10 October 2023, 10:31
Nga r.ll
anthony blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka folur me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen ditën e djeshme për të kujtuar mbështetjen për Izraelin dhe mbrojtjen kundër sulmit terrorist të Hamasit.
Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe theksoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit, raporton CNN.
Pengët përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se dyshohet që shtetasit amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.
Blinken ka biseduar gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna, ku përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit.
Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku ditën e dielë shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës. Nga raportimet e derimëtanishme, mësohet se numri i viktimave ka kaluar 1700, ku mbi 150 prej tyre janë fëmijë: rreth 900 janë izraelitë dhe mbi 700 janë palestinezë në Gaza. Mijëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
konflikti izrael-palestine anthony blinken eli cohen
Bota
10 October 2023, 10:30
f.i
Ayatollah Ali Khamenei
IZRAEL- Udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjepru...
Bota
10 October 2023, 10:15
f.i
Netta
IZRAEL- Teksa numri i viktimave në Izrael rritet, pas sulmeve të përsëritura të Hamasit, kanë filluar edhe fushata...
Bota
10 October 2023, 10:10
r.ll
foto nga palestina
FRANCË- Franca nuk është dakord me pezullimin e ndihms që përfiton drejtpërdrejt Palestina në pë...
Bota
10 October 2023, 09:55
f.i
Milan Radoiçiç
SERBI- Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjes&eum...
Bota
10 October 2023, 10:02
A.B
Edhe më tej ndihma për njerëzit në nevojë në Rripin e Gazës
Nga bllokimi i Komisionit të BE-së nuk preken ndihma...
Bota
10 October 2023, 09:32
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Një festival i cili supozohej të ishte i mbushur me gëzim dhe muzikë, ndërsa mijëra persona kërc...
Bota
10 October 2023, 09:40
f.i
pamje nga vendngjarja
IZRAEL-Teksa sulmi i përgjakshëm i Hamasit në Izrael, solli dhjetëra viktima, të shuma kanë qenë p...
Bota
10 October 2023, 09:08
r.ll
foto ilustruese
DUBAI- Qyteti i mrekullive arkitekturore dhe ndërtimore, i ekstravagancës dhe tejkalimit të standardeve është...
Bota
10 October 2023, 09:00
f.i
Zoran Milanoviç dhe Vjosa Osmani
KROACI-Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar dje për në Kroaci për një vizitë...
Bota
10 October 2023, 08:35
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite ka thënë se ka rimarrë kontrollin e kufirit me Rripin e Gazës. Zëdhënës...