LIVE UPDATES
Bota

Biden: Marrëveshja për Gazën është në prag të arritjes!

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës radikale islamike palestineze Hamas për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës duket se kanë bërë përparim të konsiderueshëm.

14 January 2025, 21:19 Nga E. D
Biden: Marrëveshja për Gazën është në prag të
Joe Biden

GAZA- Lufta në Gaza vazhdon prej 15 muajsh tani po shtohen informacionet se një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve mund të arrihen. Presidenti amerikan Biden tha se një marrëveshje është “në prag të” arritjes.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës radikale islamike palestineze Hamas për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës duket se kanë bërë përparim të konsiderueshëm.

Agjencia AFP shkruan – duke iu referuar qarqeve të pjesëmarrësve – se është bërë “progres i rëndësishëm” në negociatat drejt një marrëveshjeje. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se sot në Doha, kryeqyteti i Katarit pritet të zhvillohet një takim për të përpunuar detajet përfundimtare.

Reuters: Fillimisht pritet të lirohen 33 pengje

Duke cituar informacione nga një zyrtar i qeverisë izraelite, Reuters shkruan se projektmarrëveshja parashikon, ndër të tjera, që fillimisht të lirohen 33 pengje nga kontrolli i Hamasit: fëmijë, gra – duke përfshirë edhe ushtare femra – si dhe burra mbi 50 vjeç, të plagosur dhe të sëmurë.

Tërheqja e trupave izraelite nga Rripi i Gazës pritet të bëhet në faza. Sipas të dhënave izraelite, Hamasi mban ende 94 pengje, 34 prej të cilëve besohet se nuk jetojnë më.

Për muaj të tërë, SHBA, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të raporteve të përparimit deri tani. Megjithatë, përfaqësuesit e palëve të konfliktit si dhe qeveria amerikane janë shprehur optimistë.

SHBA prezanton sot planin e pasluftës për Gazën

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha, në atë që ka të ngjarë të jetë fjalimi i tij i fundit për politikën e jashtme se një marrëveshje është “në prag të” arritjes. Marrëveshja do të çonte në përfundimin e luftimeve, lirimin e pengjeve të Hamasit, do të garantonte sigurinë e Izraelit dhe do të lejonte shumë më shumë ndihmë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se jemi më afër se kurrë një zgjidhjeje. Sipas informacioneve të mediave, ai pritet të paraqesë sot një plan për rindërtimin dhe menaxhimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan, ka përmendur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje këtë javë. “Unë nuk po bëj asnjë premtim apo parashikim, por është e arritshme dhe ne do të punojmë për të,” tha Sullivan.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli gjithashtu: “Ajo si e kuptoj unë është se ka pasur një shtrëngim duarsh dhe ata po e përfundojnë atë,” tha Trump, i cili do të pasojë javën e ardhshme Bidenin për President të SHBA.

Për përparim kanë folur edhe vetë palët në konflikt. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar u tha gazetarëve se situata duket se është përmirësuar ndjeshëm. Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte bërë përparim në çështjet kryesore.

Në muajt e fundit, megjithatë, disa herë ka pasur informacione që kanë sugjeruar se një marrëveshje ishte e afërt. Në realitet, luftimet në Luftën e Gazës vazhduan.

Përshkallëzimi i konfliktit të gjatë u shkaktua nga sulmi i paparë në shkallë të gjerë i kryer nga terroristët e Hamasit dhe grupet aleate kundër Izraelit më 7 tetor 2023. Sipas të dhënave izraelite,1208 njerëz u vranë dhe 251 peng u morën nga Hamasi në Rripi i Gazës. Që atëherë, Izraeli ka kryer aksione masive ushtarake në Rripin e Gazës.Sipas të dhënave nga autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, më shumë se 46.500 njerëz janë vrarë deri tani./DW

joe biden

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin