LIVE UPDATES
Bota

Bazë humanitare apo spiunazhi? BE pyet Serbinë për qendrën serbo-ruse në Nish

Moska e përshkruan si qendrën “më të rëndësishme në Ballkan” për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, por vendet perëndimore dyshojnë se është një përpjekje për të krijuar një bazë ushtarake.

13 November 2023, 17:11 Nga a.l
Bazë humanitare apo spiunazhi? BE pyet Serbinë për qendrën
Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish

Bashkimi Evropian pyeti edhe një herë Serbinë se çfarë bën Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish. Ajo ka dhjetë vjet që është hapur në jug të Serbisë dhe është bërë çështje mosmarrëveshjesh mes Rusisë dhe Perëndimit.

Moska e përshkruan si qendrën “më të rëndësishme në Ballkan” për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, por vendet perëndimore dyshojnë se është një përpjekje për të krijuar një bazë ushtarake.

Komisioni Evropian kërkoi shpjegim nga Beogradi përmes raportit të ri vjetor – dokumentit më të rëndësishëm që vlerëson përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE – që u publikua javën e kaluar. “Serbia duhet ta informojë BE-në për aktivitetet e Qendrës në Nish dhe për integrimin e saj në sistemin e menaxhimit të emergjencave”, thuhet në raportin e publikuar më 8 nëntor. “Balanca serbe midis Rusisë dhe Perëndimit nuk thyhet në NIS [Industria e Naftës e Serbisë kryesisht në pronësi të rusëve], por në Nish”, thotë Vuk Vuksanoviç nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Perëndimi u ka kërkuar autoriteteve në Beograd që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, por Serbia ka refuzuar. Ka një vit e gjysmë që një pjesë e opozitës dhe publikut në Serbi kërkon mbylljen e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse. “Gjithçka që lidhet me Rusinë në Serbi, është nën mbikëqyrje shtesë, për shkak të luftës në Ukrainë”, thotë Vuksanoviq për Radion Evropa e Lirë.

“Bashkëpunim mes Serbisë dhe Rusisë, vetëm aq sa lejon Perëndimi”

Kërkesa e Rusisë që Serbia t’i japë status diplomatik stafit të Qendrës ka tërhequr vëmendje të posaçme ndër vite. Ky status ka disa privilegje, si liri të lëvizjes jo vetëm në Serbi por edhe në rajon, dhe imunitet në rast të ndonjë vepre penale të kryer në territorin e Serbisë. Deri më tash, autoritetet nuk e kanë miratuar një status të tillë për stafin e Qendrës Serbo-Ruse.

“Nuk besoj se do ta merrnin statusin diplomatik para luftës në Ukrainë, e tash edhe më pak”, thotë Vuksanoviq. “Serbia është e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi mes Beogradit dhe Moskës mund të ndodhë vetëm në masën që e lejon Perëndimi”, shton ai.

Qeveria e Serbisë dhe Qendra Humanitare Serbo-Ruse nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për punën e kësaj qendre dhe për kërkesën që stafi të marrë status diplomatik.

“Të mos dyfishohet roli i BE-së në mbrojtjen civile”

Në raportin e fundit, BE-ja thotë se Serbia duhet të sigurojë që Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish “nuk e dyfishon rolin e Qendrës së Koordinimit Emergjent të Komisionit Evropian”. Një qendër si ajo e Nishit, bazuar në marrëveshje ndërshtetërore me Rusinë, nuk ekziston në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, është pjesë e mekanizmit evropian të mbrojtjes civile dhe ka shfrytëzuar ndihmat e tij në disa raste – për shembull, gjatë pandemisë së koronavirusit ose përmbytjeve shkatërruese në maj të vitit 2014.

Nga viti 2014 e këndej, më shumë se 250 milionë euro ndihma kanë mbërritur nga Brukseli për sektorin e mbrojtjes civile në Serbi, thuhet në faqen e internetit të delegacionit të BE-së në Serbi. Në raportin e tij të fundit, Komisioni Evropian kujton se, vitin e kaluar, Serbia ka ndihmuar vendet e tjera përmes mekanizmit ndërkombëtar – për shembull, ka dërguar shpëtimtarë në Turqi pas tërmetit shkatërrues atje, si dhe pako me ndihma humanitare në Ukrainë.

“Nëse Serbia përfiton nga mekanizmi i emergjencës i BE-së, jo vetëm duke reaguar ndaj krizave të veta, por edhe duke ofruar ndihmë për vendet e tjera, atëherë unë vërtet nuk e di se si funksionon Qendra ruse”, thotë Vuksanoviç.

Si funksionon Qendra pas sanksioneve perëndimore?

Vuksanoviç i sheh sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë si pengesë kryesore për punën e Qendrës në Nish. “Çështja është se si mund të funksionojë Qendra tani, kur hapësira ajrore dhe territori i Bashkimit Evropian, në afërsi të Serbisë, janë mbyllur për avionët rusë dhe pajisjet e ngjashme”, thotë ai. Por, vlerëson se vetë Qendra ka “më shumë rol politik” sesa që përfaqëson një “kërcënim të veçantë për sigurinë”.

“Qendra është më shumë pjesë e politikës së Serbisë në përpjekjet e saj për ta trembur Perëndimin me Rusinë. Dhe, është e dobishme për rusët që të tregojnë se kanë prani simbolike në Ballkan dhe ta irritojnë Perëndimin”, thotë Vuksanoviç. Pas pushtimit rus dhe sanksioneve perëndimore, sipas Vuksanoviqit, Serbia është e rëndësishme për Kremlinin për të krijuar një imazh politik se “nuk është totalisht i dëbuar nga Ballkani” dhe se “ka ende qeveri në Evropë që nuk e kanë ndërprerë komunikimin dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë me të”. Përveç vërejtjes se nuk ka rënë dakord për asnjë masë kufizuese kundër Rusisë, Brukseli gjithashtu thekson se Serbia ka mbajtur marrëdhënie të nivelit të lartë me Moskën – gjë që “e vë në pikëpyetje rrugën e saj strategjike”.

Çfarë ka bërë Qendra vitin e kaluar?

Në prill të vitit 2022, Qendra Humanitare Serbo-Ruse ka festuar dekadën e parë të ekzistencës së saj. Duke paraqitur rezultatet, ajo ka njoftuar se gjatë dhjetë vjetëve, ka trajnuar “rreth 3.000 anëtarë të shërbimeve të reagimit emergjent nga vendet e rajonit të Ballkanit”. “Anëtarët e Qendrës kanë marrë pjesë në trajtimin e një numri të madh të emergjencave natyrore dhe të krijuara nga faktori njeri, kanë dhënë ndihmë për ngritjen e kampeve gjatë krizës së migrantëve, si dhe kanë ndihmuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit”, ka numëruar, mes tjerash, Qendra. Përveç trajnimeve, aktivitetet e tjera të Qendrës janë mezi të dukshme në ueb-faqen e saj zyrtare.

REL-i ka analizuar njoftimet e vitit 2022 dhe 2023, në të cilat thuhet se Qendra ka organizuar trajnime për zjarrfikës, shpëtimtarë, nxënës të shkollave të mesme dhe punonjës të Industrisë serbe të Naftës. Kështu, për shembull, ligjërues nga Shën Petersburgu kanë mbajtur “trajnim në distancë” për shpëtimtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, për kërkim-shpëtim në lumenj malorë. “Në distancë” është organizuar edhe trajnimi për shuarjen e zjarrit në tunele hekurudhore dhe objekte nëntokësore. Është botuar edhe një fjalor anglisht-serbisht-rusisht me temën e situatave emergjente. Qendra ka raportuar, gjithashtu, për vizita të diplomatëve nga Rusia dhe Bjellorusia. Se sa është i angazhuar stafi i Qendrës në situata emergjente në Serbi, nuk dihet.

Kosova e akuzon Qendrën për përfshirje në sulmin në Banjskë

Akuza në drejtim të Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish ka bërë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 1 tetor, ai ka thënë se ka informacione për përfshirjen e elementeve “të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë” në sulm. Lidhur me Qendrën Humanitare Serbo-Ruse, Sveçla ka deklaruar se është “qendër inteligjente, përmes së cilës, spiunohet i gjithë rajoni”.

“Ne besojmë se edhe kjo qendër është e përfshirë në sulm”, ka thënë ai. Qendra Humanitare Serbo-Ruse dhe autoritetet në Serbi nuk kanë reaguar ndaj këtyre akuzave. Serbia e ka mohuar përfshirjen në incidentin në Banjskë, ku një grup i armatosur serbësh ka sulmuar më 24 shtator policinë e Kosovës, duke vrarë një polic dhe duke plagosur disa të tjerë. Në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, deri vonë nënkryetar i Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e autoriteteve në Beograd. Ndaj Radoiçiqit po zhvillohen hetime të ndara në Kosovë dhe në Serbi.

Dhjetë vjet polemika

Kundërshtimet kryesore të Perëndimit, gjatë dhjetë vjetëve të ekzistencës së Qendrës, janë lidhur me faktin se ajo mund të jetë një vend për aktivitetet e spiunazhit të Kremlinit dhe për reagimin e Rusisë ndaj zgjerimit të BE-së dhe zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Në qershor të vitit 2017, zyrtari i lartë i atëhershëm i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se SHBA-ja është e shqetësuar për ndërtimin e një qendre ruse në Serbi dhe për statusin e mundshëm special që mund t’i jepet stafit. “Ne nuk besojmë se Rusia ka qëllime të mira për ta ndihmuar Ballkanin të shkojë drejt BE-së”, ka thënë Yi në atë kohë.

Ai ka shtuar se Qendra në Nish, afër kufirit me Kosovën, ku SHBA-ja ka rreth 600 ushtarë amerikanë dhe NATO-ja rreth 4.000 paqeruajtës në total, nuk është një zhvillim pozitiv. “Është e rëndësishme – dhe ne ndajmë këtë besim me Qeverinë e Serbisë – që Serbia të ketë kontroll të plotë mbi territorin e saj dhe mbi gjithçka në të. Nëse e lejon Rusinë të krijojë një qendër për spiunazh, ajo do ta humbasë kontrollin mbi një pjesë të territorit të saj”, ka theksuar Yi. Kësaj i është përgjigjur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka deklaruar në fund të qershorit të vitit 2017 se çështja është “shumë e politizuar”. Qendra Humanitare Serbo-Ruse është formuar në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Rusisë më 2009 dhe është nën juridiksionin e përbashkët të Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. /REL/

qendra humanitare serbo-ruse në nish

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin