LIVE UPDATES
Bota

"Asgjë s'ka mbetur", zjarri shkrumbon vendbanimin e romëve në Beograd

Shtëpia e Veskas dhe gjashtë të tjera u dogjën natën e 4 gushtit.  Nga zjarri që bëri shkrumb këto shtatë shtëpi, nuk ka pasur të lënduar. Por, rreth dyzet persona tashmë kanë mbetur të pastrehë. Shumica prej tyre janë fëmijë. 

11 August 2024, 15:25 Nga N.F
"Asgjë s'ka mbetur", zjarri shkrumbon vendbanimin e
Zjarri

SERBI- "Unë nuk kam asgjë më, fëmijët e mi janë të zhveshur dhe të zbathur", tha për Radion Evropa e Lirë Veska, një nënë vetushqyese e dy fëmijëve.

Pas zjarrit në vendbanimin e paligjshëm të romëve, “Antena”, në Beograd, Veska i ka kaluar dy net në rrugë.

Shtëpia e Veskas dhe gjashtë të tjera u dogjën natën e 4 gushtit.  Nga zjarri që bëri shkrumb këto shtatë shtëpi, nuk ka pasur të lënduar. Por, rreth dyzet persona tashmë kanë mbetur të pastrehë. Shumica prej tyre janë fëmijë. 

Një pjesë e parkingut dhe livadhi mes ndërtesave në Beogradin e Ri, pranë vendbanimit “Antena”, është bërë strehë e përkohshme për ta. Batanijet dhe qilimat që u kanë sjellë fqinjët, janë krejt çka ata kanë tash për tash.

“Të gjithë flemë kështu, natën e kalojmë në parking. Ndoshta do të më duhet ta bëj të njëjtën gjë edhe sonte”, shton Veska.

Ky zjarr vetëm sa ua shtoi vuajtjet banorëve të “Antenës”, të cilët jetojnë në varfëri të skajshme – pa energji elektrike dhe pa ujë, në kasolle që i ndërtuan qysh mundën. Për të përfituar ndihmë sociale, për shumë prej tyre është pengesë fakti që nuk kanë dokumente personale.

Sipas të dhënave të paraqitura nga kryetari i Komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, në vitin 2023, në kryeqytetin serb janë 165 vendbanime të paligjshme ku jetojnë rreth 30.000 banorë. Ndërsa, në gjithë Serbinë, sipas Nismës joqeveritare për çështje ekonomike dhe sociale A11, ka rreth 750 vendbanime të tilla.

"Krejt çka patëm u dogj"


Nga shtëpia e Nada Jovanoviqit (63 vjeç) mbetën vetëm tullat.

"Nuk ka mbetur asgjë. Kështu si më shihni mua - kjo është gjithçka që kam. Gjithçka që patëm u dogj", tha Nada për Radion Evropa e Lirë.

Zona e djegur e ish-shtëpisë së saj është e ndarë me një shirit të vendosur nga policia ku paralajmërohet se qasja në vendin e zjarrit aktualisht është e ndaluar, për shkaqe sigurie. Zjarri, rikujton Nada, përpiu gjithçka që kishte me shpejtësi rrufeje.

"Erdhi një fqinj dhe bërtiti: 'Dil Nado, po digjet flakë'... Ne dolëm të gjithë. Shtëpia ime u përfshi nga flakët e një shtëpie tjetër", tregon ajo.

"Dy dhoma, kuzhinë, verandë, mobilie, frigorifer, lavatriçe, shporet. Kisha gjithçka që më duhej dhe tani befas nuk kam asgjë", numëron dëmet ajo.

"Nuk pamë asgjë nga tymi"


Siç thanë për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, 37 zjarrfikës me 14 automjete e kanë shuar zjarrin gjatë natës së 4 gushtit.

Banorët e këtij vendbanimi u evakuuan. Shkaktari i zjarrit dhe shkalla e dëmeve ende janë duke u vlerësuar, njoftoi Prokuroria e Tretë Themelore Publike.

"Të gjithë janë gjallë dhe shëndoshë", thotë Arseni dhe prek drurin si shenjë falënderimi. "Nëse nuk do të kishte zjarrfikës, pyesni Zotin se çfarë do të kishte ndodhur", përshkruan ai.

Edhe pse është larguar nga “Antena”, ai vjen rregullisht në vendbanim për të vizituar vëllezërit, motrën dhe nënën e tij, e cila vuan nga diabeti. Sapo dëgjoi për zjarrin, ai thotë se vrapoi i shqetësuar.

"Të gjithë vrapuam, por nuk arritëm ta shuanim. Ishte një flakë e fortë. Nga tymi nuk pamë asgjë. Këtu nuk ka as ujë", shton Arseni.

"Gjithmonë vetëm premtime, pa ndihmë"


Vendbanimi "Antena" është shtëpi e disa dhjetëra familjeve rome, kryesisht të zhvendosura nga Kosova, pas luftës së vitit 1999.

Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi janë rreth 195.000 persona të zhvendosur nga Kosova, prej të cilëve 68.500 janë ende të cenueshëm dhe kanë nevoja që kanë të bëjnë me sigurimin e strehimit. Në mesin e tyre, siç theksohet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për vitin 2023, romët janë kategoria më e cenueshme dhe më e margjinalizuar.

Në atë raport, Brukseli i kërkoi Serbisë që t'u mundësojë romëve të zhvendosur që jetojnë në vendbanime të paligjshme, të kenë vendbanim të regjistruar dhe qasje në të drejtat themelore sociale dhe ekonomike.

Arseni, si fëmijë ishte zhvendosur nga Kosova në vendbanimin “Antena”. Sot ai është 37 vjeç dhe me gruan dhe tre fëmijët u largua nga vendbanimi në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Ai jeton në Surçin dhe punon si piktor. Ai tregon se nuk ka marrë ende ndihmën e premtuar prej kohësh për banorët e “Antenës”.

"Askush nuk erdhi të na thotë - ju siguruam strehim. Gjithmonë vetëm disa histori. Por, që nga viti 1999, nuk ka pasur asgjë", thekson ai. Dëshira ime, shton Arseni, është që familja dhe fqinjët të kenë kushte elementare të jetesës.

"Kontejnerë, kontejnerë, sa për të ikur nga këtu. Të kemi rrymë dhe ujë, kushte higjienike. Nuk jetohet kështu", thekson ai. Një ditë pas zjarrit, ekipet e shërbimeve ishin ende në terren.

“Kam qarë kur e kam parë këtë. Mezi ke kursyer për të bërë diçka për fëmijët e tu dhe tani të flesh në rrugë. Unë kam sjellë rroba nga shtëpia për fëmijët e fqinjit”, përshkruan Arseni.

Veska thekson se ndihma e premtuar nga autoritetet tash e sa vjet, nuk u ka arritur ende dhe tani kanë marrë garanci se do të pajisen me kontejnerë për strehim të përkohshëm.

"Të gjithë premtuan. Ata premtuan kontejnerë. Por, nuk dihet saktësisht se kur do t'i kemi", shton Veska.

Ajo tregon se ndihma e parë natën që ra zjarri, u ka ardhur nga fqinjët e ndërtesave aty pranë – të cilët janë solidarizuar.

"Ata sollën ushqime, shtroja, rroba, pelena për fëmijë, rroba. Çfarëdo që kishin", shprehet ajo.

Rinovimi i shtëpisë, tregon Veska, është i pamundur për familjen e saj. Ajo është 27 vjeçe dhe e papunë.

"Nuk punoj askund, jetoj me ndihma sociale. Kam shtatë vjet që jam regjistruar këtu, mbledh shishe dhe kartona dhe kështu mbijetoj", shton ajo. Nada Jovanoviq shprehet veçanërisht mirënjohëse ndaj miqve të saj që i erdhën të parët në ndihmë.

"Si do të vazhdoj, nuk e di", thotë Nada.

Ajo tregon se shërbimi social i qytetit ka ardhur për të biseduar me të dhe shpreson të kompensohet.

“Kanë ardhur, kam dhënë deklaratë, më kanë marrë të dhëna”, thotë Nada.

Si të zgjidhet problemi i banorëve të “Antenës”?


Radio Evropa e Lirë pyeti autoritetet lokale, qytetin e Beogradit dhe Komunën e Beogradit të Ri, se kur dhe si do të zgjidhet problemi i romëve më të rrezikuar pas zjarrit në lagjen “Antena”, por nuk mori përgjigje.

Aktualisht, nevojë urgjente është dorëzimi i pakove ushqimore dhe produkteve higjienike, thekson Naxha Markoviq nga Iniciativa joqeveritare për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale (A11). Nisma A11 u angazhua për të inicuar pagesën e menjëhershme të ndihmës financiare për familjet në nevojë pranë shërbimeve sociale kompetente në qytet. Por, që në hapin e parë, u shfaq një problem. Tri familje, të cilave u janë djegur shtëpitë, kanë të regjistruara vendbanime në Kosovë, pasi janë persona të zhvendosur.

“Kjo ua bën të pamundur paraqitjen e kërkesave për ndihmë financiare në Qendrën për punë sociale në Beogradin e Ri”, shpjegon Markoviq.

Ky shembull, thotë ajo, ilustron problemin e banorëve të vendbanimeve të paligjshme me dokumente personale - shumë prej tyre nuk arrijnë të regjistrojnë vendbanimin e tyre në ndërtesat ku jetojnë.

“Nëse nuk i keni të rregullta dokumentet dhe adresat, letërnjoftimet, atëherë nuk mund të keni qasje në shërbime sociale, kujdes shëndetësor, apo ndonjë sistem tjetër”, numëron Markoviq. Kushtet e jetesës në vendbanimet e paligjshme, siç e përshkruan ajo, janë të rrezikshme dhe të këqija, dhe është përgjegjësi e qytetit të sigurojë strehim alternativ të përhershëm.

Mirëpo, ajo thekson se me vite të tëra nuk ka tenderë për ndarjen e banesave sociale në Beograd, edhe pse janë shpallur. Nisma joqeveritare, A11, rikujton gjithashtu se në fund të muajit mars të vitit 2023 u parandalua dëbimi me forcë i banorëve të këtij vendbanimi.

Më pas, inspeksioni komunal ka dërguar vendime për rrënimin e dy shtëpive, të cilat janë trajtuar si mbeturina komunale. Nisma A11 tha se zgjidhja nuk është në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë sigurinë e të drejtave të banorëve edhe në ndërtesat që nuk i plotësojnë kushtet apo ato që janë të ndërtuara pa lejet e nevojshme.

Nga kjo nismë theksuan se banorët e “Antenës”, për shkak të varfërisë së skajshme, nuk kanë mundësi të realizojnë të drejtën e tyre për banim me kushte të përshtatshme dhe se rrënimi i shtëpive do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

Më pas ndërhyri Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendosi të ndalojë rrënimin e këtyre shtëpive. Një e pesta e romëve në vendbanimet e paligjshme s'kanë qasje në ujë të pijshëm. Sipas regjistrimit të fundit nga viti 2022, në Serbi jetojnë rreth 130.000 romë. Organizatat joqeveritare, megjithatë, vlerësojnë se janë dukshëm më shumë - rreth gjysmë milioni. Integrimi i romëve në Serbi monitorohet rregullisht nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e progresit për vitin 2023, Komisioni Evropian thekson se legalizimi i vendbanimeve rome duhet të trajtohet si prioritet dhe se Ligji për strehimin dhe standardet ndërkombëtare duhet të zbatohen në mënyrë efektive - veçanërisht dispozitat që përshkruajnë mbështetjen e strehimit dhe zhvendosjen e vendbanimeve të paligjshme.

Sipas të dhënave nga raporti, pothuajse një e pesta e popullsisë së vendbanimeve rome nuk ka fare qasje në ujë të pijshëm ose ka qasje të parregullt. Më shumë se gjysma e tyre janë pa infrastrukturë të ujërave të zeza dhe shumë të tjerë janë pa energji elektrike.

Me iniciativën e BE-së, Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u angazhua për të forcuar përpjekjet për arritjen e barazisë dhe integrimit të plotë të romëve duke nënshkruar Deklaratën e Poznanit në vitin 2019./ REL

beograd zjarr serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin