LIVE UPDATES
Bota

BBC përballet me një hetim penal për pretendimet se fshehu dokumente të Princeshës Diana të lidhura me skandalin e Bashirit

Buja e kësaj e interviste lidhet dhe me metodën e konsideruar nga gjykata angleze, si mashtrim, e gazetarit Bashir për të ofruar Dianën në këtë intervistë e cila është quajtur intervista e shekullit. 

17 December 2023, 11:14 Nga h.k
BBC përballet me një hetim penal për pretendimet se fshehu
Foto ilustruese

BRITANI- BBC mund të përballet me një hetim penal mbi pretendimet se ka fshehur dokumente të lidhura me gazetarin Martin Bashir, i cili intervistoi princeshën Diana në 1995.

Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme, Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) mbrëmë tha se ekipi i saj i hetimeve penale po shqyrton një ankesë se BBC ka shkelur Aktin e Lirisë së Informacionit 2000 (FOIA). Nëse Korporata ndiqet penalisht, ajo do të përballet me një gjobë të pakufizuar.

Këto zhvillime vijnë një javë pasi "The Mail on Sunday" zbuloi se një gjykatës ka urdhëruar BBC-në të dorëzojë një sasi prej mijëra email-esh, të cila mund të zbulojnë se drejtuesit e dinin për mashtrimin që përdori Bashir për të siguruar intervistën e bujshme në 1995.

Në tetor 2020, pas një kërkese për Lirinë e Informacionit, BBC i dërgoi gazetarit Andy Webb një dosje me memorandume dhe procesverbale prej 67 faqesh nga viti 1995 dhe 1996, të cilat detajonin hetimin e saj të brendshëm mbi metodat e Bashirit.

Transmetuesi, megjithatë, mbajti një sërë dokumentesh inkriminuese sepse tha se Bashir ishte shumë i sëmurë dhe nuk ishte në gjendje të diskutonte këtë çështje me të. Ndërsa BBC i fshehu dokumentet e dëmshme Webb, ajo bëri publike një memo që bënte një pretendim të rremë dhe shumë shpifës se Earl Spencer, vëllai i Dianës, kishte bashkëpunuar me Bashirin. Pretendimi është mohuar prerazi nga Earl.

Në një ankesë drejtuar ICO-së, Webb pretendoi se BBC kishte shkelur seksionin 77 të FOIA, i cili e bën atë një vepër penale nëse një individ ndryshon, deformon, bllokon, fshin, shkatërron ose fsheh informacion për të ndaluar zbulimin e tij nga një autoritet publik. Në një goditje të madhe për BBC-në, ICO mbrëmë konfirmoi se po shqyrtonte kundërshtimin e zotit Webb.

Një zëdhënës tha: "Çështja e zotit Webb i është referuar grupit të hetimit penal, i cili po shqyrton materialin e ofruar.'

Webb tha: "Unë kam dyshuar prej kohësh se ajo që ka bërë BBC është më shumë se një tradhti besimi. Tani mund të mësojmë nëse kjo është e vërtetë."

Ish-shefi i ITN, Profesor Stewart Purvis, më parë nga Ofcom, tha: "Është më e pazakonta ndoshta e paprecedentë - që BBC të jetë objekt i një hetimi të tillë".

Korporata tha se të gjithë dokumentacionin përkatës në posedim të tij iu kalua një hetimi për skandalin e Bashirit të udhëhequr nga ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Lord Dyson, i cili publikoi një raport në vitin 2021.

Një zëdhënës tha: "Ne i hedhim poshtë plotësisht këto akuza, duke përfshirë çdo sugjerim që BBC ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Ne i kemi thënë vazhdimisht Webb se problemet e rëndësishme shëndetësore të Martin Bashir na penguan të zbulonim dokumentacionin në vitin 2020, pasi nuk ishim në gjendje ta konsultonim atë për çështjet thelbësore", raporton DailyMail.

Fundjavën e kaluar u zbulua se si një gjyqtar kryesor kishte vënë në dyshim ndershmërinë e BBC-së pasi ajo luftoi për një fushatë dyvjeçare, për të mbajtur të fshehura mijëra emaile, të dërguara nga menaxherët e BBC-së midis shtatorit dhe nëntorit 2020. BBC ka pranuar se është duke hetuar mbi këtë çështje dhe mbi vendimet e marra. 

Intervista e Princeshës Diana në BBC me Martin Bashir, "Një intervistë me HRH Princesha e Uellsit", e transmetuar më 20 nëntor 1995 në serialin dokumentar "Panorama", u filmua në dhomën e ndenjes së Dianës në Pallatin Kensington. Intervista shpërthyese bëri histori për shkak të mënyrës se si Diana zbuloi detaje intime të jetës, si mbretërore dhe martesës së saj, duke përfshirë luftën e saj me depresionin pas lindjes dhe lidhjen e burrit të saj me Camilla Parker Bowles. Buja e kësaj e interviste lidhet dhe me metodën e konsideruar nga gjykata angleze, si mashtrim, e gazetarit Bashir për të ofruar Dianën në këtë intervistë e cila është quajtur intervista e shekullit. 

skandali i bbc

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin