike do të përdoren nga Ukraina...
Bota
6 May 2024, 19:34
E. D
MEKSIKË- Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë, mes tyre dy vëllzër dhe shoku. Sipas raportimeve vëllez&eu...
Bota
6 May 2024, 19:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË-Gjatë kohës sa mbante shikimin drejt tavanit të klasës, një nxënëseje 13-vjeçare nuk ...
Bota
6 May 2024, 19:12
E. D
foto ilustruese
GAZA- Hamasi tha të hënën se kishte pranuar një propozim armëpushimi në Gaza nga Egjipti dhe Katari...
Bota
6 May 2024, 18:52
E. D
Volker Türk
GAZA- Urdhrat izraelitë për zhvendosjen e palestinezëve nga Rafah janë çnjerëzore dhe rrezikojn&...