30 March 2026, 08:24
Nga D.S
DONALD TRUMP
SHBA- Donald Trump i ka thënë gazetës Financial Times se mund të marrë naftën në Iran dhe ndoshta të pushtojë qendrën kryesore të karburantit të vendit, Ishullin Kharg. "Të jem i sinqertë me ju, gjëja ime e preferuar është të marr naftën në Iran, por disa njerëz budallenj në SHBA thonë: 'Pse po e bëni këtë?' Por ata janë njerëz budallenj", tha ai.
Trump sugjeroi se ky veprim mund të nënkuptojë marrjen e Ishullit Kharg. “Ndoshta e marrim Ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë mundësi. Kjo do të thoshte gjithashtu se do të duhej të qëndronim atje [në Ishullin Kharg] për një farë kohe., tha Trump për FT.
Kur u pyet për mbrojtjen iraniane në ishull, ai tha se nuk mendon se ata kanë ndonjë mbrojtje, dhe mund ta marrin shumë lehtë. Komentet e presidentit vijnë ndërsa 3,500 trupa të tjera amerikane mbërritën në Lindjen e Mesme, ndërsa rritet frika se përshkallëzimi i mëtejshëm mund t’i ekspozojë forcat amerikane ndaj sulmeve iraniane.
Trump shtoi se bisedimet indirekte midis SHBA-së dhe Iranit nëpërmjet emisarëve pakistanezë po përparonin mirë, por nuk pranoi të komentonte nëse një marrëveshje armëpushimi mund të arrihej së shpejti. Kapja e tij jo vetëm që do të pengonte eksportet e naftës së Iranit, por gjithashtu mund të ofronte një platformë nga e cila mund të kryheshin sulme kundër kontinentit.
BBC raporton se, marrja e ishullit do të ndërpriste në mënyrë efektive një burim kryesor të ardhurash për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, duke ndikuar në aftësinë e tij për të zhvilluar luftë, thotë analisti i sigurisë Mikey Kay, nga Security Brief i BBC-së.
Çdo operacion amerikan për të pushtuar ishullin do të ishte relativisht i vogël në përmasa, por sfidues, tha për BBC-në Aaron Maclean, prezantues i podkastit të Shkollës së Luftës dhe analist i sigurisë kombëtare të CBS./Dosja.al
donald trump
Bota
29 March 2026, 22:58
D.S
SHBA- Protesta të mëdha kundër administratës Trump u zhvilluan në qytete anembanë SHBA-së , duke shënua...
Bota
29 March 2026, 22:34
D.S
Papa Leo XIV
VATIKAN- Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan q&e...
Bota
29 March 2026, 22:19
D.S
ARABI SAUDITE- Media britanike BBC ka publikuar disa foto ku tregohet një avion ko mande dhe kontrolli amerikan të shkatërruar në nj&...
Bota
29 March 2026, 21:31
D.S
LIBAN- Më shumë se 1,200 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Liban në katër javët e f...
Bota
29 March 2026, 21:09
D.S
ngushtica e hormuzit
IRAN- Planet e para për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit janë vënë në tryezë, nd...
Bota
29 March 2026, 20:24
D.S
Foto ilustrues
TURQI- Turqia po përjeton një valë ndërprerjesh të fluturimeve këtë fundjavë, me linjat ajrore ...
Bota
29 March 2026, 20:05
D.S
AFGANISTAN- Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur pasi stuhitë e forta të dit...
Bota
29 March 2026, 19:23
D.S
Benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka urdhëruar ushtrisë izraelite të zgjerojë më...
Bota
29 March 2026, 18:46
D.S
IRAN- Kryetari i parlamentit të Iranit ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij po prisnin ushtarë amerikanë, ndërsa 3,50...
Bota
29 March 2026, 18:19
D.S
IZRAEL- Këshilltari ligjor i Presidentit izraelit Isaac Herzog, Michal Zuk, kërkoi informacione shtesë nga Departamenti i Faljes i Mi...