LIVE UPDATES
Bota

Babai, i cili pret që Bosnja t’ja heq vizat Kosovës: Jetoj për atë ditë!

3 muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga gjashtë shtetet ndërkohë që Kosova e ratifikoi atë në Kuvend, në Bosnjë e Hercegovinë për ratifikimin e marrëveshjes nuk është diskutuar fare. Milorad Dodik, president i entitetit Republika Sërpska, vuri në pikëpyetje të gjithë procesin, i cili do të lejonte qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës dhe ata të Kosovës të udhëtojnë pa viza nga një vend në tjetrin.

3 March 2023, 17:43 Nga k.m.
Babai, i cili pret që Bosnja t’ja heq vizat Kosovës: Jetoj
Foto ilustruese

Muharrem Nerjovaj i Bihaqit të Bosnjës dhe kushëriri i tij, Safet Temaj në Prizren, Kosovë, ende janë në pritje që Bosnjë e Hercegovina të miratojë një marrëveshje për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jetoj për atë ditë. Nuk kam qenë në Kosovë për tetë muaj. A mund ta imagjinoni të mos e shihni fëmijën tuaj për tetë muaj?! Nuk është kaq e thjeshtë”, tha Muharrem Nerjovaj për Radion Evropa e Lirë.

3 muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga gjashtë shtetet ndërkohë që Kosova e ratifikoi atë në Kuvend, në Bosnjë e Hercegovinë për ratifikimin e marrëveshjes nuk është diskutuar fare. Milorad Dodik, president i entitetit Republika Sërpska, vuri në pikëpyetje të gjithë procesin, i cili do të lejonte qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës dhe ata të Kosovës të udhëtojnë pa viza nga një vend në tjetrin.

Ai tha se ministrat e këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës nuk do ta votojnë ligjin/marrëveshjen në Këshillin e Ministrave të BeH-së.

“Po, ne thamë se do ta respektojmë dhe mbështesim lirinë e lëvizjes, por në asnjë mënyrë kjo nuk do të thotë se do t’i tolerojmë fyerjet që vazhdimisht i drejtohen Republikës Sërpska nga autoritetet e përkohshme në Prishtinë”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter, pa duke specifikuar se çfarë ofendime po bën Prishtina ndaj Republikës Sërpska.

Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në seancën e 23 shkurtit, për shkak të kundërshtimit të ministrave të entitetit nga Bosnja dhe Hercegovina, Republika Sërpska (RS), e shtyu diskutimin për marrëveshjen.

Përveç Serbisë, Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në rajon që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, kërkohet vizë, e cila “lëshohet vetëm në raste të jashtëzakonshme” me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës. Aplikimi për vizë mund të dorëzohet në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Qytetarët e Kosovës, sipas udhëzimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave në vitin 2012, nuk mund të udhëtojnë dhe të qëndrojnë në Bosnje dhe Hercegovinë për arsyje turistike. Sipas udhëzimeve, qytetarët e Kosovës bashkë me aplikimin duhet të bashkëngjitin një letër ftese të vërtetuar nga Shërbimi për Punët e Jashtme të BeH-së ose një kopje të një gjykate ose thirrje tjetër zyrtare që kërkon një përgjigje në procedurat ligjore të zhvilluara në BeH, ose një certifikatë të marrjes së arsimit ose trajnimit.

“Kërkesa për lëshimin e vizës mund të vërtetohet edhe me një thirrje nga një organ shtetëror ose entitet i BeH-së, një kërkesë nga një përfaqësi diplomatike-konsullore e huaj në BeH ose një kërkesë nga një zyrë përfaqësuese e një organizate ndërkombëtare në BeH dërguar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH-së”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ambasada e BeH-së në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Ambasada nuk është përgjigjur nëse BeH-ja e njeh pasaportën e Kosovës si dokument të vlefshëm gjatë lëshimit të vizës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Sipas udhëzimeve ekzistuese, viza nuk futet në pasaportën e Kosovës, por lëshohet në letër (formular) të veçantë. Po ashtu, nga viti 2014, edhe qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës iu duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Kosovë, sepse më pas janë zbatuar masat reciproke për regjimin e vizave.

Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se përse është shtyrë diskutimi para Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për Marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Elmedin Konakoviç, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, shpjegoi për REL-in se "me rastin e marrëveshjes për agjendën, është rënë dakord që kjo pikë nuk është gati", pa dhënë shumë shpjegime.

“Kur dikush nga palët dhe ne ndonjëherë i heqim pikat, nuk ka shpjegime më të gjera”, tha Konakoviç.

Zoran Tegeltija, anëtar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodikut, është në mesin e ministrave nga Republika Sërpska në Këshillin e Ministrave të BeH-së. Ishte Tegeltija, asokohe kryetar i Këshillit të Ministrave, i cili në emër të BeH-së, nënshkroi marrëveshjet në Berlin për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale me pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të kontaktojë me Tegeltian, e as nuk ka marrë përgjigje nga ministrat e tjerë të Republikës Sërpska, se pse e kundërshtuan Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Më shumë detaje u zbuluan nga Milorad Dodiku, aktualisht president i Republikës Sërpska dhe kryetar i SNSD-së, i cili shkroi në Twitter për marrëveshjen.

Me postimin e tij, Dodik i është përgjigjur raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, e cila më 1 mars, në një postim në Twitter, i ka bërë thirrje liderit të SNSD-së që ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar.

"Procesi i Berlinit është këtu për t'i shtyrë njerëzit të lëvizin, punojnë dhe tregtojnë lirshëm në Ballkanin Perëndimor. Bllokimi i ratifikimit dhe pengimi i qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm është i papranueshëm. Unë i bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë atë! Bllokadat e tilla pengojnë rrugën e Bashkimit Evropian”, shkroi Von Cramon.

Muharem Nerjovaj jeton në Bihaç, në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës që nga viti 1999.

"Unë nuk mendoj se kjo është e drejtë, është një akt i ndërlikimit të diçkaje,"- tha i zhgënjyer Nerjovaj, i cili shpreson që autoritetet e Bosnjës ta ratifikojnë së shpejti marrëveshjen.

"Unë shoh se në Kosovë e kanë ratifikuar atë marrëveshje, se Parlamenti e miratoi dhe këtu në Bosnje ende jemi duke pritur. Por, mendoj se kjo është ajo, mund të zgjasë edhe disa muaj, por ata duhet të hapen. Do të jetë më e lehtë, shumë më e lehtë, sesa të vrapojmë nëpër ambasada. Nuk më pëlqen më të vrapoj nëpër ato ambasada”, u shpreh Nerjovaj.

Më 23 shkurt, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime. E, për kushëririn e Nerjovajt, Safet Temaj, i cili jeton në Prizren të Kosovës, është zhgënjim që Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen, sepse ishte një mundësi që të mos e shihte kushëririn e tij vetëm përmes telefonit.

"Zhgënjimi më i madh do të jetë për njerëzit që kanë punë dhe duhet të lëvizin midis këtyre dy vendeve. Unë them se jam i zhgënjyer, por jo i befasuar. E di me kë kanë të bëjnë. Vetëm një presion i madh ndërkombëtar [mund të ndikojë] përndryshe kjo nuk do të realizohet kurrë”, tha Temaj për Radion Evropa e Lirë.

Elmedin Konakoviq tha për Radion Evropa e Lirë se “dokumenti është në proces”, por se do të propozohet sërish “pasi të ketë marrëveshje politike për të”, dhe se nuk mund ta kuptojë pse nuk ka marrëveshje politike për të. Konakoviç nuk i komentoi drejtpërdrejt deklaratat e Dodikut, por theksoi se këto nuk janë "tensione" të reja, por të vjetra që ekzistonin në kohën kur Tegeltija nënshkroi marrëveshjen në emër të BeH-së.

“Marrëveshjet janë iniciuar nga të gjitha palët, kam folur me kolegët e mi në Mal të Zi dhe Serbi dhe më duket se të gjithë janë të një mendimi që marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen. Në bisedë me autoritetet në Serbi, dëgjuam se për to kjo nuk paraqet asnjë problem dhe do t’i zbatojnë këto procedura që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve në zonën e Ballkanit Perëndimor”, tha Konakoviq.

Kur u pyet nëse Bosnjë e Hercegovina mund të ketë pasoja nëse nuk e zbaton marrëveshjen e nënshkruar, Konakoviq vuri në dukje se ai "nuk e di" dhe shtoi se BeH-ja sigurisht duket se është "jo serioze".

“Në sytë e publikut ndërkombëtar, mund të them se ne jemi ndonjëherë vërtet qesharakë pikërisht për situata të tilla. U ulëm, biseduam, arritëm disa marrëveshje, i iniciuam dhe më pas njëra nga palët tërhiqet dhe nuk dëshiron ta zbatojë. Ne nuk jemi seriozë. Mendoj se duke vepruar kështu, ne po e dëmtojmë reputacionin e të gjitha niveleve të qeverisjes në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe se qytetarët e Bosnjës nuk përfitojnë asgjë nga kjo”, tha Konakoviq.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur delegacionin e Bashkimit Evropian në BeH nëse Bosnja po e rrezikon marrëveshjen e nënshkruar për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe nëse si rezultat mund të përballet me sanksione. Por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje.

Që të fillojë zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar, është e nevojshme që dokumentet të ratifikohen nga parlamentet e vendeve përkatëse brenda 18 muajve. Para nënshkrimit në nëntor, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova ranë dakord për marrëveshjet në tetor të vitit 2022, pas disa javësh të negociatave të udhëhequra nga Gjermania./REL

muharrem nerjovaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin