LIVE UPDATES
Bota

Bizneset në veri, nëse nuk regjistrohen, ndëshkohen

Në fakt, popullata serbe në veri, që nga paslufta, nuk u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës, por atyre të Serbisë, që funksionojnë në zonë përmes strukturave paralele.

6 September 2023, 19:41 Nga I.A
Bizneset në veri, nëse nuk regjistrohen, ndëshkohen
Mitrovice

KOSOVË- Administrata Tatimore e Kosovës është duke kërkuar nga bizneset që veprojnë në Mitrovicë të Veriut, të regjistrohen në sistemin e Kosovës. Shumë biznese atje, ashtu si edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në veri, nuk janë të evidentuara. Kjo do të thotë se ato, prej vitesh, nuk i paguajnë asnjë detyrim shtetit të Kosovës.

Në fakt, popullata serbe në veri, që nga paslufta, nuk u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës, por atyre të Serbisë, që funksionojnë në zonë përmes strukturave paralele.

Edhe kërkesën e fundit të ATK-së, disa udhëheqës serbë të bizneseve me të cilët bisedoi REL-i në Mitrovicë të Veriut, thanë se do ta shpërfillin.

Pronarja e një salloni të bukurisë, e cila foli në kushte anonimiteti, tha se ka dëgjuar se inspektorët tatimorë, të shoqëruar nga policia, i kanë paralajmëruar pronarët e bizneseve se duhet të regjistrohen, por se ajo nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë - së paku tash për tash.

Sipas saj, ky është edhe një tjetër “presion” mbi serbët në veri, që, siç tha, vjen në “kohë të gabuar”.

Ajo nuk specifikoi më shumë, por tha se nëse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, do të interesohet për procedurat e regjistrimit të biznesit.

Pronarja e një dyqani ushqimor tha se të ardhurat e saj nuk do të ishin të mjaftueshme, nëse do t’i duhej të paguante taksa.

“Derisa shkon kështu, unë do të punoj... Kur të vijë koha [e regjistrimit], do ta llogaris nëse një gjë e tillë është mjaft fitimprurëse. Tani për tani, nuk e kam ndërmend... Dhe mendoj se nuk do të më mbyllet lokali, pavarësisht presioneve nga të gjitha anët”, tha kjo sipërmarrëse serbe.

Javën e kaluar, inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës vizituan disa biznese lokale në Mitrovicë të Veriut dhe iu kërkuan atyre që të regjistrohen në sistemin e Kosovës. Aktiviteti i inspektorëve vazhdoi edhe në fillim të kësaj jave, përkatësisht më 4 shtator.

Drejtori rajonal i ATK-së, Besim Halili, tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e bizneseve të inspektuara, janë të paregjistruara, por nuk ofroi shifra konkrete.

Ai tha se pronarëve u janë dhënë shtatë ditë kohë për të regjistruar veprimtarinë e tyre.

“Nëse kanë nevojë për afat shtesë, ne mund ta vazhdojmë, për shkak se është problem... Qendra të regjistrimit të bizneseve - mesa kam unë informacione - nuk ka në këto komuna. Ata [përfaqësuesit e bizneseve] duhet të shkojnë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë [për t’u regjistruar]”, tha Halili.

Nga të dhënat e kësaj ministrie, dërguar REL-it, nuk vërehet ndonjë rritje e regjistrimit të bizneseve.

Gjatë krejt muajit gusht, nga komunat me shumicë serbe në veri janë regjistruar vetëm tri biznese - dy nga Mitrovica e Veriut dhe një nga Leposaviqi. Ndërsa, në periudhën 1-6 shtator nuk figuron ndonjë biznes i regjistruar.

Aplikimi për regjistrim të bizneseve mund të bëhet në çdo qendër komunale të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Aplikimi mund të bëhet edhe online.

ATK-ja planifikon ta shtrijë inspektimin edhe në komunat tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Halili tha se nëse bizneset nuk regjistrohen, do të pasojnë gjoba, ose do të regjistrohen nga vetë ATK-ja.

“ATK-ja e ka të drejtën e regjistrimit të bizneseve, në rast se ato nuk regjistrohen vetë. Nëse tatimpaguesi refuzon të regjistrohet, administrata e regjistron vetë për çështje tatimore, i lëshon numër fiskal biznesit në mënyrë të rregullt dhe mund të llogarisë në obligimet tatimore. Në të kundërtën, [biznesi i paregjistruar] mund të gjobitet me gjobë fillestare prej 500 eurosh”, shpjegoi Halili.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në katër komunat me shumicë serbe në veri janë të regjistruara 3.796 biznese, që ushtrojnë veprimtari të ndryshme.

Leposaviqi është komuna me numrin më të madh të bizneseve të regjistruara, përkatësisht 1.472; pason Zveçani me 854, Mitrovica e Veriut me 807 dhe Zubin Potoku me 663.

Por, edhe pse janë të regjistruara, sipas Halilit, ato nuk janë të pajisura me pajisje elektronike fiskale, që regjistrojnë hyrje-daljet, rrjedhimisht tatimet që janë të obliguara t’i paguajnë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Halili tha se pajisja e tyre me arka fiskale do të shqyrtohet në ndonjë rast më vonë. Me Ligjin për Administratën Tatimore të Kosovës, mosinstalimi i pajisjeve elektronike fiskale ndëshkohet me gjobë. Administrata Tatimore e Kosovës ka 13 inspektorë për rajonin e Mitrovicës, prej të cilëve tre janë të komunitetit serb, një boshnjak dhe të tjerët shqiptarë.

Halili tha se gjatë inspektimeve të fundit në Mitrovicë të Veriut kanë qenë të pranishëm edhe inspektorë të nacionalitetit serb, ndaj të cilëve, siç tha, ka pasur presion nga pronarët e bizneseve serbe.

Ai tha se gjatë dy ditëve të fundit janë pezulluar aktivitetet e inspektimit dhe se një arsye për këtë ka qenë pikërisht “presioni dhe frikësimi i inspektorëve serbë”.

“Më 5 shtator kam kërkuar nga ATK-ja që të vijnë në ndihmë dy inspektorë të nacionalitetit serb nga komuna e Graçanicës. Po atë ditë kam pasur informatë se do të vijnë, por më pas më kanë njoftuar se nuk vijnë, për shkak se kanë hyrë në pushim mjekësor”, tha Halili.

REL-i pyeti në ATK për arsyen e mosdërgimit të inspektorëve shtesë, por nuk mori përgjigje.

“Unë e kuptoj që kanë presion, por derisa janë inspektorë, duhet të veprojnë... Nëse i nënshtrohemi presionit, atëherë përse ekzistojmë si institucion”, u shpreh Halili.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se bizneset e paregjistruara në veri, kanë dëmtuar bizneset që operojnë në mënyrë ligjore.

Ai tha se mekanizmi që drejton, përkrah çdo iniciativë për formalizimin e bizneseve, rrjedhimisht për eliminimin e konkurrencës së padrejtë.

“[Bizneset e paregjistruara] i dëmtojnë bizneset që lëshojnë kuponë fiskalë. Në njëfarë forme, këto biznese [të paregjistruara] mund të kenë mallra të kontrabanduara, me çmime më të lira, dhe padyshim se i dëmtojnë bizneset që veprojnë drejt, konform dispozitave ligjore të shtetit tonë”, tha Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Rafuna kujtoi se bizneset në veri, përveçse nuk paguajnë obligime tatimore, nuk paguajnë as për rrymën dhe ujin e shpenzuar. Banorët në këtë zonë - shumica serbë - që nga paslufta më 1999 nuk paguajnë as rrymë, as ujë. Refuzimi ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Borxhi për rrymë llogaritet t’i ketë kaluar 300 milionë euro, ndërsa për ujë mbi 15 milionë euro. Çështja e mospagesës së këtyre shërbimeve është ngritur disa herë, si në kuadër të politikës së brendshme të Kosovës, ashtu edhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por deri më tash nuk ka ndonjë zgjidhje të zbatueshme.

Marrë nga REL

kosove veriu i kosoves

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin