LIVE UPDATES
Bota

Associated Press: Bordi i Paqes do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ushtrojë presion mbi Hamasin për çarmatosje

Hamasi në një deklaratë e hodhi poshtë raportin dhe tha se ai përmban gabime. Një diplomat i njohur me raportin konfirmoi vërtetësinë e tij, duke folur në kushte anonimiteti. Plani i armëpushimit prej 20 pikash i Trump i bën thirrje Hamasit të dorëzojë armët dhe të shkatërrojë rrjetin e gjerë të tuneleve.

20 May 2026, 08:14 Nga E. D

Associated Press: Bordi i Paqes do t’i kërkojë Këshillit

SHBA- Organizmi që mbikëqyr armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA në Rripin e Gazës pritet t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB të ushtrojë presion ndaj grupit militant Hamas për tu çarmatosur. Sipas një raporti të siguruar nga Associated Press, dokumenti është hartuar nga Bordi i Paqes, një organ ndërkombëtar i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe i ngarkuar me mbikëqyrjen e armëpushimit të brishtë mes Hamasit dhe Izraelit.

“Në këtë fazë, pengesa kryesore për zbatimin e plotë (të armëpushimit) mbetet refuzimi i Hamasit për të pranuar çmontimin e verifikuar, për të hequr dorë nga kontrolli shtrëngues dhe për të lejuar një tranzicion të vërtetë civil në Gaza”, thuhet në raport.

Hamasi në një deklaratë e hodhi poshtë raportin dhe tha se ai përmban gabime. Një diplomat i njohur me raportin konfirmoi vërtetësinë e tij, duke folur në kushte anonimiteti. Plani i armëpushimit prej 20 pikash i Trump i bën thirrje Hamasit të dorëzojë armët dhe të shkatërrojë rrjetin e gjerë të tuneleve.

Ai gjithashtu parashikon tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, ardhjen e një qeverie të re teknokratike palestineze, vendosjen e një force ndërkombëtare sigurie dhe rindërtimin e enklavës së shkatërruar palestineze pas më shumë se dy vitesh lufte.

Javën e kaluar, kreu i Bordit të Paqes, ish-i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, pranoi se armëpushimi kishte ngecur që kur hyri në fuqi në tetor, duke thënë se bllokimi mbi çarmatosjen e Hamasit kishte paralizuar progresin.

“Rindërtimi nuk mund të fillojë aty ku nuk janë dorëzuar armët. Variabli kritik faktori i vetëm që zhbllokon çdo element tjetër të planit - është përfundimi i një marrëveshjeje mbi Udhërrëfyesin për zbatimin e plotë të planit që përfshin çmontimin e plotë nga Hamasi dhe të gjitha grupet e armatosura në Gaza,” thuhet në raportin e bordit për Këshillin e Sigurimit.

Grupi militant palestinez, i cili udhëhoqi sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza, e ka akuzuar Izraelin për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij sipas fazës së parë të armëpushimit dhe është përpjekur ta lidhë çdo demilitarizim me tërheqjen e trupave izraelite. Ushtria izraelite ka zgjeruar kontrollin e saj mbi Gazën që kur armëpushimi hyri në fuqi dhe tani kontrollon rreth 60% të territorit.

Raporti i bën thirrje Këshillit të Sigurimit që të përsërisë publikisht, qartë dhe vazhdimisht se çmontimi i armëve në Gaza nuk është thjesht një kërkesë e rezolutës së OKB-së për t'i dhënë fund luftës, por thelbësore për të filluar tërheqjen e forcave izraelite brenda afatit kohor. 

Hamasi tha se raporti përmban një numër gabimesh që e lirojnë qeverinë pushtuese nga përgjegjësitë e saj për shkeljet e përditshme të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Grupi tha se raporti injoroi dështimin e Izraelit për të përmbushur shumicën e angazhimeve të tij në marrëveshjen e armëpushimit, duke përfshirë kufizimet e vazhdueshme në kalimet në territorin palestinez dhe parandalimin e hyrjes së materialeve dhe pajisjeve të nevojshme për të riparuar infrastrukturën bazë dhe strehimin për popullsinë kryesisht të zhvendosur.

“Miratimi në raport i kushteve të pushtimit në lidhje me çarmatimin është një përpjekje e dyshimtë për të turbulluar ujërat dhe për të prishur marrëveshjen e armëpushimit”, tha Hamasi në një deklaratë.

Armëpushimi ka parë shkelje të shumta

Raporti vuri në dukje shkelje pothuajse të përditshme të armëpushimit, civilë të vrarë, familje që jetojnë me frikë dhe pengesa të vazhdueshme për aksesin humanitar nuk mund të minimizohen. Ushtria izraelite ende kryen sulme ajrore në Gaza pavarësisht armëpushimit dhe është futur më thellë në territor. Kushtet e jetesës janë të tmerrshme, me shumicën e 2 milionë banorëve të territorit që jetojnë në kampe me tenda që u mungojnë shërbimet themelore./Dosja.al

bordi i paqes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin