LIVE UPDATES
Bota

Bitcoin ra nga 47 mijë $ në 19 mijë: Si bankat dolën nga kriza të padëmtuar dhe individët u rrënuan brenda ditës

Kriza lë pas një sektor me një rënie mesatare prej 50-70 për qind, kur vlera e një monedhe dixhitale Bitcoin, ka rënë në pak muaj nga 47 mijë dollarë marsin e kaluar në 19 mijë aktualisht. Nga rënia e përgjithshme e vlerës së kriptomonedhave, kanë humbur pothuajse të gjithë. Por disa kanë humbur më pak se të tjerët.

23 July 2022, 21:14 Nga k.m
Bitcoin ra nga 47 mijë $ në 19 mijë: Si bankat dolën nga
Bitcoin

Bitcoin ka pësuar disa kolapse gjatë ekzistencës së saj, por kjo e fundit është ndryshe nga e kaluara. Pasi kostot po paguhen nga qytetarët e thjeshtë, që gjatë pandemisë u joshën nga premtimi i fitimeve të shpejta në një sektor po aq tundues sa ai i kriptomonedhave.

“Paratë janë atje, por ju nuk mund t’i shihni: dikush fiton, dhe dikush tjetër humbet!”, thotë Gordon Geko në filmin e famshëm “Wall Street” të vitit 1987 me regjinë e Oliver Stoun. Pas disa javësh të karakterizuara nga një kolaps i çmimeve, tregjet e parasë virtuale po stabilizohen sërish.

Kriza lë pas një sektor me një rënie mesatare prej 50-70 për qind, kur vlera e një monedhe dixhitale Bitcoin, ka rënë në pak muaj nga 47 mijë dollarë marsin e kaluar në 19 mijë aktualisht. Nga rënia e përgjithshme e vlerës së kriptomonedhave, kanë humbur pothuajse të gjithë. Por disa kanë humbur më pak se të tjerët.

Ky është rasti i bankave të mëdha dhe i fondeve të investimeve në Wall Street, të cilat dolën nga kriza thuajse të padëmtuara, në dallim nga shumë individë privatë që u rrënuan brenda natës.

Madje pati nga ata që fituan:nëntorin e vitit të kaluar, analistët e bankës BNP Paribas (franceze, por me prani në Wall Street), përpiluan një listë me 50 aksione që ata i konsideruan si të mbivlerësuara, duke përfshirë shumë të lidhura me sektorin e kriptomonedhave.

Më pas Paribas u dha klientëve të saj kryesorë (fondacione, menaxherë të pasurive familjare me shumë miliarda dollarë, dhe segmente të tjera investitorësh) mundësinë për të vënë bast se këto asete do të zhvlerësoheshin. Kështu, kur stoku i TerraUSD, filloi të pësonte një rënie dramatike të vlerës majin e kaluar, duke e hedhur në greminë të gjithë sektorin e kriptomonedhave, vlera e shportës me 50 aksione u përgjysmua, dhe ata që kishin vënë bast kundër Bitcoin & Co patën momentin e tyre të triumfit.

Po si ia dolën gjigantët financiarë të Nju Jorkut të shmangnin katastrofën? Shumë thjesht:ata kufizuan investimet në një treg që është cilësuar që në fillim si i rrezikshëm. Jo se ata nuk donin t’i bashkoheshin festës, kur nisi të lulëzojë industria e kriptomonedhave.

Por shumica e bankave në Wall Street, kanë qenë të detyruara të qëndrojnë mënjanë, duke qenëmë shumë vëzhgues sesa pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një treg kaq shumë të turbullt. Kjo pjesërisht edhe për shkak të barrierave rregullatore, të vendosura pas krizës financiare të vitit 2008.

Ngjashëm, drejtuesit e fondeve të mëdha të investimeve kanë zbatuar strategji dhe plane, për të kufizuar sa më shumë ekspozimin e tyre të drejtpërdrejtë ndaj tregut të kriptomonedhave, duke njohur rreziqet para potencialit. Prandaj kur u shemb “Shtëpia e Letrave” disa javë më parë, “demi” i Manhatanit arriti të frenonte humbjet.

Në fakt, gjatë dekadës së fundit bankat ishin përpjekur të hynin në këtë treg, por hasën kundërshtimin e enteve rregullatore amerikane dhe ndërkombëtare. Në vitin 2021, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare, që kontribuon në vendosjen e kërkesave për kapital për bankat e mëdha në botë, propozoi caktimin e “peshimit më të lartë të mundshëm të rrezikut” për disa monedha dixhitale si Bitcoin dhe Ether, dhe ishte konsultuar për një “trajtim të kujdesshëm të ekspozimeve ndaj kriptomonedhave”.

Prandaj, nëse bankat private do të kishin dashur të përfshinin në bilancet e tyre investime në kriptomonedha, ato duhej të mbanin të paktën një vlerë të barabartë në para, në mënyrë që të kompensonin rrezikun e një kolapsi të papritur. Në veçanti, entet rregullatore amerikane i kishin paralajmëruar bankat të largoheshin nga ky lloj biznesi.

Kujtesa e krizës së sektori të shit-blerjes së shtëpive ishte ende e freskët. Kjo nënkuptonte asnjë hua të garantuar nga Bitcoin apo monedha të tjera dixhitale, por gjithashtu asnjë shërbim kryesor ndërmjetësimi të lidhur me botën e kriptomonedhave, pasi çdo operacion do të përfshinte ndërmarrjen e rreziqeve shumë të mëdha.

Kështu, bankat amerikane kanë filluar t’u ofrojnë klientëve të tyre shërbime dhe produkte shumë të kufizuara në fushën e kriptomonedhave, duke hyrë kësisoj në këtë sektor, por në të njëjtën kohë duke u kujdesur për çdo sanksion të vendosur nga lart.

Për shembull, klientët e Morgan Stanley, nuk mund të investonin më shumë se 2.5 për qind të totalit të aktiveve të tyre neto në këto investime, dhe mund të zgjidhnin vetëm midis 2 fondeve. Njëri nga dy opsionet ishte Galaxy Bitcoin Fund, kreu i të cilit Majk Novograc (ish bankier i Goldman Sachs) deklaroi për Neë York Magazine muajin e kaluar, se ishte përballur me shumërreziqe gjatë viteve.

Rreziqe që tani po i paguajnë shumë shtrenjtë. Por për shumë njerëz, gjërat shkuan shumë më keq. Këto janë kryesisht ngjarje të përsëritura vitet e fundit:investitorë të vegjël privatë, të joshur nga premtimi i fitimeve të shpejta në një sektor aq joshës sa ai i kriptomonedhave, dhe larg radarit të institucioneve financiare (të paktën në letër).

Shumë prej tyre ishin tregtarë fillestarë, që të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë, u zhytën në këtë botë, duke blerë kriptomonedha në zhvillim apo aksione të institucioneve financiare që mbanin këto lloj letrash me vlerë.

Pas bllokimit të tërheqjes së parave për 1.7 milionë klientëve, platforma e huadhënies së kriptomonedhave Celsius Network, bëri më 14 korrik kërkesën zyrtare për falimentim. Më herët, Coinbase, një nga rrjetet më të mëdha të shkëmbimit, njoftoi gjithashtu pushimin nga puna të 18 për qind të punonjësve.

Në fund të qershorit, Three Arrows Capital, që përdor shumë kriptomonedhat, nisi procedurat e shitjes. Edhe pse Bitcoin ka pësuar shumë herë kolaps gjatë ekzistencës së saj, rënia aktualeështë e ndryshme. Pasi industria e kriptomonedhave është më e madhe dhe më e ndërlidhur se kurrë më parë, dhe ku shumë investitorë amatorë por dhe institucionalë, po garojnë për çdo centimetër hapësirë në atë që ishte deri vitin e kaluar një treg prej vetëm 3 miliardë dollarësh (kriza zhduku 2 miliardë dollarë të vlerës së kriptomonedhave).

Tani paniku i përgjithshëm duket i destinuar që të zbutet, por tashmë ka shkaktuar disa viktima. Në Britani dhe Tajvan ka pasur të paktën 2 vetëvrasje për shkak të pasojave ekonomike individuale të lidhura me kolapsin e kriptomonedhave./ “Linkiesta” – Bota.al

bitcoin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin