LIVE UPDATES
Bota

BERZH mbështet planin prej 4 miliardë eurosh për të larguar Maqedoninë e Veriut nga energjia e qymyrit

Marrëveshja, e cila pritet të shpallet në bisedimet për klimën COP28 në Dubai, që fillojnë më 30 nëntor, do të parashtrojë një plan për mbylljen e dy termocentraleve të qymyrit dhe zëvendësimin e tyre me 1.7 gigavat energji të rinovueshme.

17 November 2023, 11:05 Nga a.l
BERZH mbështet planin prej 4 miliardë eurosh për të larguar
Gërmime qymyri

MAQEDONI E VERIUT-  Huadhënësit ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Botërore, do të mbështesin një plan prej 4 miliardë eurosh (4.35 miliardë dollarë) për të larguar Maqedoninë e Veriut nga energjia me qymyr, tha kreu i BERZH për Reuters.

Marrëveshja, e cila pritet të shpallet në bisedimet për klimën COP28 në Dubai, që fillojnë më 30 nëntor, do të parashtrojë një plan për mbylljen e dy termocentraleve të qymyrit dhe zëvendësimin e tyre me 1.7 gigavat energji të rinovueshme.

“Qymyri në Maqedoninë e Veriut përfaqëson 40% të burimit të energjisë, kështu që është shumë i madh, është shumë i rëndësishëm”, tha presidenti i BERZH-it, Odile Renaud-Basso.

Plani ndjek përpjekjet e ngjashme për të larguar sa më shpejt fabrikat e qymyrit në Afrikën e Jugut, Indonezi, Vietnam dhe Senegal, me mbështetjen e qeverive, huadhënësve publikë dhe investitorëve privat.

Çmimi i tij, i barasvlershëm me 2.000 euro për secilin nga 2 milionë banorët e kombit ballkanik, nënvizon vështirësinë që hasin shumë vende të vogla, ose me të ardhura të ulëta, në financimin e një tranzicioni drejt energjisë më të pastër.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ka punuar ndër vite për t’u larguar nga qymyri, pasi Kombet e Bashkuara në vitin 2018 e quajtën Shkupin vendin më të ndotur në Evropë.

Por në vitin 2021, u rihap termocentrali me qymyr, REK Oslomej, për të shkurtuar importet e energjisë elektrike. Të dy termocentralet me qymyr janë të vjetruara dhe me linjit, që është lloji më ndotës i qymyrit.

Një zëdhënës i Fondeve të Investimeve Klimatike të Bankës Botërore (CIF) konfirmoi se Maqedonia e Veriut ishte në garë për deri në 85 milionë dollarë financime koncesionare prej saj. Ai tha se plani i investimit, duke përfshirë shumën specifike të parave, do t'i shkonte organit drejtues të CIF për miratim në fillim të vitit të ardhshëm.

Renaud-Basso tha se krahas rreth 300 apo 400 milionë euro financime koncesionare, financimi do të vinte nga huadhënësit shumëpalësh si Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe sektori privat.

Një zëdhënës i IFC tha se tranzicioni i gjelbër, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ishte një nga prioritetet e tij kryesore, por se nuk ishte në gjendje të konfirmonte ndonjë detaj të planit. Banka Botërore nuk e ka komentuar këtë dhe as Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Maqedonia e Veriut iu bashkua Aleancës Powering Past Coal - një grup vendesh të angazhuara për të hequr gradualisht energjinë me qymyr - në vitin 2021. Shteti e shtyu datën në 2030, në janar të vitit të kaluar, edhe pse synonte përfundimin deri në vitin 2027,

Vonesa dhe planet për të hapur dy miniera të reja qymyri mes shqetësimeve për sigurinë energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, pasqyruan veprimet e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, por tërhoqën kritika nga aktivistët mjedisorë./ REL

qymyr maqedoni e veriut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin