LIVE UPDATES
Bota

Bloomberg: Shpallja e tarifave të Trump mund të jetë një epokë e re rreziku për ekonominë globale

Planet e administratës për të vendosur ato që Trump i quan tarifa reciproke i kanë lënë investitorët, drejtuesit, zyrtarët qeveritarë dhe konsumatorët në mbarë botën, të hamendësojnë se çfarë i prêt kur ai të dalë në podium në orën 16:00.

2 April 2025, 14:27 Nga M.B
Bloomberg: Shpallja e tarifave të Trump mund të jetë një
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti Donald Trump të mërkurën do të shpallë kufizimet më të gjera tregtare të SHBA në një shekull, në një goditje që përmbys sistemin tregtar global të pasluftës dhe paraqet rreziqe ekonomike të vështira për t’u parashikuar. Planet e administratës për të vendosur ato që Trump i quan tarifa reciproke i kanë lënë investitorët, drejtuesit, zyrtarët qeveritarë dhe konsumatorët në mbarë botën, të hamendësojnë se çfarë i prêt kur ai të dalë në podium në orën 16:00.

Ndërsa Trump nuk ka specifikuar ende objektivat, ai ka qortuar Bashkimin Europian, Meksikën, Kanadanë, Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe Indinë në përpjekje për të ndëshkuar atë, që ai i sheh si praktika të padrejta tregtare. Rreth 33 trilion dollarë në tregtinë globale janë në pikëpyetje dhe vendet nga Brazili në Kinë përballen me një rënie 4% deri në 90% në eksportet e tyre në SHBA. Indeksi i pasigurisë së politikës tregtare globale u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2009.

Tarifa mesatare e SHBA-së për të gjitha vendet ka të ngjarë të rritet me 15 pikë përqindjeje këtë vit, sipas ekonomistëve të Goldman Sachs Group Inc. – duke paralajmëruar se do të rriste inflacionin bazë, do të dobësonte rritjen dhe do të përshkallëzonte rrezikun e një recesioni.

Veprimet e së mërkurës vijnë në krye të hapave të ndërmarrë tashmë, që kur Trump mori detyrën në janar. Administrata ka vendosur një mbitaksë kumulative 20% për të gjitha mallrat e importuara nga Kina, dhe ka norma prej 25% në fuqi për një pjesë të mallrave nga Meksika dhe Kanadaja. Ekziston gjithashtu një tarifë globale 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Trump ka nënshkruar gjithashtu një shpallje për të zbatuar një tarifë 25% për automjetet dhe importet e disa pjesëve të automjeteve, e cila do të hyjë në fuqi më 3 prill në Uashington. Do të vijnë taksa të tjera në nivel sektori, të tilla si ato farmaceutike.

Përcaktimi i reciprocitetit

Trump ka thënë se të ashtuquajturat tarifa reciproke të tij do të synojnë të përputhen me barrierat tarifore dhe jo-tarifore, që partnerët tregtarë vendosin ndaj firmave amerikane, duke përfshirë ato që zyrtarët konsiderojnë teprica tregtare të mëdha me SHBA-në, taksa të caktuara dhe taksa të nivelit të artikujve. Për pak më shumë se një muaj, zyrtarët janë përpjekur të ndjekin direktivën e tij të shpallur më 13 shkurt për “tregti të drejtë dhe reciproke”.

Për muaj të tërë, analistët janë përpjekur të projektojnë pasojat e mundshme të tarifave, duke u mbështetur në një sërë skenarësh. Bloomberg Economics thotë se një përqasje maksimale do të shtonte deri në 28 pikë përqindjeje në normat mesatare të tarifave amerikane – duke krijuar një goditje 4% ndaj PBB-së së SHBA dhe duke rritur çmimet me 2.5%, gjatë një periudhe dy deri në tre vjet.

Ndikimi tek partnerët tregtarë, në të gjithë skenarët, do të ishte i rëndë. Kina, BE dhe India mund të kryesojnë listën e vendeve të prekura, kur bëhet fjalë për ndikimin në eksportet në SHBA – edhe pse ekonomitë e tyre mund t’ia dalin mbanë. Kanadaja dhe vendet në Azinë Juglindore ka të ngjarë të ndjejnë një ndikim të përgjithshëm më të madh.

Stagflacioni, ku rritja e ngadaltë shoqërohet me presione të vazhdueshme të rritjes së çmimeve, është gjithashtu një shqetësim. Situata është e krahasueshme me episodin e stagflacionit të viteve 1970 të nxitur nga shoku i naftës, sipas Shang-Jin Wei nga Shkolla e Biznesit Columbia në Nju Jork dhe ish-Kryeekonomist i Bankës Aziatike të Zhvillimit.

Partnerët tregtarë kanë zbatuar një sërë qasjesh deri më tani. Kina, një fokus prej kohësh për Trump, u kundërpërgjigj tarifave në fillim të këtij viti, megjithëse taksa ishte më e vogël se ajo amerikane dhe aplikohej për një grup më të kufizuar mallrash amerikanë. Bashkimi Europian dhe Kanadaja morën hak menjëherë.

Shumë fuqi të mëdha ekonomike kanë kërkuar të negociojnë përjashtimet nga taksat. Vendet, përfshirë Vietnamin, janë zotuar të blejnë më shumë mallra amerikane në përpjekje për të trajtuar tepricat e tyre me SHBA-në dhe kanë ulur tarifat e importit për një sërë produktesh.

Aksionet amerikane shënuan performancën më të keqe tremujore që nga viti 2023 në tre muajt e parë të këtij viti, megjithëse pjesa më e madhe e pjesës tjetër të botës pati fitime. Bonot e Thesarit të SHBA-së u rritën pothuajse 3%, pjesërisht falë shqetësimeve në rritje për rritjen. Ari ka arritur nivele rekord ndërsa dollari është dobësuar. Disa investitorë argumentojnë se pesimizmi është i tepruar dhe tregojnë potencialin për marrëveshje tregtare në kohë.

Shumë kompani amerikane kanë shprehur shqetësimin për detyrimet e reja, që rrisin kostot dhe zvogëlojnë marzhin. Drejtuesit e huaj duhet të peshojnë, nëse do të zhvendosin të paktën një pjesë të prodhimit në SHBA në mënyrë që të shmangin tarifat.

“Është e qartë, komuniteti global i biznesit e shikon këtë me frikë”, duke pasur parasysh mungesën e qartësisë dhe aksioneve të larta të përfshira në ribalancimin e një ekonomie, që përbën rreth një të katërtën e PBB-së botërore, tha John Denton, ish-diplomat australian që tani është sekretar i përgjithshëm i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë. / Bloomberg

tarifat e trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin