18 September 2022, 13:33
Nga d.a.
BE
BRUKSEL- Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.
Bashkimi Evropian dhe Hungaria prej muajsh kanë mosmarrëveshje, me Brukselin që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e BE-së për të pasuruar miqtë e tij.
“Komisioni propozon pezullimin e 75 për qind të angazhimeve për programet e kohezionit dhe politikën e kohezionit, që arrin vlerën prej 7.5 miliardë eurosh. Hungaria është zotuar që ta njoftojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave përmirësuese deri më 19 nëntor. Ne do ta vlerësojmë edhe një herë situatën”, tha të dielën në një konferencë për media, komisioneri për Buxhet i KE-së, Johannes Hahn.
Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret nga Këshilli i BE-së. Të shtunën, Qeveria hungareze tha se deputetët do të votojnë javën e ardhshme një sërë ligjesh që kanë për qëllim që të ulin tensionet me bllokun evropian sa i përket përmbushjes së reformave.
Gergely Gulyas, shefi i stafit të Orbanit, u tha gazetarëve se deputetët hungarezë pritet të votojnë masa që kanë për qëllim të zbusin shqetësimet rreth korrupsionit dhe mungesës së transparencës në prokurimet publike.
“Projektligjet do t’i dërgohen Parlamentit javën e ardhshme. Ne presim që të hënën dhe të premten ato të votohen dhe të hyjnë në fuqi në nëntor”, tha ai.
Masat e reja pritet të përfshijnë krijimin e një trupi monitorues kundër korrupsionit, me qëllim që të monitorohen fondet e BE-së. Njoftimi i KE-së për pezullimin e fondeve vjen në kohën kur Hungaria po përballet me nivel të lartë të inflacionit./REL/
mosmarreveshjet be-hungari viktor orban johannes hahn
Bota
18 September 2022, 13:21
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi a...
Bota
18 September 2022, 13:11
d.a.
Jacinda Ardern
BRITANI- Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka ndarë këshillat që Mbretëresha i dha asaj për ...
Bota
18 September 2022, 12:59
d.a.
avioni i rrezuar
SHBA- Tre persona u vranë të shtunën kur dy avionë të vegjël u përplasën në ajër mbi kon...
Bota
18 September 2022, 12:47
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi Petar Petkoviç ka thënë se të gj...
Bota
18 September 2022, 12:27
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Katër mjekë janë vrarë dhe dy pacientë janë plagosur pasi forcat ruse qëlluan në nj&...
Bota
18 September 2022, 12:39
d.a.
Putin dhe Jinping
RUSI- Nuk duhet të ketë dyshim: Kina dhe Rusia janë shtete mike dhe do të mbeten të tilla. Një "mik t&...
Bota
18 September 2022, 12:23
d.a.
Vucic dhe Thaci
KOSOVË- Ndryshimi i kufijve përmes shkëmbimit të disa territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tani është...
Bota
18 September 2022, 12:21
s.s
Përmbytet miniera e hekurit në Kinë
KINË- Autoritetet kineze thanë të shtunën se 14 persona kishin vdekur dhe nj&eu...
Bota
18 September 2022, 12:26
d.a.
Foto ilustruese
BALLKAN- Gjatë përpjekjes për të hyrë në BE përmes vendeve të Ballkanit, migrantët minoren&eum...
Bota
18 September 2022, 12:12
d.a.
Nancy Pelosi
ARMENI- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka nderuar viktimat armene të masakrav...