16 December 2022, 22:22
Nga I.A
Laura Cooper
SHBA- Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës të enjten se është bërë më urgjente stërvitja më e avancuar e forcave ukrainase, pasi Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e trupave ukrainase që stërviten nga ushtria amerikane. Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Cooper i tha Zërit të Amerikës se tani "është një situatë krejtësisht e ndryshme" përsa i përket aftësive të forcave ukrainase krahasuar me vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kur Shtetet e Bashkuara filluan të stërvisnin trupat ukrainase.
Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder, u tha gazetarëve të enjten se duke filluar nga janari, Shtetet e Bashkuara do të rrisin në nivel batalioni stërvitjen mujore të trupave ukrainase në Gjermani, duke përfshirë edhe stërvitjet "taktike të avancuara të fushëbetejës" me municion real.
“Dimri do të jetë një kohë shumë dinamike. Disa njerëz mendojnë për dimrin si një kohë për t’u rikuperuar dhe përgatitur fizikisht, por ne nuk shohim asnjë shenjë se ukrainasit do të ndalen dhe sigurisht që presim që edhe rusët të bëjnë përpjekje për të zgjeruar terroritorin e kontrolluar", tha zonja Cooper, në një intervistë eksluzive për Zërin e Amerikës.
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës miliarda dollarë mbështetje ushtarake, përfshirë armë të mbrojtjes ajrore dhe artileri të rëndë.
Zyrtarja e Pentagonit nuk pranoi ta konfirmonte raportimin e Zërit të Amerikës, të bazuar në komentet e zyrtarëve amerikanë që këtë javë folën në kushte anonimiteti, se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” në Ukrainë për të ndihmuar në asgjësimin e raketave ruse.
“Por unë mund të pohoj se mbrojtja ajrore është përparësia jonë kryesore dhe ne po shqyrtojmë një numër mënyrash për të mbështetur Ukrainën me pajisje që i plotësojnë nevojat e saj të mbrojtjes ajrore. Sistemi i raketave tokë-ajër, “NASAMS” ishte pjesë e kësaj përpjekjeje”, tha ajo, duke shtuar se ndihma amerikane ka evoluar për të përmbushur nevojat e reja të fushëbetejës.
Zonja Cooper konfirmoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kishin dërguar Ukrainës pjesë nga një sistem S-300 për të ruajtur aftësitë e tyre të mbrojtjes ajrore përpara se ta furnizonin ushtrinë ukrainase me sistemin e raketave “NASAMS”.
“Në pranverë, ne u dërguam ukrainasve pjesë rezervë për të mirëmbajtur sistemet e tyre S-300 në funksion. Por sistemi i raketave tokë-ajër “NASAM” është një aftësi vërtet e sofistikuar perëndimore që ukrainasit kanë qenë në gjendje ta përdorin menjëherë në mënyrë jashtëzakonisht efektive kundër kërcënimeve nga raketat ruse dhe dronët", tha ajo.
Shtetet e Bashkuara ndihmuan në përpjekjet për të bindur Sllovakinë që t'ia jepte forcave ukrainase sistemin e saj raketor S-300 në këmbim të furnizimit me sistemin më të sofistikuar amerikan të raketave, “Patriot”.
Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po planifikojnë t'i ofrojnë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, si sistemin e raketave taktike me vetëdrejtim “ATACMS”. Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë sistemet e raketave “GMLRS”, që kanë një rreze veprimit prej 90 kilometrash. Sistemi raketor “ATACMS” ka një rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.
“Në këtë pikë, ne e shohim sistemin (raketor) “GMLRS” si shumë efektiv në arritjen e shumicës së objektivave që Ukraina ka nevojë t’i godasë. Kështu që, në këtë pikë, ne do të ofrojmë sistemin raketor ‘GMLRS’”, tha ajo për Zërin e Amerikës.
Në lidhje me taktikat ruse në Ukrainë, zonja Cooper tha se Moska në thelb po përdorë të gjitha mjetet dhe metodat e saj "pavarësisht numrit të madh të viktimave me të cilat po përballen".
Marrë nga VOA
laura cooper lufta ukraine-rusi
Bota
16 December 2022, 21:49
I.A
Eva Kaili
BRUKSEL- Detaje të reja për deklaratën e parë të Eva Kailit për autoritetet belge po “shohin” drit&eum...
Bota
16 December 2022, 21:28
I.A
Pamje nga vendi i ngjarjes
ANGLI- Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy djem të rinj u gjetën të vdekur sot në nj&eum...
Bota
16 December 2022, 21:23
I.A
Foto ilustruese
SPANJË- Një prift fajësoi verën e kungimit pse humbi kontrollin e makinës së tij dhe goditi pesë makina ...
Bota
16 December 2022, 21:10
I.A
Kanabis
MALI I ZI- Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot në Mal të Zi për trafik droge. Dyshohet se anëtar&eu...
Bota
16 December 2022, 21:05
I.A
KFOR
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se gjatë kësaj jave ka dërguar trupa shtesë dhe...
Bota
16 December 2022, 20:57
I.A
Amber McLaughlin
SHBA- Gruaja e parë transgjinore e paracaktuar për ekzekutim në SHBA po i bën thirrje guvernatorit të Misurit p&e...
Bota
16 December 2022, 20:50
I.A
Viktor Orban
SHBA- Shoqata më e madhe dhe më e vjetër e të rinjve republikanë në Shtetet e Bashkuara i dha ç...
Bota
16 December 2022, 20:42
I.A
Foto ilustruese
SPANJË- Aborti ka qenë i ligjshëm në Spanjë që nga viti 2010. Para se të legalizohej, abortet lejoheshin...
Bota
16 December 2022, 20:36
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
Bota
16 December 2022, 19:44
I.A
Policia
ANGLI- Viktimat e një vrasjeje të trefishtë të dyshuar në Northamptonshire besohet të jenë 35-vjeçarja An...