17 January 2024, 12:08
Nga h.k
Bill Gates
SHBA-Bill Gates parashikon se inteligjenca artificiale do të jetë transformuese për të gjithë ne brenda pesë viteve të ardhshme.
Rritja e inteligjencës artificiale (AI) ka ngjallur frikë se teknologjia do të eliminojë miliona vende pune në mbarë botën. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) raportoi këtë javë se rreth 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund të preken nga AI.
Gates jo domosdoshmërisht nuk pajtohet me këtë nocion, por ai beson se historia tregon se me çdo teknologji të re vjen frika dhe më pas mundësia e re.
“Siç ndodhi me produktivitetin bujqësor në vitin 1900, kur njerëzit thonin 'Hej, çfarë do të bëjnë njerëzit?' Në fakt, u krijuan shumë gjëra të reja, shumë kategori të reja pune dhe ne jemi shumë më mirë sesa kur të gjithë bënin punë në fermë," tha Gates.
Në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN, Gates parashikoi se AI do t'ua bëjë jetën më të lehtë njerëzve. Meqenëse nuk ka nevojë për "shumë pajisje të reja", Gates tha se qasja në AI do të bëhet përmes "telefonit ose kompjuterit.”
Ai shtoi gjithashtu se përmirësimet e ChatGPT-4 të OpenAI ishin "dramatike" sepse ai "në thelb mund të lexojë dhe të shkruajë", kështu që "është pothuajse si të kesh një punonjës për të qenë mësues, për të dhënë këshilla shëndetësore, për të ndihmuar në shkrimin e kodeve etj.” Ai tha se përfshirja e kësaj teknologjie në sektorët e arsimit ose ato mjekësore do të jetë "fantastike".
Microsoft ka një partneritet shumë miliarda dollarësh me OpenAI. Gates mbetet një nga aksionerët më të mëdhenj të Microsoft.
FMN ka një pikëpamje shumë më pak optimiste. Sipas FMN-së, AI do të thellojë pabarazinë nëse nuk merren masa.
bill gates
Bota
17 January 2024, 12:03
M.B
Anthony Blinken
ZVICËR- Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror n&e...
Bota
17 January 2024, 11:58
M.B
Ushtarët izraelitë në Nablus të Bregut Perëndimor. 23 nëntor 2023.
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se ka vrarë nj&...
Bota
17 January 2024, 11:39
M.B
Volodymyr Zelensky
ZVICËR- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën për anëtarësim në NATO g...
Bota
17 January 2024, 11:32
N.F
Brian Cox, Abigail Disney dhe Valerie Rockefeller
ZVICËR- Më shumë se 250 miliarderë dhe milionerë po i bëjnë thirrje el...
Bota
17 January 2024, 11:27
M.B
Jens Stoltenberg
ZVICËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshkruar situatën në fushën e b...
Bota
17 January 2024, 11:13
M.B
Një dron Shahed mbi Kiev
UKRAINA- Kievi tha sot se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me 20 dronë të prodhimit iranian në jug t...
Bota
17 January 2024, 11:04
N.F
Mbreti Charles III
BRITANI- Portretin zyrtari mbretit Charles III u zbulua sot ku në Britani kanë shpërthyer polemikat pasi ky por...
Bota
17 January 2024, 10:38
M.B
Republican Presidential Caucus Day in Iowa
SHBA- “ABC News” anuloi të martën debatin presidencial të republikanëve pasi Nik...
Bota
17 January 2024, 10:33
N.F
Macron
FRANCË- Presidenti frances, Emmanuel Macron në një deklaratë së fundmi ka shpjeguar se pse Franca nuk mori pjes&e...
Bota
17 January 2024, 10:19
N.F
Ish-CEO i Abercrombie & Fitch
SHBA- FBI ka nisur një hetim ndaj ish-CEO i Abercrombie & Fitch (A&F) pasi BBC pretendon se ai shfrytëz...