19 September 2022, 11:18
Nga d.a.
samiti
SHBA- Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 20 shtator liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në New York.
Këtë takim e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda BE-së në Bruksel, të cilat kanë thënë se “tashmë është bërë traditë që në javën e shtatorit kur në New York zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të mbledh në takim të tillë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Këto burime kanë thënë se nuk e dinë cili shtet do të përfaqësohet në cilin nivel, por janë shprehur të bindur se të gjitha shtetet do të marrin pjesë.
Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.
Burimet kanë thënë po ashtu se aty do të diskutohet për situatën globale, e ndryshuar në mënyrë dramatike pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht lufta në Ukrainë është përmendur disa herë si një prej arsyeve shtesë që problemet e mbetura në këtë rajon duhet të zgjidhen sa më parë, në mënyrë që të parandalohet rritja e tensioneve.
Ka një varg zhvillimesh që pritet të ndodhin në javët dhe muajt në vijim në raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe një samit që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit në Pragë. Aty për herë do të diskutohet për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane, një format ku do të ishin vendet e BE-së dhe vendet tjera evropiane që nuk janë anëtare formale të bllokut.
Për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që të vazhdohet bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pritet të flitet edhe në një takim trans-atlantik në nivel të ministrave të Jashtëm, të cilin takim do ta organizojë Sekretari amerikan i Shtetit, Athony Blinken. Në këtë takim do të marr pjesë edhe Borrell.
BE-ja dhe SHBA-ja janë zotuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimorë dhe për të zgjidhur problemet që kanë mbetur./REL/
asambleja e okb ne new york josep borrell
Bota
19 September 2022, 11:00
d.a.
Abazovic
MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës jan&eum...
Bota
19 September 2022, 10:50
d.a.
Xi Jinping
SHBA- Fuqitë perëndimore po peshojnë rrezikun e një disfate të mundshme nëse paraqesin një rezolutë n&eu...
Bota
19 September 2022, 10:45
d.a.
PALESTINË- Një fermer palestinez ka zbuluar një mozaik të zbukuruar bizantin në dysheme ndërsa përpiqej të mbillte nj&...
Bota
19 September 2022, 10:36
d.a.
foto ilustruese
KIRGISTAN- Të paktën 94 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në përleshjet n&e...
Bota
19 September 2022, 10:30
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Forcat ruse goditën termocentralin bërthamor Pyvdenukrainsk në pjesën jugore të Oblastit Mykolay...
Bota
19 September 2022, 10:09
d.a.
funerali i mbretereshes
BRITANI- Numërimi mbrapsht për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth ka filluar, me të ftuarit që rrjedh...
Bota
19 September 2022, 10:00
d.a.
NATO
PORTUGALI- Zyra e prokurorit publik të Portugalisë po heton një sulm kibernetik kundër Shtabit të Përgjithshëm t&eu...
Bota
19 September 2022, 09:48
d.a.
Funerali i Mbretereshes
BRITANI- Rreth 2,000 njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës m...
Bota
19 September 2022, 09:39
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një tjetër rast përdhunimi ndaj një vajze është zbuluar në Kosovë ku një 18-vje&c...
Bota
19 September 2022, 09:12
k.m.
Fotot e të vrarëve
TURQI- Vrasja e kreut të klanit "Skaljari” në Stamboll, Jovan Vukotiç më 8 shtator dhe informacion...