LIVE UPDATES
Bota

Cili është ndikimi i falimentimit rus?

Duket se Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë të paguajë kreditorët, pasi asnjë bankë nuk merr përsipër transferimin e pareve të saj, thotë Jay Auslander, avokat i njohur falimentimesh në Nju Jork.

28 June 2022, 08:09 Nga A.B
Cili është ndikimi i falimentimit rus?
Rusia

Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik para një shekulli, duke u izoluar më tej nga sistemi financiar ndërkombëtar, pas sanksioneve të perëndimit për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Interesat fillimisht duhet të paguheshin më 27 maj, por dje përfundoi edhe periudha 30 ditore shtesë, që kredimarrësit kanë për të paguar borxhin, para se të shpallin falimentimin.

Duket se Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë të paguajë kreditorët, pasi asnjë bankë nuk merr përsipër transferimin e pareve të saj, thotë Jay Auslander, avokat i njohur falimentimesh në Nju Jork.

Muajin e kaluar Departamenti amerikan i Thesarit i mbylli Rusisë mundësinë për të paguar investitorët e huaj përmes bankave amerikane.

Në përgjigje zyrtarët rusë thanë se do t’i paguanin borxhet me rubla dhe e ofruan një mundësi të tillë. Rusia thotë se i ka paratë për të paguar borxhet, por sanksionet i kanë bllokuar fondet e saj.

Zyrtarët rusë nuk e quajnë këtë falimentim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëllimisht kanë krijuar pengesa artificiale, që Rusia të mos jetë në gjendje të paguajë interesat e borxit të saj të jashtëm, tha Ministri rus i Financave Anton Siluanov.

Ana tjetër e argumentit është se “kjo po ndodh për shkak të sanksioneve, por sanksionet janë plotësisht nën kontrollin e Moskës, në se ajo heq dorë nga sulmi ndaj Ukrainës”, thotë avokati Auslander.

Më poshtë janë gjërat kryesore që duhet të dini për falimentimin rus:

Rusia ka rreth 40 miliardë dollarë borxh në letra me vlerë, gati gjysma e tyre ndaj të huajve. Para fillimit të luftës, Rusia kishte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, shumica e të cilave të depozituara në shtete të tjera dhe tani janë të ngrira si rezultat i sanksioneve.

Rusia nuk ka dështuar të paguajë borxhet e saj ndërkombëtare, që nga Revolucioni Bolshevik, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia dështoi me borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990, por ishte në gjendje të rimëkëmbej pas ndihmave ndërkombëtare.

Praktikisht, Rusia ka muaj që në sytë e investitorëve të letrave me vlerë ka dështuar të paguajë, thotë Liam Peach, ekonomist i specializuar për tregjet evropiane në zhvillim tek organizata “Capital Economics”.

Kompoanitë e sigurimit që mbulojnë borxhin rus, prej disa javësh kanë paralajmëruar se rreziku i mos pagimit të borxhit arrinte deri në 80%, ndërsa agjencitë e vlerësimit si “Standard & Poor” dhe “Moody” e kanë vendosur borxhin rus në nivelin e letrave me vlerë me rrezikshmëri të lartë.

SI BËHET PËRCAKTIMI I FALIMENTIMIT TË NJË VENDI?


Agjencitë e vlerësimit janë ato që përcaktojnë falimentim, por ato tashmë e kanë ndaluar vlerësimin e Rusisë. Gjykatat po ashtu mund të shpallin falimentimin e një vendi. Mbajtësit e letrave me vlerë, ose kompanitë që i sigurojnë ato, mund t'i kërkojnë një komiteti përfaqësuesish të firmave financiare, që të vendosin nëse është fjala për vonesë pagimi dhe të kërkojnë kryerjen e tij, megjithatë kjo ende nuk trajtohet si deklaratë formale e falimentimit.

Komiteti i Përcaktimit të Derivateve të Kredisë, një grup industrie bankash dhe fondesh investimi mund të jetë njëri prej atyre, që bëjnë vlerësime të tilla duke paralajmëruar për një "incident kredie", thotë zoti Peach.

Paneli vendosi më 7 qershor se Rusia dështoi të paguante interesin shtesë për një pagesë të brë me vonesë, afati i së cilës ishte më 4 prill. Por, komiteti shtyu marrjen e veprimeve të mëtejshme për shkak të pasigurisë se si sanksionet mund të ndikonin në arritjen e ndonjë zgjidhjeje.

ÇFARË MUND TË BËJNË INVESTITORËT?

Mënyra formale për të deklaruar falimentim është nëse 25% ose më shumë e mbajtësve të letrave me vlerë thonë se nuk i kanë marrë paratë e tyre. Sapo të ndodhë kjo, falimentimi shtrihet edhe tek të gjitha letrat e tjera me vlerë të lëshuara nga Rusia jashtë vendit. Mbajtësit e letrave me vlerë mund të kërkojnë më pas një vendim gjykate për të zbatuar pagesën.

Në rrethana normale, investitorët dhe qeveria në falimentim zakonisht negociojnë një zgjidhje në të cilën zotëruesve të letrave me vlerë u jepen letra të reja që kanë më pak vlerë, por që të paktën u japin atyre një kompensim të pjesshëm.

Por sanksionet kanë ndaluar marrëdhëniet me ministrinë e financave të Rusisë. Dhe askush nuk e di se, kur do të përfundojë lufta, ose sa mund të vlejnë letrat me vlerë të falimentuara.

Në këtë rast, mospagesa dhe padia “mund të mos jetë zgjidhja më e mençur”, thotë avokati Auslander. Nuk është e mundur të negociosh me Rusinë dhe në të njejtën kohë ka kaq shumë të panjohura, kështu që kreditorët mund të vendosin "të presin tani për tani".

Investitorët që donin të dilnin nga borxhi rus, mund të kenë dalë prej kohe, por të tjerët, kanë mbetur me shpresën për të përfituar nga ndonjë zgjidhje në të ardhmen. Por tani për tani, ata mund të rrinë në heshtje, për të shmangur lidhjen me luftën.

Pasi një vend falimenton, ai mund të përjashtohet nga huamarrja në tregjet e letrave me vlerë derisa falimentimi të zgjidhet dhe investitorët të rifitojnë besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e qeverisë për të paguar. Por Rusia tashmë është shkëputur nga tregjet perëndimore të kapitalit, kështu që çdo rikthim në huamarrje është gjithsesi shumë larg.

Kremlini ende mund të marrë hua në rubla brenda vendit, duke u mbështetur kryesisht tek bankat ruse për të blerë bono thesari.

CILI DO TË ISHTE NDIKIMI I FALIMENTIMIT RUS?

Por falimentimi rus mund të ketë ndikim të vazhdueshëm duke shtuar presionin mbi tregjet globale të letyrave me vlerë dhe duke i bërë investitorët shumë më të përmbajtur në investime që konsiderohen të rrezikshme duke mos dashur të investojnë para dhe kjo ka “gjasa të mëdha të çojë në falimentime të mëtejshme në tregjet e tjera në zhvillim”, thotë Chris Wafer, analist i ekonomisë ruse tek firma këshilluese “Macro-Advisory”.

Sanksionet perëndimore, si pasojë e luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja të ikin nga Rusia, duke ndaluar tregtinë dhe lidhjet financiare të vendit me pjesën tjetër të botës. Falimentimi do të ishte një simptomë shtesë e këtij izolimi dhe problemi.

Falimentimi nuk do kishte ndikim në ekonominë ruse në këtë moment sepse ky vend, për shkak të sanksioneve, ka vite që nuk ka marrë hua ndërkombëtare.

Rusia tani po siguron fitime të mëdha nga shitja e naftës dhe gazit, thotë zoti Weafer.

Por, në aspektin afatgjatë, kur lufta të ketë mbaruar dhe Rusia të bëjë përpjekjet për përmirësim të ekonomisë, “kjo do jetë koha kur pasojat e falimentimit do të jenë problematike. Kjo ngjason me rastet kur një individ, apo një kompani, kanë histori të keqe të kreditit, do t’u duhen vite të tëra për të tejkaluar problemin”, thotë zoti Wafer./VOA

rusia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin