LIVE UPDATES
Bota

Cilat janë 22 gratë e vrara në Holandë, Belgjikë e Gjermani?

Këto gra kanë vdekur me dhunë, por identiteti i tyre nuk dihet. Për këtë arsye policia gjermane, holandeze dhe belge nisën së bashku fushatën "Identify me” në maj të këtij viti. Kësaj  fushate iu bashkua edhe Interpoli.

31 August 2023, 08:11 Nga A.B

Cilat janë 22 gratë e vrara në Holandë, Belgjikë e

Kush është gruaja, trupi i së cilës u gjet nga një motoçiklist në pyllin pranë Hagenit në qershor 1997 - e përdhunuar, e mbytur, më pas e djegur me benzinë? Kush është gruaja, eshtrat e së cilës u gjetën në një moçal afër Këlnit në tetor 2001, që qëndroi e vdekur atje për një kohë të gjatë, ndërsa u gjet vetëm skeleti i saj? Dhe kush është gruaja trupin e së cilës uji e solli në brigjet e lumit Weser në Bremen në 2002?

Këto gra kanë vdekur me dhunë, por identiteti i tyre nuk dihet. Për këtë arsye policia gjermane, holandeze dhe belge nisën së bashku fushatën "Identify me” në maj të këtij viti. Kësaj  fushate iu bashkua edhe Interpoli.

Një kërkim në mbarë botën është duke u zhvilluar për gjithsej 22 viktima të panjohura që janë gjetur në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë gjatë dekadave të fundit.

Interpoli llogarit se ato janë gra të nacionaliteteve të ndryshme

"Kjo është hera e parë që Interpoli nxjerr informacion nga 'Të dhënat e Fshehta', zakonisht të rezervuara për forcat e policisë kombëtare, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të ndihmuar në identifikimin e këtyre grave, me qëllim që kriminelët të nxirren para drejtësisë për vrasjet e tyre," tha ai. DW.

Kjo fushatë në Gjermani mbështetet edhe nga emisioni i njohur televiziv "Aktenzeichen XY...ungelöst" në të cilin që nga viti 1967 janë rikonstruktuar rastet e krimeve të pazbardhura dhe tani vrasjet e gjashtë viktimave të gjetura në Gjermani. Edhe pse ende asnjë grua nuk është identifikuar, ka gjithnjë e më shumë të dhëna.

"Që nga nisja e fushatës janë pranuar më shumë se 500 mesazhe, disa prej të cilave përmbajnë informacione të vlefshme. "Të gjitha këto raste të pazgjidhura mund të kenë një sfond ndërkombëtar, për shembull, që gratë nuk janë nga vendi ku u gjet trupi, ose mund të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore”, kumtoi Interpoli.

Identifikimi i viktimave

Informatat nga qytetarët arrijnë edhe tek organet e hetimit, tha për DW, Anja Allendorf nga policia gjermane. Krimet e pazgjidhura si këto, disa prej të cilave janë disa dekada të vjetra, quhen "raste të ftohta". Por hetuesit shpesh arrijnë të gjejnë gjurmë të reja edhe pse duket sikur ka kaluar një përjetësi nga krimi.

Një i dyshuar u arrestua së fundmi në Schweinfurt - 45 vjet pas vrasjes së një 18-vjeçari. Për rastet e grave të panjohura të përfshira në këtë fushatë, kjo do të thotë: nëse ato identifikohen, do të jetë çelësi për zbulimin e autorëve, thotë Allendorf.

"Identifikimi i viktimës është sigurisht gjëja kryesore. Vetëm atëherë mund të nisin hetime të mëtejshme në lidhje me krimin apo autorin. Vetëm atëherë dihet se nga vjen gruaja, ku mund të ketë qenë në momentin e veprës penale, në cilin mjedis ka jetuar apo punuar”, shpjegon Anja Allendorf.

Fushata fokusohet në identifikimin e viktimave

Policia gjermane supozon se gratë e vrara vijnë nga Evropa Lindore, Afrika apo Azia dhe se pjesën më të madhe të jetës nuk e kanë kaluar në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Fakti që ato nuk janë në listën e personave të zhdukur për Allendorfin është një tregues i qartë se ato nuk kanë pasur kontakte intensive në këto vende evropiane. Ajo thekson se fokusi i fushatës tani për tani nuk është hetimi, por identifikimi i viktimave.

"Nuk duhet të harrojmë se identifikimi i viktimave nënkupton edhe informimin e të afërmve. Për ne është një kriter shumë i rëndësishëm që familjet të kenë mundësi të përballen me këto krime për këto gra, nëna apo vajza dhe që viktimat të mos futen në varre pa emër. E gjithë kjo nuk ka ndodhur ende”.

Mundësi të reja teknologjike

Fakti që "rastet e ftohta” mund të zgjidhen edhe pas disa dekadash ka të bëjë me mundësitë e reja teknologjike. Me këtë fushatë, viktimat nga Gjermania më në fund fituan fytyrën - të ashtuquajturat rindërtime të indeve të buta të fytyrës u bënë duke përdorur mbetjet e gjetura në institute shumë të specializuara. Në këtë mënyrë, publiku mund të njohë viktimat.

Ka dhe analiza të ADN-së. "Që nga fundi i viteve 80, ne kemi qenë në gjendje të marrim ADN-në nga indet e dhëmbëve dhe kockave dhe të krijojmë një profil të personit të vdekur. "Që nga viti 1992, baza jonë e të dhënave përmban profile të ADN-së të personave të zhdukur dhe kufomave të paidentifikuara," thotë Allendorf. Profilet e ADN-së dërgohen në bazën ndërkombëtare të të dhënave të ADN-së të Interpolit në Lion. "Në këtë mënyrë ne mund të përcaktojmë nëse profili i ADN-së së një kufome përputhet me atë të personit të zhdukur."

Viktima është identifikuar edhe pas më shumë se gjysmë shekulli

Në SHBA ka shkaktuar bujë së fundmi rasti i një gruaje të vrarë, identiteti i së cilës është zbardhur pas më shumë se gjysmë shekulli. Eshtrat e saj u gjetën në Florida në vitin 1969 në një valixhe të madhe të zezë, të mbështjellë në një qese të madhe plastike. Kur hetuesit rihapën hetimin dhe gjetën një mostër flokësh që nuk ishte analizuar kurrë, ata e identifikuan atë si Sylvia June Atherton. I gjetën edhe të afërmit e saj të gjallë.

Lajme të tilla inkurajojnë Anja Allendorf: "Ne arritëm publicitetin më të madh të mundshëm me fushatën e filluar. Tani ndoshta edhe pas gjithë kësaj kohe do të dalë dikush që di diçka për këto raste. Ndoshta kështu marrim informacionin kyç, në mënyrë publike apo dhe anonime. Kjo do të shpaguante të gjithë mundin që po investojmë në këtë fushatë”.

/DW

gra te vdekura holand belgjike gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin