LIVE UPDATES
Bota

Banorët e tmerruar të Sevodovit, dëshmitë e tyre tronditëse, kush ishin dy viktimat e sulmit me raketa

Realiteti, megjithatë, ishte shumë më i zymtë, një raketë me origjinë ende të panjohur kishte shpërthyer në Shevodov, duke vrarë dy njerëz dhe duke e vendosur fshatin në qendër të një kapitulli të rrezikshëm të luftës në Ukrainë.

16 November 2022, 14:50 Nga d.a.
Banorët e tmerruar të Sevodovit, dëshmitë e tyre
Sulm ne Poloni

POLONI- Kur një shpërthim tronditi fshatin e vogël polak të Szewodow, mendimi i parë i Joanna Magus ishte se diçka kishte ndodhur në fabrikën e përpunimit të grurit aty pranë.

Sipas Reuters, realiteti, megjithatë, ishte shumë më i zymtë, një raketë me origjinë ende të panjohur kishte shpërthyer në Shevodov, duke vrarë dy njerëz dhe duke e vendosur fshatin në qendër të një kapitulli të rrezikshëm të luftës në Ukrainë.

“Dëgjova një shpërthim të madh, një shpërthim të tmerrshëm dhe më pas shkova në dritare dhe pashë një re të madhe tymi të zi. Pashë njerëz që vraponin. Mendova se ndoshta diçka ka ndodhur në objekt, se njëra nga makineritë u prish dhe shpërtheu. Kam frikë. Nuk kam fjetur gjithë natën”, thotë mësuesja 60-vjeçare e shkollës së mesme të fshatit, e cila është rreth gjashtë kilometra larg kufirit.

Rusia fajësoi sot Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës, me Belgjikën duke thënë se ai ishte shkaktuar me sa duket nga përdorimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase për të "kundërshtuar raketat ruse".

Shumë vendas i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi, ndërsa të tjerë vlerësuan dëmet e shkaktuara në ndërtesat e fshatit nga shpërthimi. Pas një nate pa gjumë, drejtoresha e shkollës Eva Bira vendosi ta mbajë të mbyllur.

“I kam thënë prindërve se nuk shoh arsye për mbylljen e shkollës, por nxënësit nuk janë paraqitur. Duket se prindërit i mbanin në shtëpi në mes të pranisë së madhe të policisë,"- tha ajo.

Ajo ishte në një shkollë tjetër në një komunitet tjetër kur ndodhi shpërthimi, por një anëtar i stafit që jeton rreth 15 kilometra larg shkollës e informoi atë se shpërthimi tronditi xhamat.

Kush ishin dy viktimat e sulmit me raketa në Poloni

Njëra nga viktimat ishte babai i një ish-nxënëseje në shkollë dhe tjetra ishte burri i një pastruese shkolle, thotë Bira dhe shpreh shqetësimin për ndikimin psikologjik që do të ketë shpërthimi mbi studentët e saj.

“Që nga fillimi i luftës ne kemi analizuar rrezikun dhe së fundmi gjërat ishin qetësuar, por ja ku jemi sot. Eshte e frikshme. Ne nuk e prisnim që të ndodhte diçka e tillë, edhe nëse ndodhin aksidente, veçanërisht kur lufta është vetëm gjashtë kilometra nga fshati ynë"-thotë ajo.

Incidenti ngriti menjëherë frikën se NATO mund të përfshihej drejtpërdrejt në luftën e Rusisë në Ukrainën e mbështetur nga Perëndimi, por situata u qetësua pasi autoritetet u kërkuan qytetarëve të mos nxirrnin përfundime të shpejta.

Dy viktimat ishin burra rreth të 60 -tave dhe të dy punonin në biznesin lokal të përpunimit të grurit. Autoritetet lokale shpallën tre ditë zie pas shpërthimit.

I pyetur nga AFP, prifti Bogdan Wazni thotë se i njihte mirë të dy viktimat.

“ Ishin shumë të sjellshëm. Më ndihmonin në famulli sa herë që kërkoja ndihmë. Kemi riparuar së fundmi fasadën e kishës dhe njëri prej tyre na ka ndihmuar”.-tha ai.

Një reporter i AFP në vendin e shpërthimit tha se vendi ishte rrethuar dhe një foto e publikuar nga policia tregonte një krater me mbeturina metalike dhe një automjet të përmbysur në madhësinë e kamionit. Policët qëndrojnë në rrugën që të çon në fshat, i cili përveç shkollës ka pak ndërtesa, një kishë dhe një varrezë.

sulm ne poloni joanna magus

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin