LIVE UPDATES
Bota

Bennett, kandidatja e Bidenit për të drejtuar USAGM fiton miratimin e Komisionit të Senatit

24 June 2022, 21:00 Nga I.A
Bennett, kandidatja e Bidenit për të drejtuar USAGM fiton miratimin e
Amanda Bennett

SHBA- Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan ka miratuar kandidaten e Presidentit Joe Biden për të kryesuar Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), duke i hapur rrugën ish-drejtoreshës së Zërit të Amerikës, Amanda Bennett, që të përballet me një votim konfirmimi përfundimtar në Senat.

Zoti Juan Pachon, drejtor i komunikimit për shumicën demokrate të komisionit, i tha Zërit të Amerikës se komisioni miratoi nominimin e zonjës Bennett "në bllok" në një takim të enjten në Kapitol, që do të thotë se ajo ishte një nga disa kandidaturat për postet qeveritare që siguruan miratimin në grup. USAGM është agjencia mëmë e Zërit të Amerikës.

Zoti Pachon tha se miratimi i zonjës Bennett dhe pesë kandidatëve për ambasadorë të SHBA ishte pjesë e një "marrëveshjeje më të gjerë" të propozuar nga kryetari demokrat i komisionit Bob Menendez.

“Si rezultat, nuk pati asnjë votim të veçuar,” tha ai. Zoti Pachon nuk shtjelloi se çfarë përfshinte marrëveshja ose se kur do të ketë një votim përfundimtar në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

Meqë asnjë demokrat i Senatit nuk shprehu publikisht kundërshtimin ndaj emërimit të zonjës Bennett, konfirmimi i saj duket i mundshëm.

Duke folur për Zërin e Amerikës jashtë sallës së mbledhjeve të Kapitolit pas punimeve, senatori republikan Marco Rubio tha se nuk kishte dëgjuar që emri i zonjës Bennett të ishte diskutuar.

Zonja Amanda Bennett, një gazetare fituese e çmimit Pulitzer, ka shërbyer më parë si drejtore e Zërit të Amerikës nga viti 2016 deri në vitin 2020. Ajo dha dorëheqjen nga ky post në qershor 2020, disa ditë përpara se zoti Michael Pack, i nominuar si drejtor ekzekutiv i USAGM-it nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump, të merrte detyrën pasi mori konfirmimin e Senatit.

I pyetur se çfarë mendonte për nominimin e zonjës Bennett, Senatori Rubio tha: "Kisha disa pyetje në lidhje me mënyrën se si (Zëri i Amerikës) e trajtoi intervistën me disidentin e njohur kinez kur ajo ishte drejtore atje. Por në fund, ju e dini, nuk pati votim individual për emërimin e saj, kështu që u miratua”, tha ai.

Senatori Rubio i referohej vendimit të zonjës Bennett të vitit 2017 për të shkurtuar një intervistë të planifikuar tre-orëshe, drejtpërdrejt nga Shërbimi Mandarin i Zërit të Amerikës me miliarderin kinez në mërgim dhe kritikun e njohur të Pekinit Guo Wengui, dhe për të shkarkuar shefen e atëhershme të Shërbimit Mandarin Sasha Gong dhe punonjës të tjerë që kishin kundërshtuar udhëzimet në lidhje me kohëzgjatjen dhe trajtimin e intervistës.

Kritikët e zonjës Bennett e akuzuan atë se iu nënshtrua presionit të qeverisë kineze për t'i mbyllur gojën zotit Guo. Por zyra e Zërit të Amerikës për marrëdhëniet me publikun tha se rishikimi i incidentit nga palët e treta “arrin në përfundimin se vendimi për të kufizuar intervistën e drejtpërdrejtë ishte bazuar vetëm dhe në përputhje me praktikat më të mira gazetareske”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me perspektivat e zonjës Bennett për t'u konfirmuar nga Senati i plotë, zoti Rubio tha: "Çdo (senator) mund të bllokojë çdo kandidat për çfarëdo arsye. Nuk e di nëse Senati do të votojë për të individualisht, apo nëse do të jetë pjesë e një pakete (votimi) menjëherë para pushimeve verore”.

Kongresi do të jetë në pushim nga 8 gushti deri më 6 shtator.

Zoti Pachon nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për koment nga Senatori Menendez në lidhje me zonjën Bennett që mori një rekomandim të favorshëm nga komisioni i Senatit.

Shtëpia e Bardhë përmendi karrierën e gjatë të zonjës Bennett në mediat amerikane dhe katër vitet e saj si drejtoreshë e Zërit të Amerikës kur e nominoi atë për rolin e drejtueses ekzekutive të USAGM nëntorin e kaluar. Ajo ka shërbyer si redaktore ekzekutive në rrjetin “Bloomberg News” dhe ishte redaktore menaxhuese e gazetës Oregonian. Ajo gjithashtu ka qënë gazetare për “The Wall Street Journal” për më shumë se dy dekada, edhe ka qënë korrespondente në Pekin.

Pasi zonja Bennett dha dorëheqjen si drejtore e Zërit të Amerikës në qershor 2020, zoti Pack emëroi Robert Reilly-n në dhjetor 2020 për ta pasuar atë. Pak minuta pasi zoti Joe Biden u betua si president më 20 janar 2021, ai kërkoi dhe mori dorëheqjen e zotit Pack dhe emëroi drejtoren e atëhershme të programeve të Zërit të Amerikës Kelu Chao si ushtruesen e detyrës së shefes ekzekutive të USAGM-it. Zonja Chao shkarkoi zotin Reilly si drejtor të Zërit të Amerikës një ditë më vonë.

Zonja Bennett është përballur me kritika nga disa republikanë që nga seanca e konfirmimit të saj më 7 qershor, kur ajo i tha Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit se do t’i jepte shtytje misionit të objektivitetit dhe raportimit të balancuar të USAGM-it në një kohë kur dezinformimi është në rritje në mbarë botën.

Marrë nga VOA

joe biden usagm amanda bennett

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin