LIVE UPDATES
Bota

BE përgatitet për përdorim të fitimeve nga pasuritë e ngrira ruse

Marrëveshja, e arritur të hënën vonë, ka ende nevojë për miratim zyrtar, por shihet si hapi i parë drejt përdorimit të një pjese prej 200 miliardë eurosh (216 miliardë dollarë) të pasurive të Bankës Qendrore Ruse në Bashkimin Europian, për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet nga shkatërrimi rus.

30 January 2024, 22:52 Nga M.B
BE përgatitet për përdorim të fitimeve nga pasuritë e
Foto ilustruese

EUROPA- Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratuar një marrëveshje afatgjatë, për të vënë mënjanë, për t’i përdorur kur të jetë nevoja, përfitimet nga pasuritë prej qindra miliarda dollarësh të Bankës Qendrore Ruse në Evropë, të ngrira për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, tha një zyrtar i Bashkimit Europian. Marrëveshja, e arritur të hënën vonë, ka ende nevojë për miratim zyrtar, por shihet si hapi i parë drejt përdorimit të një pjese prej 200 miliardë eurosh (216 miliardë dollarë) të pasurive të Bankës Qendrore Ruse në Bashkimin Europian, për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet nga shkatërrimi rus. Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej pasi marrëveshja nuk ishte miratuar ende ligjërisht, tha se blloku "do të lejonte fillimin e mbledhjes së të ardhurave të jashtëzakonshme të krijuara nga pasuritë e ngrira ... për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës."

Se si do të përdoren të ardhurat do të vendoset më vonë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha mekanizmat ligjore dhe praktike. Ajo çka e bën urgjente këtë hap është fakti që Ukraina po përpiqet të sigurojë qëndrueshmëri, ndërsa planet e ndihmës në BE dhe Shtetet e Bashkuara po frenohen për shkak të mosmarrëveshje politike, përfshirë mëdyshjet nëse aleatët do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën me të njëjtin ritëm siç bënë në dy vitet e para të luftës. Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten me shpresën se do të miratojnë një paketë mbështetjeje prej 50 miliardë eurosh (54 miliardë dollarë) për Ukrainën, ndërsa i vetmi që kundërshton është kryeministri hungarez Viktor Orban. Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për një vendimmarrje "të fortë" këtë vit që pasuritë e ngrira në bankat perëndimore "të shkojnë për mbrojtjen kundër rusëve dhe rindërtimin" e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara njoftuan në fillim të agresionit rus se Uashingtoni dhe aleatët e saj kishin bllokuar qasjen ndaj më shumë se 600 miliardë dollarësh që Rusia mbante jashtë kufijve të saj, duke përfshirë afërsisht 300 miliardë dollarë fonde që i përkisnin Bankës Qendrore të Rusisë.

Që atëherë, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë vazhduar të vendosin një sërë sanksionesh që kanë patur si objektiv kompanitë dhe elitat e pasura që kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas një vlerësimi të fundit të Bankës Botërore mbi dëmin në Ukrainë, të publikuar në mars 2023, kostot për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit do të jenë 411 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, që përfshin nevojat për fonde publike dhe private. Belgjika, e cila mban presidencën e rradhës të Bashkimit, po udhëheq bisedimet nëse do të konfiskohen pasuritë e Rusisë. Belgjika është gjithashtu vendi ku mbahen shumica e pasurive të ngrira ruse . Ky vend po mbledh taksat mbi pasuritë. Kryeministri belg Alexander De Croo tha në tetor se 1.7 miliardë euro (1.8 miliardë dollarë) që ishin mbledhur nga taksat mund të përdoreshin për të paguar për pajisje ushtarake, për të siguruar ndihmë humanitare dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta./ VOA

be rusia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin