LIVE UPDATES
Bota

Chollet për Financial Times: Këto janë hapat që duhet të merren për të arritur dialogun

SHBA-të, sipas Chollet, e dinë mirë rolin e Rusisë, e cila mbështet Serbinë.

13 January 2023, 11:17 Nga a.l
Chollet për Financial Times: Këto janë hapat që duhet
Derek Chollet

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, po rrisin presionin diplomatik ndaj Kosovës dhe Serbisë për të parandaluar “metastazimin e dhunës”, pas situatës së krijuar në Veri në dhjetor të vitit të kaluar në një rajon si Ballkani Perëndimor, ku Rusia ka ende ndikim.

“Ne ishim të shqetësuar për metastazimin e dhunës. Gjëja e fundit që secili prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke pasur parasysh se ne kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, jo shumë larg Gadishullit Ballkanik”, ka deklaruar Chollet, në një bisedë me gazetarin, Marton Dunai, nga prestigjiozja britanike “Financial Times”.

Chollet, diplomati amerikan i rangut më të lartë i cili vizitoi rajonin gjatë kësaj jave, ka përshkruar situatën e krijuar në Veri të Kosovës në dhjetor si “të kthjellëta për shumë njerëz”.

“Ne nuk duam të gjendemi përpara një diplomacie që de-eskalon kriza. Së pari, targat, pastaj barrikadat, nuk duam diçka tjetër në javën e ardhshme”, ka shtuar Chollet.

Sipas tij muajt e fundit kishte një mundësi të rrallë të arritjes së një marrëveshjeje, pasi Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të linin mënjanë çështjen e targave duke u fokusuar në marrëveshjen të bazuar në propozimin franko-gjerman.

“Unë mendoj se ka një rrugë të mesme që mund ta ndjekim, përndryshe nuk do të investonim në këtë çështje ashtu siç po e bëjmë”, ka pohuar Chollet duke shtuar se ai është optimist se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë e realizueshme.

Diplomati amerikan, ndër të tjera për Financial Times, ka përshkruar hap pas hapi se si mund të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë duke marrë për bazë propozimin franko-gjerman.

“Hapi i parë është që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet pa e njohur plotësisht njëra-tjetrën, siç kanë bërë vendet e tjera. Të paktën si hap fillestar, kjo është një mënyrë për ta vendosur Kosovën në rrugën euroatlantike”.

Për të arritur këtë, argumenton më tej Chollet, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis.

“Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të sovranitetit, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj serbë autonomi më të madhe, në veçanti një Asociacion formal për komunat me shumicë serbe në Veri të vendit. Për këtë të fundit unë i thash kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se ka një urgjencë të madhe për ta krijuar atë. Ata kuptojnë rëndësinë e kësaj”, ka treguar Chollet.

SHBA-të, sipas Chollet, e dinë mirë rolin e Rusisë, e cila mbështet Serbinë.

“Megjithatë Serbia, e varur prej kohësh nga energjia ruse, ka filluar të diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe të zvogëlojë mbështetjen ruse. Kjo e ka lënë çështjen e Kosovës si levën e fundit që Moska ka mbi Beogradi, një aspekt që nuk i ik Uashingtonit”, ka pohuar ai.

Prandaj shton më tej Cholllet, një arsye se pse ShBA-të insistojnë në një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht heqja e levës së Rusisë nga Serbia./Albanianpost.com

derek chollet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin