LIVE UPDATES
Bota

"WikiLeaks", Britania vendos sot nëse Assange do të ekstradohet në SHBA

Assange ka lindur në Taunsvill të Australisë në korrik të vitit 1971.

20 May 2024, 07:48 Nga M.B
"WikiLeaks", Britania vendos sot nëse Assange do të
Julian Assange, themeluesi i faqes WikiLeaks, duke u larguar prej një stacioni policor në Londër, në prill të vitit 2019.

BRITANIA- Themeluesi i kompanisë WikiLeaks, Julian Assange, do të mësojë të hënën nëse e ka humbur betejën ligjore në gjykatat angleze, për të parandaluar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Assange ka lindur në Taunsvill të Australisë në korrik të vitit 1971. Përgjatë adoleshencës, ai ka fituar reputacion si programer i sofistikuar i kompjuterit, dhe më 1995 e ka pranuar fajësinë dhe është gjobitur për hakim.

Në të 20-at e tij, ai është pranuar në Universitetin e Melburnit dhe ka studiuar për matematikë dhe fizikë. Assange e ka lansuar faqen WikiLeaks më 2006, duke e krijuar një platformë për ata që rrjedhin informacione. Faqja ka marrë vëmendje të madhe në prill të vitit 2010, kur në të është publikuar një video e klasifikuar, në të cilën është parë sesi sulmi i kryer me një helikopter amerikan, më 2007, ka lënë të vrarë dhjetëra njerëz në kryeqytetin irakian, Bagdad, përfshirë dy pjesëtarë të stafit të agjencisë së lajmeve, Reuters.

Përgjatë vitit 2010 janë publikuar më shumë se 90.000 dokumente të klasifikuara të ushtrisë amerikane për luftën në Afganistan dhe rreth 400.000 dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak, duke shënuar kështu incidentin më të madh të sigurisë në historinë e ushtrisë amerikane. Më 2011 janë publikuar edhe 250.000 dokumente sekrete diplomatike të ambasadave amerikane nëpër botë, dhe disa prej tyre janë shpërndarë edhe prej mediave me nam si New York Times dhe Guardian.

Këto rrjedhje të informacionit i kanë zemëruar dhe turpëruar politikanët amerikanë dhe zyrtarët ushtarakë, të cilët kanë thënë se janë rrezikuar shumë jetë. Ish-analistja e inteligjencës ushtarake amerikane, Chelsea Manning është dënuar me shtatë vjet burgim për rrjedhje të informacionit te faqja WikiLeaks, dhe më pas është liruar prej ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Grupit i është kthyer vëmendja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, kur faqja ka publikuar dhjetëra mijëra emaila të krerëve të fushatës së kandidates presidenciale, demokrates Hillary Clinton.

Një raport i Senatit amerikan më 2020, ka gjetur se Rusia e ka përdorur faqen WikiLeaks për t’i ndihmuar republikanit Donald Trump për të siguruar fitoren në atë proces zgjedhor. Trump e ka hedhur poshtë raportin dhe Rusia e ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje. Në nëntor të vitit 2010, një gjykatë suedeze pati urdhëruar ndalimin e Assange-it, si rezultat i dyshimeve për krime seksuale, të cilat ishin ngritur prej dy vullnetareve suedeze të WikiLeaksit.

Ai është arrestuar nga Policia britanike në dhjetor të vitit 2010 pas një fletarrestimi evropian të lëshuar prej Suedisë. Assange i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se diçka e tillë është pretekst për ta ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me akuzat për publikim të dokumenteve prej WikiLeaksit. Në qershor të vitit 2012, pak pasi Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar e ka refuzuar kërkesën e tij kundër ekstradimit në Suedi, ai ka hyrë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe ka kërkuar azil.

Ekuadori ia ka miratuar Assange-it kërkesën për azil në gusht të vitit 2012. Policia britanike e ka vëzhguar vazhdimisht objektin për të parandaluar ikjen e tij, duke e paralajmëruar për arrestim në minutën që largohet prej ambasadës. Si përfundim, Assange ka jetuar në ambasadë. Prokurorët suedezë i kanë mbyllur hetimet më 2017, mirëpo policia britanikët ka thënë se ai ende do të arrestohet nëse largohet prej ambasadës, për shkak se i ka shkelur rregullat e një dënimi me kusht.

Përgjatë periudhës në ambasadë, ai është bërë baba i dy fëmijëve me partneren e tij Stella Moris. Ai është martuar me të më 2022 në burgun britanik Belmarsh në Londër. Më 11 prill 2019, Assange është larguar prej ambasadës dhe është arrestuar, pasi Ekuadori ia ka refuzuar azilin. Në muajin pasues, ai është burgosur për 50 javë, për shkelje të rregullave të lirimit me kusht. Në qershor të vitit 2019, Departamenti amerikan i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Britanisë ekstradimin e tij, për t’u përballur me 18 akuza që lidhen me komplotin për të hakuar kompjuterë të Qeverisë amerikane, si dhe për shkelje të ligjeve për spiunim.

Assange e ka përfunduar dënimin e tij në shtator të vitit 2019, mirëpo vazhdon të qëndrojë në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh, në pritje të seancës për ekstradim. Më 2021, një gjyqtar britanik ka thënë se Assange nuk duhet të ekstradohet, me arsyetimin se problemet e tij mendore nënkuptojnë që ai rrezikon të kryejë vetëvrasje. Autoritetet amerikane e kanë fituar apelin në dhjetor të vitit 2021, duke ia mundësuar Assange-it të kryejë burgun në Australi, nëse dënohet. Në qershor të vitit 2022, Britania e ka miratuar ekstradimin e tij dhe një vit më vonë, një gjyqtar në Gjykatën Supreme të Londrës e ka refuzuar një kërkesë për të sfiduar këtë vendim.

Në shkurt, ekipi ligjor i Assange-it ka kërkuar leje për apel final, duke argumentuar se rasti është i motivuar politikisht, sulm ndaj lirisë së fjalës dhe gazetarisë, dhe që Assange mund të përballet me dënim me vdekje, nëse dënohet. Gjykata në Londër i ka hedhur poshtë këto argumente, mirëpo ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë garanci që ai nuk do të përballet me dënim me vdekje dhe do të mund të mbrohet me Amendamentin e Parë për liri të fjalës. Të hënën, një gjykatë do të vendosë nëse qëndrimet amerikane i shuajnë të gjitha shqetësimet. Nëse e humb betejën ligjore në Britani, mundësia e fundit bllokuese për ekstradimin e tij do të mbetet në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut. Mbështetësit e Assange-it besojnë që nëse ai do të ekstradohet, do të mbahet në ndonjë burg të sigurisë së lartë dhe nëse dënohet, do të mund të përballet me dënim prej 175 vjetësh burgim.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se dënimi nuk do të jetë më i gjatë se 63 muaj. Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka bërë thirrje për lirimin e tij, derisa presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë muajin e kaluar se po shqyrton kërkesën e Australisë që akuzat të pezullohen, ndonëse zyrtarët amerikanë kanë përsëritur disa herë se kjo çështje i takon Departamentit të Drejtësisë. E përditshmja amerikane, Wall Street Journal ka thënë në mars se Departamenti i Drejtësisë është duke konsideruar zbutjen e dënimit, në rast të pranimit të fajësisë, mirëpo ekipi ligjor i Assange-it ka thënë se nuk ka indikacione që autoritetet amerikane dëshirojnë të zgjidhin ashtu këtë rast./ REL

julian assange

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin