LIVE UPDATES
Bota

Bie mbështetja në Mal të Zi për NATO-n, rritet numri i kundërshtarëve

I pyetur nga REL-i se si i komenton këto të dhëna, një zyrtar i NATO-s tha se Mali i Zi përballet me “kërcënime të vazhdueshme hibride nga aktorë rusë dhe të huaj”, por theksoi se NATO-ja vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me të. Ndërsa, arsyet e rënies së mbështetjes në anketën e fundit, zyrtari ua referoi autoriteteve malazeze. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

25 October 2025, 21:27 Nga E. D
Bie mbështetja në Mal të Zi për NATO-n, rritet numri i
foto ilustruese

MAL I ZI- Mbështetja e qytetarëve për anëtarësinë e Malit të Zi në NATO është më e ulët për pothuajse 9 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa numri i kundërshtarëve, në të njëjtën periudhë, është rritur mbi 11 për qind - këto janë rezultatet e një hulumtimi të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Mal të Zi (CEDEM), të kryer në shtator. Për Aleancën Atlantike të Malit të Zi, ky është një konfirmim se elementet proruse dhe anti-NATO vazhdojnë të veprojnë brenda institucioneve dhe strukturave politike.

“Veprimet e tyre synojnë përhapjen e dyshimit, dobësimin e besimit të qytetarëve dhe relativizimin e qëllimeve strategjike të shtetit”, thonë nga kjo organizatë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nga REL-i se si i komenton këto të dhëna, një zyrtar i NATO-s tha se Mali i Zi përballet me “kërcënime të vazhdueshme hibride nga aktorë rusë dhe të huaj”, por theksoi se NATO-ja vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me të. Ndërsa, arsyet e rënies së mbështetjes në anketën e fundit, zyrtari ua referoi autoriteteve malazeze. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiq, beson se rënia e mbështetjes për anëtarësinë në NATO është pasojë e një kombinimi kompleks të ndikimeve globale, polarizimit të brendshëm dhe dobësive të komunikimit të institucioneve shtetërore.

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në qershor të vitit 2017, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila e humbi pushtetin në mes të vitit 2020. Disa nga partitë që ishin në pushtet që nga ajo kohë - kryesisht partitë proruse të Frontit Demokratik - janë kundërshtare të NATO-s. Kryetari i tyre, Andrija Mandiq, është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Shifrat e CEDEM-it

Hulumtimi i kryer nga CEDEM-i zbuloi se 40.7% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Shifra paraqet rënie krahasuar me marsin e vitit 2024, kur kjo mbështetje ishte 49.5%. Përqindja e kundërshtarëve tani është 42.1, ndërsa marsin e kaluar ishte 30.7. CEDEM ka zhvilluar anketa të ngjashme për këtë çështje që nga viti 2008.

Të dhënat e mëparshme tregojnë se, nga gjysma e vitit 2020 deri në mars 2024, shumica e të anketuarve vazhdimisht e kanë mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Anketa e fundit u realizua nga 25 shtatori deri më 6 tetor të këtij viti me 1.006 njerëz të rritur.

Mali i Zi në luftën kundër kërcënimeve hibride

Zyrtari i NATO-s tha se Mali i Zi kontribuon në sigurinë e përbashkët përmes pjesëmarrjes në misione në Kosovë, Irak, Letoni dhe Bullgari, si dhe përmes mbështetjes që i ka ofruar Ukrainës deri më tani.

Ai përmendi, gjithashtu, përfitimet që Mali i Zi ka nga anëtarësimi në NATO: investimet e huaja nga vendet e NATO-s janë rritur, aleatët sigurojnë hapësirën ajrore të Malit të Zi përmes misionit të Policisë Ajrore dhe NATO-ja ndihmon në luftën kundër kërcënimeve hibride.

“Mali i Zi ka marrë masa të forta për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride dhe ishte aleati i parë që mori mbështetje nga ekipi i NATO-s për luftimin e kërcënimeve hibride”, tha zyrtari i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Samarxhiq: Disa duan ta vënë në dyshim justifikimin e anëtarësimit

Admirali në pension, Dragan Samarxhiq, konsideron se perceptimi i qytetarëve për përfitimet konkrete të anëtarësimit në NATO është ende i dobët. Ai beson se institucionet shtetërore - kryesisht Qeveria - janë më përgjegjëset për këtë.

“Është e qartë se ka aktorë që, përmes aktiviteteve të drejtuara dhe të koordinuara, përpiqen ta lëkundin besimin e qytetarëve dhe ta rihapin çështjen e justifikimit të anëtarësimit”, thotë Samarxhiq.

Sipas tij, këta kundërshtarë të NATO-s shfrytëzojnë me mjeshtëri dobësitë institucionale dhe përgjigjet joadekuate shtetërore në situata krize, për t’i portretizuar ato si një mangësi të vetë NATO-s. Ai shton se vendi përballet, gjithashtu, me një nivel të lartë populizmi.

“Një mjedis i tillë është i favorshëm për narrativë që relativizojnë rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe përhapin dyshime në lidhje me unitetin, aftësinë dhe besueshmërinë e saj për t’iu përgjigjur sfidave moderne të sigurisë dhe për t’i mbrojtur anëtarët e saj”, thotë Samarxhiq.

Minimi i vlerave euroatlantike

Aleanca Atlantike e Malit të Zi beson se disa nga qendrat e pushtetit në vend po përdorin burimet publike për të minuar vlerat euroatlantike.

“Në të njëjtën kohë fshehin edhe varësinë e tyre politike nga interesat që janë në kundërshtim me ato malazeze. Ky është kërcënimi kryesor. Shteti duhet të tregojë vendosmëri, pjekuri dhe vullnet të qartë për t’i mbrojtur interesat e tij strategjike nga ata që dëshirojnë ta kthejnë atë nën ndikimin e huaj”, thekson Aleanca Atlantike.

Sipas organizatës, Mali i Zi është thellësisht i përfshirë në procesin evropian, është anëtar i aleancës më të fortë të sigurisë dhe “nuk ka kthim prapa nga kjo rrugë”.

Përfaqësues të Aleancës Atlantike konsiderojnë se është thelbësore që Qeveria dhe institucionet të kalojnë nga një qasje reaktive në një qasje proaktive, duke dërguar mesazhe të qarta dhe të unifikuara.

“... dhe me rezultate konkrete të kthehet besimi i qytetarëve dhe të tregohet se Mali i Zi i përket Evropës”, theksojnë nga kjo organizatë.

Ku çalon?

Kuvendi i Malit të Zi nuk e miratoi vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë në Misionin e NATO-s për Ndihmë dhe Trajnim Sigurie për Ukrainën (NSATU) për më shumë se tre muaj. Komisioni parlamentar i Sigurisë dhe Mbrojtjes e miratoi këtë vendim më 17 korrik, por ai u kundërshtua nga deputetët e koalicionit qeverisës, përkatësisht nga partitë proruse të Frontit Demokratik.

Atëkohë, ata thanë se kundërshtojnë çdo përfshirje të ushtarëve malazezë në luftën në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, reagoi, duke shpjeguar se ushtarët nuk do të shkojnë në Ukrainë, por do t’i trajnojnë ushtarët ukrainas në Gjermani.

Përndryshe, në takimin e fundit ministror në Bruksel më 16 tetor, Krapoviq tha se Mali i Zi po i përmbush me përgjegjësi detyrat në agjendën e NATO-s, që synojnë forcimin e mbrojtjes kolektive. Në këtë kontekst, ai konfirmoi vendosmërinë e Malit të Zi për të vazhduar trendin e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

Në samitin e fundit të NATO-s në Hagë u arrit një marrëveshje që anëtarët e aleancës t’i rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm deri në vitin 2035. Kjo është dy herë e gjysmë më shumë se shpenzimet aktuale dhe vlerësohet se arrin shumën e më shumë se 460 milionë eurove.

Millan Knezheviq, nga Fronti Demokratik, e konsideroi këtë si të papranueshme dhe bëri thirrje që qytetarët të votojnë për këtë shpenzim në një referendum. Anëtarët e tjerë të koalicionit në pushtet në Mal të Zi nuk e komentuan thirrjen e Knezheviqit. Anketa e CEDEM-it tregoi gjithashtu rënie të mbështetjes së qytetarëve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian - nga 78 për qind në mars të vitit të kaluar në 71 për qind në shtator të këtij viti./REL

mal i zi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin