LIVE UPDATES
Bota

Bizneset amerikane kërkojnë ndërhyrjen e Trumpit kundër rregullave të reja të BE-së për konsumatorët

Pesë shoqata të mëdha tregtare amerikane, të udhëhequra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, u kanë shkruar zyrtarëve të lartë të administratës Trump duke kërkuar “angazhim aktiv me Komisionin Europian”. Rregullat e reja do t’u kërkonin kompanive të provonin se produktet e tyre nuk kishin faj, nëse një klient pretendon se është dëmtuar.

9 May 2026, 07:30 Nga E. D

Bizneset amerikane kërkojnë ndërhyrjen e Trumpit kundër

SHBA- Bizneset amerikane i kanë kërkuar administratës Trump të ndërhyjë për rregullat e reja të BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, nga frika se ato mund t’i ekspozojnë ndaj një vale padish kolektive.

Pesë shoqata të mëdha tregtare amerikane, të udhëhequra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, u kanë shkruar zyrtarëve të lartë të administratës Trump duke kërkuar “angazhim aktiv me Komisionin Europian”. Rregullat e reja do t’u kërkonin kompanive të provonin se produktet e tyre nuk kishin faj, nëse një klient pretendon se është dëmtuar.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi në dhjetor, si pjesë e përditësimit të Direktivës së BE-së për Përgjegjësinë ndaj Produkteve, dhe mund të bëhen një tjetër pikë tensioni në marrëdhëniet transatlantike. Grupet e lobimit thanë se përfshirja e dëmeve të shkaktuara nga produktet digjitale krijon “kosto dhe rreziqe të reja të konsiderueshme” për kompanitë amerikane që eksportojnë produkte dhe shërbime inovative në Europë.

Bizneset amerikane thanë se Greer duhet të shqyrtojë mundësinë t’i kërkojë BE-së një “pezullim” të zbatimit të direktivës.

Një drejtues biznesi tha se industritë amerikane të teknologjisë dhe farmaceutikës janë më të përqendruarat në lobimin kundër rregullave të reja. Por, sipas tij, ndikimi do të jetë shumë më i gjerë, duke prekur “të gjitha llojet e bizneseve amerikane” që operojnë në Europë.

Kjo ndërhyrje vjen në një moment delikat për negociatat tregtare SHBA-BE. Uashingtoni dhe Brukseli po përpiqen ende të zbatojnë Marrëveshjen Turnberry të vitit 2025, sipas së cilës BE-ja uli tarifat e importit për mallrat industriale dhe bujqësore amerikane, në këmbim të një tarife 15% për mallrat e eksportuara nga BE-ja drejt SHBA-së. Bisedimet për zbatimin e pjesëve kryesore të marrëveshjes nuk arritën rezultat të mërkurën në mbrëmje.

Trump javën e kaluar i befasoi diplomatët europianë duke kërcënuar papritur se do t’i rikthente tarifat për makinat dhe kamionët në nivelin 25%, ku ishin para marrëveshjes së arritur në resortin e tij të golfit në Turnberry, Skoci, korrikun e kaluar.

Pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA-së që rrëzoi tarifat fillestare të Trumpit, Uashingtoni ka nisur disa hetime të reja për praktika të padrejta tregtare nga qeveritë e huaja. Pas përfundimit të tyre, SHBA-ja mund të vendosë tarifa mbi një gamë mallrash.

Në letrën e tyre, grupet amerikane të industrisë paralajmëruan se Direktiva e rishikuar për Përgjegjësinë ndaj Produkteve do të dëmtonte “partneritetet kritike ekonomike dhe strategjike”.

Shqetësimi kryesor i industrisë amerikane — i ngritur edhe nga kompani europiane — është vendimi për ta përmbysur barrën e provës: paditësit do të supozohen se kanë pësuar dëm, përveç nëse prodhuesit arrijnë të provojnë se produkti i tyre nuk ishte përgjegjës.

Kristen Kaufman, zëvendëspresidente e lartë në Këshillin Amerikan për Biznes Ndërkombëtar, tha se ndryshimet favorizojnë padrejtësisht ata që kërkojnë kompensim, shpesh përmes padive të financuara nga palë të treta.

Ajo dha shembullin e një pacienti të dëmtuar nga një mjet diagnostikues me AI: më parë pacienti duhej të provonte se defekti shkaktoi dëmin; tani prodhuesi duhet të tregojë se produkti nuk ishte me defekt.

Ndryshimet e tjera zgjerojnë direktivën për të përfshirë produkte digjitale dhe shërbime të lidhura, si përditësimet e softuerit.

Rishikimet synojnë të barazojnë pozitat mes viktimave dhe korporatave, por ekspertët ligjorë mendojnë se ato do të favorizojnë paditësit. Julia Apostle, partnere në firmën ligjore Orrick, shkroi se rregullat e reja do ta bëjnë më të lehtë për viktimat të provojnë se një produkt është me defekt.

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së nuk pranoi të komentonte. Komisioni Europian nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment./FT

shba donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin