LIVE UPDATES
Bota

Artikulli i NY Times për Vuçiç/ Serwer: Zyrtarët perëndimorë po përpiqen të përdorin nacionalistët për të stabilizuar Ballkanin

Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New York Times, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar.

8 May 2023, 09:17 Nga I.A

Artikulli i NY Times për Vuçiç/ Serwer: Zyrtarët

SHBA- Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njohësin e hershëm të zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer të cilët thonë​ se Presidenti Vuçiç ka vënë nën kontroll gjithë levat e pushtetit në Serbi.

Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New York Times, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.

“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.

“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti serb, i cili megjithatë refuzoi të komentonte për akuzat me Nju Jork Tajmsin.

Gazetari Worth thotë se ai nuk beson se zoti Vuçiç i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfrytëzuar ato për forcimin e pushtetit të tij.

“Nacionalizmi serb nxiti luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krimin e organizuar. Unë mendoj se ai është një politikan oportunist që dëshiron shumë të jetë në pushtet. Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, gazetari i Nju Jork Tajmsit, Robert F. Worth.

Profesori i Universitetit John Hopkins dhe vëzhguesi i hershëm i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer ndan të njejtin mendim.

“Nuk ka asnjë politikan, që në rrethanat aktuale mund të ngrihet në pushtet në Beograd, pa një lloj përshtatjeje me krimin e organizuar dhe Shërbimin e tij Sekret. Kjo është mjaft e qartë. Pyetja është nëse Vuçiç është pjesë e problemit, apo pjesë e zgjidhjes. Dhe në tërësi, jam i bindur se ai është pjesë e problemit për shkak të mënyrës se si sillet. Ai ka rivendosur autokracinë në Serbi dhe ka toleruar jo vetëm bandat e futbollit, por edhe të krimit të organizuar”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Grupi i Veljko Belivukut ishte arrestuar edhe më parë, por në të gjitha rastet kishte arritur të shmangte dënimet për shkak të lidhjeve që deri në vitin 2021 dyshohej se ekzistonin mes tij dhe shtetit serb.

“Mbështetja që Belivuk dhe miqtë e tij morën nga policia dhe ministria e brendshme gjatë dekadës së fundit është dokumentuar në dëshmitë e gjykatës, përgjimet telefonike dhe fotografitë. Sugjerimi se e gjithë kjo mund të kishte ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit shkakton të qeshura në Beograd”, shkuan Nju Jork Tajms.

Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, siç njofton artikulli i Nju Jork Tajmsit, janë hedhur në një makinë për grirje mishi.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka publikuar një video në platformën “YouTube” ku thotë se përpos armëve dhe eksplozivit të grupit të Belivukut gjatë bastisjeve ka gjetur edhe makinën e mishit me ADN-në e viktimave që dyshohet se janë masakruar.

Ndërsa zoti Vuçiç, sipas artikullit të Nju Jork Tajmsit, ushtron kontroll mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike, arrestimi i grupit të Belivukut mund të jetë një nga vendimet e pakta që presidenti serb nuk e kontrolloi dot.

Provat në këtë rast erdhën nga një ekip belg i EUROPOL-it i cili pas dy vjetësh përpjekjeje arriti të dëshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut, një gjë që autoritetet në Serbi nuk mund ta shmangin më. Gazetari amerikan thotë se ai pret që hetimi i EUROPOL-it i cili ende vazhdon, të zbulojë lidhje kriminale ndër grupe të ndryshme etnike në Ballkan.

“Ky hetim evropian i drejtuar nga Europoli zbuloi vërtet këto rrjete kriminale në një mënyrë që nuk ishte bërë kurrë më parë. Ata ende po i hetojnë mesazhet që i deshifruan. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende. Një gjë që vlen të përmendet është se këto dallavere kriminale e tejkalojnë shpesh politikën. Njerëzit mund të jenë në anë të ndryshme etnike, por kur bëhet fjalë për para, ata do të bashkëpunojnë. Unë mendoj se ne do të zbulojmë më shumë me kalimin e kohës për mënyrën se si funksionojnë këto rrjete kriminale”, thotë gazetari Worth.

Artikulli i tij thotë se deri më tani shumica e të dhënave nga Ballkani kishin të bënin me grupin serb.

Artikulli i Nju Jork Tajmsit disa herë përmend edhe rrezikun që presidenti serb mund të nxisë një luftë me qëllim krijimin e Botës Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit të gjitha territoreve ku jetojnë serbët. Kjo nënkupton edhe dërgimin e ushtrisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas Nju Jork Tajmsit, ky shqetësim mban zgjuar natën diplomatët evropianë. Sidoqoftë, evropianët, krahas zyrtarëve amerikanë, sipas analistit, Daniel Serwer, vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.

“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Gazetari amerikan Robert F. Worth thotë se ka serbë që mendojnë se situata në përgjithësi është edhe më keq se sa në kohën e Slobodan Milosheviçit.

“Disa serbë më ka thënë që në disa forma situata është më keq se si ishte në kohën e Millosheviçit. Drejtësia është më e politizuar se sa ishte në atë kohë. Nuk ka luftë civile të përgjakshme më dhe kjo është një gjë e mirë, por Serbia tani është një vend ku policia, në disa nivele dhe në kohëra të ndryshme ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale”, thotë zoti Worth.

Gazetari thotë se ai nuk është ndaluar asnjëherë sa ishte në Serbi, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që të jetë përgjuar pa e kuptuar.

“Nuk e kam përmendur këtë në artikull, por kam patur një takim me një ish funksionar të lartë të policisë serbe, i cili donte të më jepte disa informacione, por ishte shumë i frikësuar për pasojat. U takuam në një kafeteri dhe brenda pak minutash ai tha se po na vëzhgojnë dhe nuk jemi të sigurtë. Bëra përpjekje ta kontaktoja sërish dhe t'i ofroja siguri që të fliste, për të më treguar ato që kishte për të thënë, por ai vendosi të mos fliste më”.

Të njejtën ndjenjë përgjimi, tregon gazetari, pati edhe ish presidenti Boris Tadiç i cili në një takim me të, iu afrua pranë duke i përshpëritur "disa miq të Belivukut mund të jenë ulur pranë nesh”.

Marrë nga VOA

aleksander vucic daniel serwer robert f. worth

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin