LIVE UPDATES
Bota

Bashkimi i tregut të punës me Shqipërinë, vetëm në letër

Fillimisht ka studiuar, ndërsa në dy vjetët e fundit është e angazhuar si gazetare në një rrjet rajonal të lajmeve.

27 June 2022, 20:10 Nga I.A
Bashkimi i tregut të punës me Shqipërinë, vetëm në
Flamuri shqiptar dhe i Kosoves

KOSOVË- Xhorxhina Bami, nga Tirana, jeton në Prishtinë qysh në vitin 2015. Fillimisht ka studiuar, ndërsa në dy vjetët e fundit është e angazhuar si gazetare në një rrjet rajonal të lajmeve. Për të punuar dhe qëndruar në Kosovë, 25-vjeçarja - si çdo qytetar tjetër që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës - duhet të pajiset me leje të përkohshme qëndrimi dhe leje të punës, ashtu siç e parasheh Ligji për të huajt në Kosovë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Xhorxhina tregon se procedurat për sigurimin e këtyre lejeve janë më të thjeshta në dy vjetët e fundit, nëse krahasohen me periudhën e mëparshme.

“Unë, para një muaji, e kam bërë aplikimin për të marrë lejen e qëndrimit për pesë vjet dhe ma kanë aprovuar javën e kaluar. Në këtë rast më është dashur kontrata e punës dhe kontrata e banesës, ose një vërtetim që jam duke jetuar ligjërisht në Prishtinë ose në ndonjë qytet tjetër në Kosovë”, tregon Xhorxhina.

Sipas Ligjit në Kosovë, i huaji mund të punojë në bazë të lejes së dhënë për qëndrim, e cila përfshin edhe lejen për punë.

Xhorxhina thotë se, deri këtë vit, ka pasur leje njëvjeçare qëndrimi. Ajo tregon se procedura për sigurimin e saj deri në vitin 2020 ka qenë më e komplikuar, pasi janë kërkuar më shumë dokumente, përfshirë: dëshminë që posedon mjete të mjaftueshme për jetesë, që nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik ose shëndetin publik, sigurimin shëndetësor e të tjera.

Procedura duket se ka nisur të thjeshtëzohet nga koha kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkim të tregut të punës.

E njohur si Marrëveshja për Mobilitet në Punë, ajo parasheh që qytetarët e Shqipërisë që duan të punojnë në Kosovë, nuk kanë nevojë të pajisen me leje qëndrimi, përkatësisht leje të punës dhe anasjelltas.

Marrëveshja, megjithatë, nuk zbatohet në formën siç është, pasi lejet e qëndrimit vazhdojnë të kërkohen në të dyja anët.

Marrëveshja është nënshkruar qysh në mbledhjen e gjashtë të përbashkët ndërmjet dy qeverive, e cila është mbajtur më 2 tetor të vitit 2020, në Tiranë.

Pra, në bazë të saj, punëkërkuesit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë mund të punojnë apo të marrin shërbime në agjencitë përkatëse për punësim në të dyja shtetet, pa pasur nevojë për leje pune apo procedura tjera ligjore.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë vetëm lehtësimin e procedurave për pajisjen e shtetasve të Shqipërisë me leje qëndrimi, por nuk tregojnë se kur mund të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Mobilitet në Punë, e cila nuk kërkon fare leje qëndrimi.

“Për t’u pajisur me leje qëndrimi të përkohshme, shtetasit [e Shqipërisë] duhet të kenë vetëm dokumentin e udhëtimit të vlefshëm dhe adresën e saktë të qëndrimit në territorin e palës tjetër, e vërtetuar me dokumentin përkatës [kontratë qiraje, ose certifikatë e pronësisë, ose deklaratë noteriale]”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Shpëtim Kalludra, udhëheqës i Divizionit për zhvillimin e masave aktive të tregut të punës dhe analiza në Agjencinë e Punësimit të Kosovës, thotë se për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Mobilitet në Punë nevojitet eliminimi edhe i disa procedurave të tjera, por nuk i specifikon ato.

“Ka lehtësim të procedurave, por ende ka punë... Sepse, krejt Marrëveshja e Mobilitetit nënkupton një bashkëpunim shumë të ngushtë në mes të Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, thotë Kalludra.


Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se, javën e kaluar, Agjencia e Punësimit e Kosovës dhe Agjencia e Punësimit e Shqipërisë kanë mbajtur një takim rreth kësaj marrëveshjeje, nga i cili “nuk ka dalë diçka konkrete”.

Takimi i radhës, thotë Kalludra, do të mbahet në fund të korrikut.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar prononcim edhe nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në Shqipëri, por nuk ka marrë përgjigje.

Me rregullat aktuale në Shqipëri, të huajt që kërkojnë të pajisjen me leje pune në këtë vend, mund të aplikojnë online në portalin e-Albania.

Aplikuesi, i cili mund të jetë vetë personi i huaj apo edhe punëdhënësi i tij, përveç kërkesës në gjuhën shqipe, duhet të dorëzojë online edhe dokumente, si: kontrata e punës, kualifikimet profesionale e të tjera.

Nëse AKPA-ja vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë, ajo e pajis të huajin me leje pune brenda dhjetë ditësh. E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastin e shqyrtimit të dokumentacionit për ripërtëritjen e lejes së punës.

Në një raport të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës bëhet e ditur se në vitin 2021, leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë kanë marrë 1,203 persona me shtetësi shqiptare. Prej tyre, 638 kanë qenë për bashkim familjar dhe 543 për leje pune.

Në vitin 2020, leje qëndrimi në Kosovë kanë marrë 940 shtetas të Shqipërisë, ndërsa në vitin 2019 ky numër ka qenë 204.

Në raport nuk specifikohet nëse këta persona kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë apo u është vazhduar leja.

Marrëveshja për Mobilitet në Punë është në mesin e 127 marrëveshjeve në fusha të ndryshme - duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi - që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar që nga viti 2014, kur edhe kanë filluar të mbajnë mbledhje të përbashkëta.

Nga këto marrëveshje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 75 janë duke u zbatuar dhe se ato kanë lehtësuar jetën e qytetarëve të të dyja anëve, por nuk i ka specifikuar cilat.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur më 20 qershor mbledhjen e fundit, ku kanë nënshkruar 19 marrëveshje të tjera në sektorë të ndryshëm.

Qeveria e Kosovës ka thënë se marrëveshjet e memorandumet ndërqeveritare janë arritur në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe drejtësisë.

Ndërkohë, Xhorxhina thotë se për lejen 5-vjeçare të qëndrimit, që tashmë i është aprovuar, duhet të caktojë edhe një termin për fotografi dhe shenja të gishtërinjve, por aktualisht, sipas saj, nuk ka terminë të lirë.

“Kjo është shumë problem, sepse ka shumë njerëz [që bëjnë kërkesa] dhe kanë shumë pak kapacitete”, thotë ajo.

Xhorxhina thotë se meqë është në procedurë të marrjes së lejes, qëndrimi i saj në Kosovë është i ligjshëm.

Marrë nga REL

xhorxhina bami

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin