LIVE UPDATES
Bota

Austria nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Rusisë

Disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare si OSBE-ja e kanë selinë e tyre në Austri. OSBE-ja u themelua gjatë Luftës së Ftohtë si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të organizatës me bazë në Vjenë.

12 February 2023, 22:50 Nga I.A
Austria nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj
OSBE

AUSTRI- Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënësve të sanksionuar rusë për të marrë pjesë në një takim në Vjenë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Ky rast nxjerr në pah ekuilibrin delikat që po përpiqet të ndjekë ky vend, duke ruajtur politikën e neutralitetit ushtarak, në kushtet e agresionit rus në Ukraine. Qeveria austriake e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës, por ka theksuar gjithashtu nevojën për të ruajtur marrëdhëniet diplomatike me Moskën.

Disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare si OSBE-ja e kanë selinë e tyre në Austri. OSBE-ja u themelua gjatë Luftës së Ftohtë si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të organizatës me bazë në Vjenë.

Moska planifikon të dërgojë delegatë në takimin e 23-24 shkurtit të asamblesë parlamentare të OSBE-së, përfshirë 15 ligjvënës rusë që janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian. Midis tyre janë zëvendëskryetari i Dumës Pyotr Tolstoy dhe anëtari i parlamentit Leonid Slutsky.

Në një letër drejtuar kancelarit, ministrit të jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë të Austrisë, 81 delegatë të OSBE-së nga 20 vende, përfshirë Francën, Kanadanë, Britaninë, Poloninë dhe Ukrainën, i bënë thirrje qeverisë austriake të ndalojë pjesëmarrjen e rusëve të sanksionuar.

“Është e rëndësishme të kemi parasysh se parlamentarët rusë janë një pjesë integrale e sistemit të pushtetit dhe bashkëpunëtorë në krimet që Rusia kryen çdo ditë në Ukrainë," thuhet në letrën që ka siguruar Associated Press. "Ata nuk kanë vend në një institucion i cili synon të nxisë dialogun e sinqertë dhe është kundër luftës."

Anëtarët amerikanë të Asamblenë Parlamentare nuk ishin mes nënshkruesve të letrës. Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, u tha gazetarëve të premten se delegatët rusë "nuk e meritojnë të udhëtojnë në vendet perëndimore". Megjithatë, ambasadori Carpenter shtoi se "i takon qeverisë austriake të përcaktojë nëse do të japin viza apo jo."

Zyrtarët austriakë nuk kanë bërë komente për letrën. Më 5 shkurt, Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg mbrojti vendimin e Austrisë për të lejuar hyrjen e rusëve të sanksionuar në vend, duke argumentuar se ishte e rëndësishme të mbaheshin hapur kanalet e komunikimit me Moskën pavarësisht "sulmit brutal rus kundër Ukrainës".

Ministria e Jashtme austriake gjithashtu këmbënguli se si vendi ku ndodhet selia e OSBE-së në Vjenë, Austria është ligjërisht e detyruar t'u japë viza përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse që duan të marrin pjesë në takime.

Austria, e cila u bë anëtare e Bashkimit Evropian në 1995, ka kritikuar Moskën dhe iu bashkua sanksioneve që vendosi BE-ja kundër Rusisë në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës. Por ndryshe nga Finlanda dhe Suedia, të cilat në maj bënë kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO, duke braktisur politikën e mosangazhimit, Austria mbetet e përkushtuar ndaj neutralitetit ushtarak që e ka ndjekur që në vitin 1955.

Qeveria austriake ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë, por jo armë. Kancelari Karl Nehammer mbetet udhëheqësi i vetëm i një vendi të BE-së që ka takuar presidentin rus Vladimir Putin ballë për ballë pas fillimit të luftës. Ai shkoi në Moskë në prill 2022 në një përpjekje të pasuksesshme për të bindur udhëheqësin rus që t'i jepte fund agresionit.

Mbështetja për politikën e neutralitetit mbetet e fortë në publikun dhe strukturat politike të Austrisë.

"Unë besoj se neutraliteti austriak mund të luajë ende një rol pozitiv sot," thotë Ralph Janik, një ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe studiues në universitetin privat Sigmund Freud në Vjenë.

"Alternativa do të ishte anëtarësimi në NATO, por çdo politikan austriak e di shumë mirë se kjo nuk mbështetet nga shumica e publikut austriak."

Austria, e cila u aneksua nga Gjermania naziste në prag të Luftës së Dytë Botërore, deklaroi neutralitetin pas luftës nën presionin e aleatëve perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik. Ajo u përpoq të luante një rol ndërmjetësues midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mbajti lidhje me Moskën gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1968, Austria u bë vendi i parë i Evropës Perëndimore që importoi gaz nga Bashkimi Sovjetik dhe varësia e saj nga energjia ruse u rrit në dekadat në vijim. Para agresionit rus në Ukrainë, 80% e gazit natyror të Austrisë vinte nga Rusia. Që atëherë, ajo ka reduktuar importin në pak më shumë se 20%.

Sistemi bankar austriak është po ashtu i lidhur ngushtë me Rusinë. Banka e dytë më e madhe e Austrisë, Raiffeisenbank International, e nxorri më shumë se gjysmën e fitimeve të saj në vitin 2022 nga Rusia. Banka ka qenë nën presion të madh për të ndërprerë biznesin e saj në Rusi dhe aktualisht po vlerëson alternativat e mundshme.

Vjena njihet gjithashtu si një terren lojërash spiunazhi, përfshirë agjentë nga Rusia, për shkak të ligjeve të saj të buta për spiunazhin. Pavarësisht hezitimit të saj fillestar, Austria ka dëbuar tetë diplomatë rusë, të cilët besohet se ishin të përfshirë në spiunazh që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës.

Megjithëse nuk ka shenja të heqjes dorë nga neutraliteti austriak, ka pasur zëra për një rivlerësim të kësaj politike pas luftës në Ukrainë.

Werner Fasslabend, një ish-ministër austriak i mbrojtjes nga Partia Popullore konservatore, është ndër të paktët figura të njohura që argumentojnë në favor të heqjes dorë nga neutraliteti i vendit dhe anëtarësimit në NATO.

Me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe pranimin e Austrisë në BE, neutraliteti austriak e ka "humbur funksionin e tij", thotë zoti Fasslabend, drejtor i Institutit Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë.

Si anëtare e NATO-s, Austria do të "ishte në një pozicion më të mirë për të ndikuar në politikën evropiane të sigurisë dhe do të fitonte një siguri më të madhe," shton ai, duke pranuar se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë duke qenë se do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës me dy të tretat e votave në parlamentin austriak.

"Kjo shumicë nuk është e realizueshme," tha zoti Fasslabend.

Marrë nga VOA

osbe leonid slutsky

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin