LIVE UPDATES
Bota

Britania e Madhe po shqyrton modelin e Danimarkës për të ulur migrimin e paligjshëm! Cilat janë rregullat e e ashpra për të?

Veçanërisht, ekipi britanik po shqyrton rregullat më të rrepta të Danimarkës për bashkimin familjar dhe kufizimin e shumicës së refugjatëve në qëndrime të përkohshme në vend.

8 November 2025, 21:44 Nga M.L
Britania e Madhe po shqyrton modelin e Danimarkës për të ulur
Foto ilustruese

ANGLI- Ministria e Brendshme britanike raportohet se po studion politikat e Danimarkës për të reduktuar migracionin e paligjshëm. Sipas burimeve të Sky News, muajin e kaluar, ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, dërgoi zyrtarë në vendin nordik për të analizuar kontrollin kufitar dhe politikat e azilit, të cilat konsiderohen ndër më të ashpërat në Evropë.

Veçanërisht, ekipi britanik po shqyrton rregullat më të rrepta të Danimarkës për bashkimin familjar dhe kufizimin e shumicës së refugjatëve në qëndrime të përkohshme në vend.

Agjencia e lajmeve PA raporton se zonja Mahmood pritet të shpallë një reformë të madhe të sistemit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar më vonë këtë muaj.

Megjithatë, deputetët laburistë janë të ndarë për këtë qasje. Disa prej tyre, sidomos ata që përfaqësojnë zonat e njohura si “Red Wall”, ku Partia Reform UK shihet si sfiduese, kërkojnë që qeveria të ndjekë shembullin danez edhe më thellë.

Por të tjerë paralajmërojnë se masa të tilla mund të largojnë votuesit progresistë dhe ta zhvendosin Partinë Laburiste shumë në të djathtë.

Këto zhvillime vijnë ndërsa qeveria britanike vazhdon të përballet me vështirësi për të kontrolluar imigracionin, me një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla gjatë muajve të fundit. Në një rast të fundit, një emigrant i deportuar në Francë sipas marrëveshjes së riatdhesimit u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 648 persona kaluan Kanalin drejt Britanisë të premten, nëntë varka gjithsej, duke e çuar numrin total të këtij viti në 38,223.
Zonja Mahmood kërkon të vendosë masa që dekurajojnë hyrjet e paligjshme dhe të lehtësojë procedurat për dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend.

Burime të agjencisë PA thanë se ministrja është e interesuar të takohet sa më shpejt me homologun danez, ministrin e Imigracionit Rasmus Stoklund.

Cilat janë rregullat e Danimarkës për migracionin?

Danimarka ka miratuar rregulla gjithnjë e më të ashpra për të menaxhuar migracionin gjatë viteve të fundit, duke u bërë një nga vendet me politikat më kufizuese në Evropë.

Në këtë vend, shumica e statuseve të azilit apo refugjatëve janë të përkohshme. Leja e qëndrimit mund të revokohet sapo vendi i origjinës të konsiderohet i sigurt për kthim.

Për të fituar të drejtën e vendosjes së përhershme, kërkuesit e azilit duhet të jenë në punësim me kohë të plotë, dhe koha e nevojshme për ta fituar këtë status është zgjatur në krahasim me më parë.

Danimarka ka gjithashtu rregulla më të ashpra për bashkimin familjar: si sponsori ashtu edhe partneri duhet të jenë të paktën 24 vjeç, një masë që qeveria daneze thotë se synon të parandalojë martesat e detyruara.

Sponsori nuk duhet të ketë marrë ndihmë sociale për tre vjet dhe duhet të sigurojë një garanci financiare për partnerin. Të dy duhet gjithashtu të kalojnë një test të gjuhës daneze.

Në vitin 2018, qeveria prezantoi të ashtuquajturin “paketë geto” – një plan kontrovers për të ndryshuar rrënjësisht disa zona banimi, përfshirë edhe shembjen e banesave sociale.
Sipas këtij ligji, një zonë me mbi 1,000 banorë klasifikohej si “geto” nëse më shumë se 50% e popullsisë ishin emigrantë ose pasardhës të emigrantëve nga vende jo-perëndimore.

Në vitin 2021, qeveria e majtë miratoi një ligj që lejonte dërgimin e refugjatëve të rinj në qendra azili në vende partnere jashtë Danimarkës.

Më vonë, Kopenhaga arriti një marrëveshje me Ruandën për të eksploruar krijimin e një programi të tillë, por zbatimi i tij është pezulluar për momentin./ Sky News

ministria e brendshme britanike danimarke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin