LIVE UPDATES
Bota

BE: E nevojshme më shumë mbrojtje nga terrori islamist

Kriza në Lindjen e Mesme: Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së duan të arrijnë më shumë mbrojtje për qytetarët hebrenj dhe një mbrojtje më të mirë nga terrori në Europë.

20 October 2023, 09:55 Nga A.B

BE: E nevojshme më shumë mbrojtje nga terrori islamist

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kërkoi të enjten (19.10.2023) në Bundestag gjatë deklaratës qeveritare një "qendrim të prerë" kundër antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj Izraelit. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser deklaratën e kancelarit e shtroi si temë në takimin e rregullt të ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg. Demonstratat e dhunshme nuk mund të tolerohen. "Duhet vepruar ashpër. Për ne është në fokus mbrojtja e të gjithë hebrenjve. Unë dënoj, atë që ka ndodhur në Berlin gjatë natës. Çfarë nuk është në rregull, është shpërthimi i dhunës, e aq më keq kundër policëve", tha Faeser në kuadër të këtij takimi.

Në Berlin pavarësisht ndalimit të demonstratës ishin mbledhur qindra demonstrues pro-palestinezë, policë dhe zjarrëfikës u sulmuan dhe u plagosën.

Edhe në qytete të tjera europiane ka pasur manifestime proteste kundër veprimeve të Izraelit kundër organizatës islamiste palestineze Hamas, të klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Në Athinë u mblodhën 10.000 vetë. Protesta kaloi e paqtë. Në Bruksel është planifikuar për në fundjavë një manifestim i madh.

Përforochen masat mbrojtëse ndaj institucioneve të hebrenjve

Ministrat e Brendshëm të BE-së ndjekin me shqetësim pasojat e krizës në Lindjen e Mesme ndaj gjendjes së sigurisë në vendet e tyre. Gjermania dhe Austria kanë përforcuar masat mbrojtëse ndaj institucioneve të hebrenjve. Minsitrja gjermane, Nancy Faeser dhe homologu i saj austriak Gerhard Karner në një konferencë të përbashkët shtypi thanë, se Gjermania dhe Austria për shkak të historisë së tyre të errët kanë një përgjegjësi të veçantë. Gjermania naziste aneksoi më 1938 Austrinë në Rajhun Gjerman. Nga të dy këto shtete vinin dorasit e Shoah-së. Ministri i Brendshëm i Austrisë Gerhard Karner tha, se nuk mund të pranohet, që aktualisht fëmijët hebrenj kanë frikë të shkojnë në kopshte e shkolla prej sulmeve antisemitise. Kjo duhet të ndryshojë.

Ministrja Nancy Faeser dënoi sërish ashpër "përmasat barbare" të sulmit terrorist të Hamasit në Izrael: "Eshtë sulmi më i rëndë që pas Shoah-së." Pas fillimit të një ofensive të mundshme të Ushtrisë së Izraelit në terren në Rripin e Gazës mund të ashpërsohet gjendja e sigurisë dhe dhuna kundër institucioneve të hebrenjve. "Jemi të përgatitur me autoritetet e sigurisë për të gjitha eventualitetet. Ndaj e kemi intensifikuar mbrojtjen. Ne do ta mbajmë këtë intensitet edhe për javët e muajt në vazhdim", tha ministrja e Brendshme gjermane duke iu përgjigjur pyetjes së Deutsche Welles në Luksmeburg.

Rreziku i terrorit rritet nga kriza në Lindjen e Mesme

Jo vetëm rreziku për sulme antisemitiste rritet, por edhe rreziku për terror në përgjithësi. Në Bruksel një azilkërkues i refuzuar nga Tunizia me sa duket për motive islamiste vrau dy tifozë suedezë futbolli dhe plagosi një tjetër. Grupi terrorist "Shteti Islamik" mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Edhe në Francë javën e kaluar pati një viktimë si pasojë e një atentati me thikë të kryer nga një çeçen për motive islamiste. Ministrja belge e Punëve të Brendshme, Annelies Verlinde u deklaroi homologëve të saj, se dorasi nga Brukseli ndodhej që prej dymbëdhjetë vjetësh në BE, ka qenë i ndjekur penalisht, ka qenë i dënuar me burg në Suedi dhe kishte aplikuar katër herë në vende të ndryshme për azil. Të gjitha aplikimet e tij ishin refuzuar. Aplikimi i fundit i refuzuar ka qenë më 2019 në Belgjikë, prej nga ai megjithatë nuk ishte larguar dhe qendronte në ilegalitet.

Kërkesa për më shumë dëbime të azilkërkuesve të refuzuar nga BE

Ky rast, sipas shumë ministrave të Brendshëm të BE-së tregon, se sistemi aktual i dëbimeve nuk funksionon. Po ashtu duhet të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave ndërmjet vendeve anëtare në BE. Aktualisht komunikimi mes policisë dhe autoriteteve të azilit në disa vende të BE-së si në Belgjikë lë mjaft për të dëshiruar.

Bavari: Kontrolle në kufi nga policia kufitare

Përgjigja ndaj terrorit dhe migracionit ilegal është shtimi i kontrolleve në kufijtë e brendshëm të BE-së.

Shpesh dëbimi i azilkërkuesve të refuzuar dështon edhe se vendet e origjinës nuk i pranojnë shtetasit e tyre. Në këtë drejtim Komisioni i BE-së në të ardhmen do t'i përmbahet më fort legjislacionit për vizat. Nëse një shtet refuzon të pranojë azilkëkruesit e refzuar që dëbohen nga vendi ku kanë aplikuar, atëherë BE-ja mund të rivendosë ose të ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit e tjetër të këtij vendi. Ky qendrim ka pasur efekt në rastin e Irakut, Pakistanit dhe Bangladeshit duke bërë që këto vende të rrisin kuotat e pranimit të të riatdhesuarve, vuri në dukje komisarja e BE-së Ylva Johansson.

Me shtimin e migrantëve shumë shtete si Gjermania, Austria, Hungaria, Italia dhe Franca rivendosën kontrollet në pikëkalimet kufitare. Me këtë synohet të luftohet kriminaliteti i kontrabandistëve të migrantëve, tha minisstrja gjermane Nancy Faeser. Po ashtu kontrollet ndihmojnë edhe në kërkimin dhe ndalimin e të dyshuarve për terror, thuhet nga vendet e tjera të BE-së. Megjithatë kontrollet sistematike dhe të vazhdueshme janë në kundërshtim me rregullat bazë të hapësirës Shengen që garanton liri maksimale të lëvizjes. Ministri austriak Gerhard Karner e përshkruan kështu situatën: "Shengeni nuk ka marrë fund, por është dëmtuar." Kjo marrëveshje mund të riparohet me një sistem të ri azili dhe me një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së.

Hebrenjtë në Gjermani: Frikë prej dhunës

Duhet të dëbohen më shumë migrantë direkt në kufijtë e jashtëm të BE-së. Kjo duhet arritur me një paketë të re rregullash për azilin në BE, e cila deri në fund të vitit duhet të diskutohet në Parlamentin e BE-së dhe të zbatohet për dy vjet. Deri atëherë, sipas ministres Nancy Faeser, duhet të vazhdojnë përkohësisht kontrollet e jashtëzakonshme në kufijtë e hapësirësh Shengen. "Ne e bëjmë këtë jo për të zemëruar, ata që udhëtojnë për punë çdo ditë nga njeri vend i BE-së në tjetrin, por për të kapur kontrabandistët", shpjegoi ministri i Brendhsëm austriak Karner./DW

be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin