21 June 2024, 22:06
Nga E. D
Antony Blinken
RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, përfshirë transferimin e armëve në kundërshtim me rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, kryediplomati amerikan gjithashtu ritheksoi rëndësinë jetike të aleancës së hekurt mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në gjithë botën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Blinkeni e falënderoi ministrin jugkorean për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, e nënshkruan këtë javë një marrëveshje për mbrojtjen gjatë vizitës së liderit rus në Penian. Është e paqartë se çfarë lloj marrëveshjeje e ndihmës është arritur. Por, ajo është përshkruar si bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik.
Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, Kim tha se marrëveshja është traktati më i fuqishëm i nënshkruar ndonjëherë mes dy shteteve, që sjellë raportet në nivel të aleancës, që do të mundësojë po ashtu bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë atë politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake. Putin tha se çështjet e sigurisë dhe ato ndërkombëtare ishin në fokus të takimit me Kimin, raportoi media shtetërore ruse.
Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut e kanë akuzuar Veriun se po i ofron Rusisë artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake që Moska t’i përdorë në Ukrainë, në këmbim të ofrimit të teknologjisë ushtarake. Si Peniani, ashtu edhe Moska kanë mohuar akuzat. Transfere të tilla armëve do të përbënin shkelje të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat më herët Rusia i ka mbështetur.
antony blinken
Bota
21 June 2024, 22:00
E. D
foto ilustruese
SHBA- Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë zjarri të p...
Bota
21 June 2024, 21:28
E. D
albin kurti
HAMBURG- Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani ka vizituar edhe objektin e Konsullatës së Kosovës ...
Bota
21 June 2024, 21:20
I.A
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia është “e gatshme” për bisedi...
Bota
21 June 2024, 20:53
E. D
Antonio Guterres
LIBAN- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se është thellësisht i shqet&eum...
Bota
21 June 2024, 20:33
E. D
Prakash Hinduja
ANGLI- Katër anëtarë të familjes më të pasur britanike janë dënuar me burg pasi janë shpallur ...
Bota
21 June 2024, 20:16
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Dy vite më parë, në qershorin e vitit 2022, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim q&...
Bota
21 June 2024, 19:09
E. D
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se qytetarët joamerikanë duhet të marrin automatikisht “Green Card” në rast ...
Bota
21 June 2024, 18:28
E. D
Donal Trump dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden fillon sot në vendpushimin presidencial Camp David në shtetin e Merilendit një periudh...
Bota
21 June 2024, 18:18
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Sipas tabloidit gjerman Bild Ukraina ka filluar të përdorë armë të furnizuara nga Berlini për t&eu...
Bota
21 June 2024, 17:38
E. D
foto nga vendngjarja
TURQI-Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret masive kanë kapluar...