LIVE UPDATES
Bota

Bernard Arnault - njeriu i ri më i pasur në botë

Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022  se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.

3 January 2023, 08:47 Nga I.A
Bernard Arnault - njeriu i ri më i pasur në botë
Bernard Arnault

FRANCË- Miliarderi francez Bernard Arnault ka ndërtuar një perandori masive dhe fitimprurëse të shitjes me pakicë të markave luksoze. Nga vjen ai dhe si arriti të bëhej më i pasur se Elon Musk dhe Jeff Bezos?

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault. Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022  se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.

Arnault është bashkëthemelues, drejtues dhe CEO i LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i quajtur zakonisht LVMH. Tek kompania e tij ai është aksioneri i saj më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në shoqërinë e regjistruar në bursë Kjo nuk është hera  e parë që ai kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë. Ai e arriti shkurtimisht këtë pozicion në vitin 2019, 2020 dhe përsëri në 2021. Nëse Musk arrin ta kthejë shpejt Twitter-in në kompani fitimprurëse, Arnault mund të mos e mbajë titullin e më të pasurit të botës për shumë kohë. Megjithatë, arritjet e francezit janë për t'u shënuar.

Një perandori luksi

LVMH është një konglomerat me bazë në Paris, e përbërë nga 75 marka të veçanta kryesisht pije, modë e nivelit të lartë dhe prodhime kozmetike. Në vitin 2021 ajo pati një xhiro të ardhurash prej 64,2 miliardë eurosh (68,2 miliardë dollarë), 20% më shumë se në vitin 2019. Moda dhe prodhimet prej lëkure përbënin 48% të të ardhurave.

Kompania, firma më e madhe e mallrave luksoze në botë, ka mbi 175,000 punonjës dhe 5,500 dyqane. Në nëntor 2022, vlera e saj e tregut ishte sipas llogaritjeve të Statista-s rreth 371 miliardë euro, duke e bërë atë një nga kompanitë më të vlefshme në botë, përpara Mastercard, Chevron dhe Nestle.

Krahasuar me të tjerët në listën e më të pasurve në botë, Arnault nuk është shumë i njohur jashtë Francës. Megjithatë filialet e kompanisë LVMH mjaft të njohura dhe përfshijnë shumë marka me famë si Bulgari, Dior, Fendi, Givenchy dhe natyrisht Louis Vuitton. Kompania gjithashtu ka në zotërim dyqanet e kozmetikës Sephora dhe dyqane të tjera në Paris. Marka më e vjetër e kompanisë është prodhuesi i verërave Chateau d'Yquem, që u themelua në fund të shekullit të 16-të.

Në Amerikë Arnault tërhoqi vëmendjen kur bleu në vitin 2019 për afro 16 miliardë dollarë argjendarin e famshëm Tiffany & Co. Në Gjermani ai bëri bujë në fillim të vitit 2021, kur bleu Birkenstock, ndonëse është e paqartë se si prodhuesi i sandaleve të rehatshme mund të shndërrohet në një markë luksoze.  

Transformimi i çantave Louis Vuitton në miliarda 

Arnault ka lindur në Francën veriore afër kufirit belg. Pasi mbaroi shkollën e inxhinierisë, ai u bashkua me kompaninë e ndërtimit të babait të tij. Atje u fokusua në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe shpejt u bë president i saj.

Në vitin 1984, ai bleu një biznes të falimentuar që përfshinte dyqanin Christian Dior dhe Le Bon Marche. Ky ishte "sulmi” i tij në tregun e luksit. Në vitin 1987 u formua LVMH  prej bashkimit të Louis Vuitton dhe Moet Hennessy. Ai shpejt i la mënjanë të tjerët duke realizuar një marrje të imponuar të kontrollit dhe në vitin 1989 u emërua kryetar i bordit drejtues ekzekutiv, një rol që vazhdon ta mbajë qysh atëherë.

Pasi u bë shefi i vetëm, ai vazhdoi për një dekadë resht të blinte me një vrull miliarda eurosh kompani të tjera njëra pas tjetrës. Shumë prej markave ishin menaxhuar keq apo ishin vjetëruar, kështu që ai solli menaxhim modern dhe punësoi stilistë të rinj për të tronditur tregun.

Kritikja e modës, Suzy Menkes e quante Arnault si "Zoti i Markave" në një profil të tij botuar në International Herald Tribune të vitit 1999. Ky shkrim vazhdon të jetë aktual edhe sot. "Qëllimi i kompanisë është të qenit bashkëkohor, modern, për t'i bërë markat të flasin një gjuhë universale”,  shkruante ajo. "Dhe Arnault këmbëngul se ruajtja e individualitetit dhe e të qenit unike e çdo marke është preokupimi kryesor, brenda një strukture korporative të efektshme." Kjo strategji i ka lejuar çdo marke të ruajë një shkallë pavarësie duke u bërë më profesionale.

Kompania vazhdon të zgjerohet, veçanërisht përmes rritjes në Azi, tregut të saj më të madh, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Reklamat e saj plot shkëlqim janë aspiruese. Dyqanet ofrojnë artikuj më pak të shtrenjtë si rripa, kapele dhe çdo gjë tjetër me logo për të tërhequr blerësit e rinj.

Po aq e rëndësishme, Arnault beson në fuqinë e internetit. Gjithçka po lëvizte në internet, dhe po kështu do të bënte LVMH pa humbur atmosferën e saj ekskluzive. Tani shumë prej markave kanë faqe interneti dhe dyqane online të pasura dhe nuk kanë më frikë të shfaqin hapur çmimet.

Planifikimi për të ardhmen

Sot LVMH është një biznes familjar. Të pesë fëmijët e Arnault punojnë me të në cilësi të ndryshme. I veshur gjithmonë në mënyrë të përsosur, Arnault ka flokë të thinjura dhe është shumë i rezervuar. Kolegët flasin rrallë për të. Ne e dimë se ai është një tenist i zjarrtë dhe i pëlqen muzika dhe koleksionet e artit. Për disa vite, ai zotëronte shtëpinë e ankandeve Phillips de Pury.

Ceremonia e hapjes së "The Morozov Collection, Icons of Modern Art" në Fondacionin Louis Vuitton, Paris, 21.11.2021
Në vitin 2014 u hap në Paris Fondacioni Louis Vuitton. Muzeu i artit bashkëkohor i projektuar nga Frank Gehry është shtëpia e koleksionit të Arnault dhe supozohet se një ditë do t'i dorëzohet qytetit. Ai gjithashtu ka dhuruar miliona për bamirësi dhe për restaurimin e katedrales së Notre Dame.

Pyetja e madhe tani është: Si do të vazhdojë më pas? Cili nga fëmijët e tij do ta marrë përsipër kompaninë? A është ndonjëri prej tyre i paracaktuar të jetë pasardhësi i tij, apo kompania do të ndahet mes tyre? Dhe a është kompania ende në lëvizje? Chanel, Armani, Hermes dhe një sërë markash të tjera janë ende atje. Por Arnault nuk është vetëm. Taktika e tij për të mbledhur së bashku biznese të markave luksoze të drejtuara nga familja ka frymëzuar të tjerët si Richemont dhe Kering që të bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund të jenë konkurrentë, por Arnault krijoi udhërrëfyesin e luksit.

Marrë nga DW

bernard arnault elon musk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin