LIVE UPDATES
Bota

BE bie dakord për rritjen e pagave minimale me 12 euro ora

Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakord për standarde të përbashkëta për pagat minimale në Bashkimin Europian.

9 June 2022, 08:41 Nga DOSJA
BE bie dakord për rritjen e pagave minimale me 12 euro ora
Foto ilustruese

EUROPË- Pas një debati të gjatë dhe kontradiktor, është arritur kompromisi: në të ardhmen do të ketë standarde në mbarë BE-në për pagat minimale. Gjermania duhet të bëjë përmirësime.

Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord për standarde të përbashkëta për pagat minimale në Bashkimin Evropian. Sipas kryenegociatorit të Parlamentit Evropian, Dennis Radtke, kompromisi përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale. Përveç kësaj, ligji i propozuar parashikon që vendet e BE-së duhet të përcaktojnë plane veprimi për të rritur mbulimin e marrëveshjeve kolektive me 80 përqind të saj, konfirmoi politikani i CDU për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA). Jeta e miliona punëtorëve do të përmirësohet ndjeshëm.

Vendet e BE-së njoftuan se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik. Kjo vlen për një periudhë katërvjeçare. Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale.

Komisioni Evropian e përshëndeti marrëveshjen. Sipas Komisionit, direktiva e re nuk i detyron vendet anëtare të vendosin pagat minimale me ligj. Ai gjithashtu nuk përcakton as nivelin e përbashkët të pagës minimale në BE.

Komisioni i BE-së kishte propozuar një projektligj në tetor 2020. Me marrëveshjen që tani është arritur, ekzistonte sfida që traktatet e BE-së vendosin kufij tepër të ngushtë sepse Bashkimit Evropian nuk i lejohet të vendosë nivele specifike pagash, por vetëm të nxjerrë udhëzime.

Ministri Federal i Punës Hubertus Heil (SPD) ishte i kënaqur me marrëveshjen. Kjo do të vendosë standarde të reja për një Evropë sociale. “Kushdo që punon duhet të jetë në gjendje të bëjë një jetesë të arsyeshme nga rroga e vet kjo vlen në Stokholm dhe Lisbonë, sikur edhe në Berlin dhe Bukuresht,” shpjegoi Heil.

E majta kërkon më shumë tempo

Parlamenti i BE-së dhe shtetet anëtare tani duhet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen. Më pas, shtetet anëtare kanë dy vjet kohë për të përfshirë këto rregulla në ligjet kombëtare. “Rregullorja e re e BE-së tani duhet të vendoset shpejt dhe më pas të zbatohet menjëherë edhe në Gjermani,” kërkoi Pascal Meiser, zëdhënës i të majtëve i politikës së sindikatave në Bundestag. Megjithatë, planet e tanishme të koalicionit qeveritar nuk shkojnë kaq “larg” dhe nuk parashikojnë ndryshime të mjaftueshme për të arritur marrëveshjen kolektive në Gjermani. Prandaj nevojitet një paketë gjithëpërfshirëse masash kundër dumpingut të pagave dhe për të forcuar sistemin e negociatave për tarifat kolektive.

Por Suedia dhe Danimarka janë shprehur kundër rregullores së miratuar ditën e martë. Ato e shohin këtë dokument si ndërhyrje politike në përcaktimin e pagave në vendet e tyre. Megjithatë, rregullorja paraqet sukses, sepse më shumë se 15 nga 27 shtetet anëtare i kanë mbështetur standardet e përbashkëta të pagës minimale.

Pagesat minimale prej 12 euro në Gjermani

Në Gjermani është vendosur javën e shkuar që paga minimale të rritet në dymbëdhjetë euro për një orë punë. Vendimi do të futet në fuqi në tetor. Gjermania tashmë ka një nga pagat minimale më të larta në BE. Vetëm në Luksemburg paguhet më shumë, sipas informacioneve nga Enti Federal i Statistikave dhe Ministria Federale e Punës. Megjithatë, shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive në Republikën Federale është shumë më pak se 80 përqind sa synohet tani me rregulloren e miratuar në Bruksel.

Marrë nga DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin