25 February 2023, 11:31
Nga DOSJA

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se i ka thënë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tani është koha për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai i ka bërë këto deklarata në Tëitter, pas bisedës së zhvilluar më 24 Shkurt. “Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që i kanë arritur në kuadër të dialogut, përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Biseda Chollet-Kurti është zhvilluar tri ditë para takimit të konfirmuar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Në postimin e Cholletit është thënë se ai ka përmendur sërish mbështetjen amerikane për një takim konstruktiv, që konfirmon përkushtimin e palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se në takimin e 27 Shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohI njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.
Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.
Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL
derek chollet
Bota
25 February 2023, 11:26
A.B
Në takimin e paralajmëruar për 27 shkurt në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të...
Bota
25 February 2023, 10:59
A.B
Ilaci
SHBA- Ozempic, ilaç i cili është miratuar për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe që është i programuar t&e...
Bota
25 February 2023, 10:06
A.B
Pallati i shkaterruar
TURQI- Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë...
Bota
25 February 2023, 09:49
A.B
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po ofron një propozim prej 12 pikash për t’u dhënë fund ...
Bota
25 February 2023, 08:51
A.B
Alexander Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të mbërrijë në Kinë më 28 shkurt p&...
Bota
25 February 2023, 08:40
A.B
Te burgosurit
SALVADOR- Një mega-burg në El Salvador ka hapur dyert për 2000 të burgosurit e tij të parë të anëtar&...
Bota
25 February 2023, 07:54
A.B
Joe Biden
SHBA- Joe Biden ka konfirmuar synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në presidencën&n...
Bota
25 February 2023, 07:37
A.B
Mbledhja
MALTA- Ambasadori rus, Vasily Nebenzya ndërpreu një minutë heshtje në OKB, që po mbahej për të shënuar nj&...
Bota
25 February 2023, 07:35
A.B
Ata janë të ndërgjegjshëm, të varfër dhe të ndërlikuar. Bizneset duhet të marrin shënime, shkruan The Econom...
Bota
25 February 2023, 07:28
A.B
Joe Biden
UKRAINË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dërgojnë informacionin e mundshëm të...