LIVE UPDATES
Bota

Condoleezza Rice: Agresioni rus duhet të marrë përgjigjen më të fortë të mundur

Ish-Sekretarja e Shtetit, Rice thotë se ndihma që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, është e konsiderueshme, por thotë se Uashingtoni duhet të veprojë më me urgjencë në plotësimin e nevojave të ushtrisë ukarinase. Ish-Sekretarja e Shtetit, Rice thotë se ndihma që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, është e konsiderueshme, por thotë se Uashingtoni duhet të veprojë më me urgjencë në plotësimin e nevojave të ushtrisë ukarinase.

13 January 2023, 21:13 Nga I.A
Condoleezza Rice: Agresioni rus duhet të marrë përgjigjen më
Condoleezza Rice

SHBA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me më shumë urgjencë për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj për të zmbrapsur agresionin rus. Zonja Rice, e cila shërbeu në administratën republikane të ish-Presidentit George W. Bush thotë në një intervistë me gazetaren e shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës, Tatiana Vorozhko se perëndimi nuk duhet të druhet të përgjigjet me forcë ndaj Presidentit Putin, për agresionin dhe shkeljen e normave ndërkombëtare.

Ish-Sekretarja e Shtetit, Rice thotë se ndihma që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, është e konsiderueshme, por thotë se Uashingtoni duhet të veprojë më me urgjencë në plotësimin e nevojave të ushtrisë ukarinase.

“Ne duhet t'i japim Ukrainës mjetet që i nevojiten në mënyrë që të vazhdojë të zmbrapsë agresorin rus. Më lejoni t'ju jap vetëm një shembull: ndoshta mund të kishim parashikuar muaj më parë se Ukraina do të kishte nevojë për mbrojtje ajrore, sepse e vetmja gjë që i mbetej Vladimir Putinit ishte të përdorte taktika terroriste dhe të ndërmerrte sulme me raketa kundër qendrave civile ukrainase”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Zonja Rice thotë se historia tregon se sulmet e paprovokuara dhe sfidat ndaj shtetit ligjor dhe rendit ndërkombëtar nuk duhet të injorohen. Ajo përmend si shembuj Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001.

“Këtë herë askush nuk po kërkon trupat tona. Ukrainasit janë të gatshëm të luftojnë dhe të vuajnë për të mbrojtur një sistem ndërkombëtar në të cilin nuk është e pranueshme të shkatërrosh fqinjin tënd më të vogël me forcë ushtarake”.

Ajo thotë se Amerika ka një interes të jashtëzakonshëm t'u dërgojë mesazhin rusëve, se kjo nuk do të lejohet. Zonja Rice e kundërshton argumentin se provokimi i mëtejshëm ndaj presidentit rus, Putin do të rriste gjasat për opsionin bërthamor. Ajo thotë se asgjë nuk e ka frenuar atë, por se nuk mendon se ai do të përdorë armë bërthamore.

“Për Putinin, çuditërisht pozicioni i tij në shkallë ndërkombëtare ka rëndësi. Nëse e bënte një gjë të tillë, ai do ta bënte Rusinë një Kore të madhe Veriore një shtet të pafavorshëm për të ardhmen. Dhe Putini është paralajmëruar jo vetëm nga ne, por edhe nga indianët nga kinezët, se opsioni bërthamor as që duhet të merret në konsideratë”, thotë ajo.

Rusia ka propozuar negociata për t’i dhënë fund luftës, një propozim që është konsideruar hipokrizi nga Ukraina dhe perëndimi, duke pasur parasysh se forcat ruse vazhdojnë agresionin ndaj Ukrainës. Zonja Rice thotë se “diplomacia e negociatave ndjek situatën në terren, jo anasjelltas” dhe rrjedhimisht ky nuk është momenti për negociata.

“Mendoj se duke pasur parasysh se populli ukrainas ka vuajtur, ka pësuar krime lufte, ka vuajtur shkatërrimin e territorit të tij, qyetarët e të cilit janë marrë nga rusët, ne si amerikanë nuk mund ta mbështesim idenë e negociatave në këto kushte. Detyra jonë është të ndihmojmë Ukrainën”, thotë ajo.

Zonja Rice, e cila e ka takuar personalisht dhe e njeh presidentin rus, thotë se nuk beson se ai është joracional, por se ambicjet e tij ideologjike për të rikthyer perandorinë ruse, janë të rrezikshme, pasi në botëkuptimin e tij nuk mund të kesh perandori ruse pa Ukrainën.

“Kjo do të thotë se është diçka thellësisht emocionale dhe ndoshta për momentin e panegociueshme në mënyrën e tij të të menduarit, dhe prandaj duhet ndihmuar Ukraina dhe atij duhet t’i tregohet se kjo nuk do të jetë e mundur dhe pavarësisht se sa sa do të donte ta arrinte këtë, nuk do të ndodhë”, thotë ajo.

Në vitin 2008, kur zonja Rice ishte Sekretare e Shtetit në administratën e ish-presidentit George Bush, në deklaratën përfundimtare të takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit, u tha se Gjeorgjia dhe Ukraina do të bëheshin anëtare të NATO-s. Disa thonë se kjo e provokoi presidentin rus, por zonja Rice thotë se ai ishte veprimi i duhur. Megjithatë ajo mendon se në momentin aktual, fokusi duhet të jetë tek fitorja e Ukrainës.

“Do të vijë koha, dhe presidenti Zelenskyy e ka thënë këtë, që do të na duhet të mendojmë se si ta sigurojmë Ukrainën në të ardhmen, çfarë lloj garancish sigurie duhet të ketë. Por mendoj se kjo duhet bërë në një moment tjetër. Le të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të zmbrapsur agresionin dhe për ta bërë këtë me një ndjenjë urgjence në mënyrë që kur të arrijmë në periudhën e rindërtimit pas luftës në Ukrainë, ajo të jetë në një pozicion më të fortë”, thotë ajo.

Zonja Rice thotë se ajo do të kishte dashur të shihte një përgjigje më të fortë nga Shtetet e Bashkuara, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, kur në pushtet ishte administrata demokrate e presidentit Barack Obama, por shton se pas aneksimit ndihma perëndimore e bëri më të fortë dhe moderne ushtrinë ukrainase.

“Mendoj se Ukraina filloi të shëronte disa nga konfliktet e saj të brendshme dhe u shfaq qartë një ndjenjë e fortë e identitetit kombëtar ukrainas, madje edhe me ata në lindje. Dhe kështu, megjithëse do të kisha shpresuar që të kishim bërë më shumë, ajo nuk ishte kohë e humbur”, thotë ajo.

Zonja Rice thotë se Amerika është në krah të popullit ukrainas dhe se Shtetet e Bashkuara do të jenë në krah të Ukraimës, kur agresioni rus të zmbrapset dhe të jetë koha për të rindërtuar.

Marrë nga VOA

condoleezza rice george w. bush lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin