22 September 2023, 11:10
Nga a.l
Annalena Baerbock
GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Rusia u kritikua në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, përderisa Moska vazhdon të jetë e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës kundër Ukrainës fqinje.
“Moska u përball me kritika të qarta në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kartës së OKB-së”, tha Baerbock për agjencinë Dpa, pasi përfundoi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Rusia mbetet e izoluar”, shtoi kryediplomatja gjermane.
Moska u përball “me kritika të ashpra kur tentoi që të vinte në dyshim deklaratat e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Baerbock. Ministrja gjermane nuk komentoi nëse shteti i saj do të dërgojë raketa.
Këto lloje raketash po kërkohen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ai po tenton që të fitojë sa më shumë armë nga aleatët për të forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.
Zelenskyy gjatë një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, e falënderoi SHBA-në për ndihmën e dërguar, duke shtuar se ato do t’i ndihmojnë në luftimet kundër forcave ruse gjatë dimrit.
Ukraina ka nisur një kundërofensivë në qershor në jug dhe lindje të shtetit. Por, kundërsulmi po shkon më ngadalë seç pritej./REL
annalena baerbock
Bota
22 September 2023, 11:02
a.l
Fentanil
SHBA- Pak ditë më parë u raportua një ngjarje e rëndë në një çerdhe në Nju Jork, ku një 1...
Bota
22 September 2023, 10:45
r.ll
foto ilustruese
ANGLI- Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim nga autoritetet britanike pasi dyshohen si të përfshirë n&e...
Bota
22 September 2023, 10:43
a.l
Ida Di Benedetto
ITALI- Aktorja Ida Di Benedetto dhe partneri i saj, ish-ministri Giuliano Urbani kanë rënë pre e ...
Bota
22 September 2023, 10:35
a.l
Zjarr në Palermo
ITALI- Pak ditë pas përmbytjeve, zjarre masive kanë nisur në disa zona në Itali. Sipas mediave vendase, fla...
Bota
22 September 2023, 10:29
a.l
Ukrainë
UKRAINË- Një raport i publikuar së fundmi nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Kievit...
Bota
22 September 2023, 09:57
a.l
Policia Spanjolle
SPANJË- Policia në Spanjë ka zhvilluar një operacion nga ajri dhe toka që u ngjante skenave të filmit, p&eu...
Bota
22 September 2023, 09:53
a.l
Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno-Karabakun
ARMENI- Armenia paralajmëroi Kombet e Bashkuara sot se Azerbaj...
Bota
22 September 2023, 09:44
a.l
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
RUSI- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka bërë thirrje për forcimin e ...
Bota
22 September 2023, 09:35
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, është kundër qëndrimeve negative të lider...
Bota
22 September 2023, 09:40
foto ilustruese
GJERMANI- Komponentët nga Kina mund të zhduken në një masë të madhe nga rrjetet celulare gjermane. Por qeveri...