LIVE UPDATES
Bota

Cilët janë kandidatët republikanë që konkurrojnë për president në SHBA?

Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari Donald Trump, përballet me katër padi penale të veçanta një zhvillim i paprecedentë për një ish-President të Shteteve të Bashkuara.

30 August 2023, 07:17 Nga A.B

Cilët janë kandidatët republikanë që konkurrojnë

Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtarisht nga partia e tyre për t'u përballur me Presidentin demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit 2024. Më poshtë gjeni një listë me kandidatët kryesorë.

Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari Donald Trump, përballet me katër padi penale të veçanta një zhvillim i paprecedentë për një ish-President të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë ai e ka përqafuar këtë fakt dhe ka bërë përpara me kandidimin. Paditë penale në ngarkim të tij i kanë rritur popullaritetin në mesin e republikanëve, duke e bërë atë kandidatin kryesor në garën brenda partisë, me një diferencë të ndjeshme me rivalët e tij.

Trump i ka quajtur aktakuzat pjesë të një gjueti shtrigash me motive politike që synojnë ta pengojnë atë që të kërkojë një mandat të dytë katërvjeçar, një pohim që Departamenti i Drejtësisë e ka hedhur poshtë. Si një tregues i pozitave të forta të tij brenda partisë, vetëm dy prej rivalëve në debatin e parë presidencial republikan, thanë se nuk do ta mbështesnin atë për të qenë kandidati zyrtar i partisë, nëse do të dënohej nga drejtësia.

Trump është zotuar të zbatojë kufizime më të ashpra lidhur me imigracionin si dhe ndaj tregtisë me Kinën si dhe të hakmerret politikisht ndaj atyre që ai mendon se i kanë bërë keq. Ish-presidenti gëzon një kontroll të fortë të krahut të djathtë të partisë së tij, por do të përballej me probleme kur bëhet fjalë për të siguruar mbështetjen e të moderuarve dhe të pavarurve në zgjedhjet e përgjithshme, nëse do të siguronte emërimin zyrtar nga Partia Republikane.

Pas një fushate të mbushur me probleme teknike që nisi në muajin maj në rrjetin social ‘Twitter’, që tashmë quhet ‘X’, zoti DeSantis ka një qasje edhe më konservatore se Trump për një sërë çështjesh kryesore sociale, si aborti. Por fushata e tij e mirëfinancuar ka hasur në vështirësi për të fituar mbështetje dhe donatori i tij kryesor ka thënë se nuk do t'i japë guvernatorit të Floridës më shumë para, nëse ai nuk miraton një qasje më të moderuar.

Dyzet e katër vjeçari Ron DeSantis, është rivali kryesor i zotit Trump, por renditet pas tij me rreth 40 për qind më pak mbështetje, sipas sondazheve të opinionit publik. Ai ka shkarkuar anëtarë të personelit dhe ka rifreskuar fushatën e tij disa herë që nga muaji maj, por këto hapa kanë bërë pak për të forcuar pozitat e tij. Fushata e zotit DeSantis thotë se është përqendruar tek frenimi i zotit Trump në Ajoua, ku Partia Republikane pritet të mbajë në janar garën e parë në kuadër të emërimit të kandidatit zyrtar të partisë.

Pence mbante detyrën e nënpresidentit gjatë administratës Trump. Ai u nda me ish-shefin e tij, për shkak të sulmit të dhunshëm të mbështetësve të zotit Trump ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021. Atë ditë zoti Pence ndodhej brenda në godinë, duke kryesuar procesin e çertifikimit nga Kongresi të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që shpallte fitues Biden. Gjashtëdhjetë e katër vjeçari thotë se "historia do ta mbajë përgjegjës Donald Trump-in” lidhur me rolin e tij në këtë sulm.

Një konservator i vendosur, Mike Pence, ish-Guvernatori i shtetit të Indianës, po i bën thirrje për mbështetje komunitetit të krishterë ungjillor, por fushata e tij ka pasur vështirësi për të mbledhur para dhe ai ka ngecur në një shifër të ulët në sondazhet e opinionit.

Një ish-investitor dhe drejtues ekzekutiv në fushën e bioteknologjisë, zoti Ramaswamy, 38 vjeç, themeloi një firmë në vitin 2022 për t'i bërë presion kompanive që të braktisin iniciativat mjedisore, sociale dhe sistemin e rregullave, e praktikave me të cilat drejtohet dhe kontrollohet një kompani. Si një kandidat që vjen nga jashtë politikës, ai ka nxitur diskutime në bazë, si një alternativë e mundshme e zotit Trump. Ai është një mbështetës i zjarrtë i ish-presidentit dhe thotë se do të nxirrte një falje presidenciale për zotin Trump, nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

Ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut si dhe ish-ambasadorja në Kombet e Bashkuara gjatë administratës Trump zonja Haley, 51 vjeç, ka theksuar moshën e saj më të re krahasuar me zotin Biden dhe zotin Trump, si dhe prejardhjen e saj si vajza e një familje emigrantësh nga India.

 Haley ka fituar një reputacion në Partinë Republikane si një konservatore solide, e cila ka aftësinë për të trajtuar çështjet gjinore dhe ato që lidhen me racës, në një mënyrë më të besueshme se shumë nga rivalët e saj brenda partisë. Ajo gjithashtu e ka paraqitur veten si një mbrojtëse e palëkundur e interesave amerikane jashtë vendit. Por sondazhet tregojnë se zonja Haley ka një mbështetje të ulët njëshifrore në mesin e republikanëve.

I vetmi senator republikan me ngjyrë në Kongres, emri i tij është pak i njohur jashtë shtetit që përfaqëson, Karolinës së Jugut, por optimizmi dhe përqendrimi i tij tek bashkimi i Partisë së Republikane, e ka ndihmuar atë që të bëjë një dallim të dukshëm ndaj qasjes më agresive të zotit Trump dhe zotit DeSantis.

Mbështetësit e zotit Scott megjithatë, pranojnë se ndërsa sjellja e tij pozitive është një pikë e fortë që mund "të shesë’, ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të fituar. Pesëdhjetë e shtatë vjeçari Tim Scott, ka një 1% mbështetje mes republikanëve, sipas një sondazhi të agjencisë ‘Reuters’ dhe qendrës ‘Ipsos’.

Ish-guvernatori i Arkansasit nisi garën për Shtëpinë e Bardhë në prill me një thirrje që zoti Trump të tërhiqej për t'u marrë me padinë e tij të parë. Zoti Hutchinson, 72 vjeç, ka thënë se përvoja e tij në drejtimin e shtetit thellësisht konservator, është një provë se ai mund të zbatojë politikat për të cilat interesohen votuesit republikanë, duke përmendur uljen e taksave si dhe nismat për krijimin e vendeve të punës.

Megjithatë, emri i tij mbetet pak i njohur jashtë Arkansasit dhe nuk ka siguruar mbështetje nga republikanët e anketuar nga Reuters/Ipsos.

 Christie, 60 vjeç, ka shërbyer si këshilltar i fushatës presidenciale të zotit Trump, por u bë një kritik i zëshëm i ish-presidentit pas sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Ish-Guvernatori i Nju Xhersit dhe ish-prokurori federal ka shtuar sulmet e tij verbale teksa  Trump përballet me katër akuza penale. Zoti Christie gëzon një mbështetje prej rreth 1% në mesin e republikanëve (Reuters/Ipsos).

Zoti Burgum, 67 vjeç, po shërben në mandatin e tij të dytë si Guvernator i Dakotës së Veriut, pasi në vitin 2001 shiti biznesin e programeve kompjuterike ‘Microsoft Corp’. Një ithtar i taksave të ulëta dhe më pak rregulloreve, ai përpiqet ta portretizojë veten si një konservator tradicional, duke u përqendruar tek ekonomia dhe siguria kombëtare. Si një nga pretendentët më pak të njohur, ai merr pothuajse zero mbështetje në sondazhe.

Ish-ligjvënësi Do Hurd është një kritik i fortë i zotit Trump dhe republikan i moderuar, i cili ka përfaqësuar një distrikt kufitar të Teksasit deri në vitin 2020 kur zgjodhi të mos rikandidojë më. Dyzet e gjashtë vjeçari është kandidati i dytë me ngjyrë në garën e republikanëve, krahas zotit Scott dhe ashtu si zoti Suarez, nuk arriti të kualifikohej në debatin e parë./MARRE NGA VOA

kandidatet republikane shba zgjedhje ne shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin