30 August 2022, 09:49
Nga A.B

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.
Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit.
“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të shtunën se “Serbia kishte rënë dakord të shfuqizonte dokumentet hyrëse/dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore”.
Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë shpresojnë që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje konstruktive për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për çështjen e targave të makinave./VOA
kosove-serbi dash
Bota
30 August 2022, 09:31
A.B
Termet
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës righter ka goditur ditën e sotme Greqinë. Epiqendra e të...
Bota
30 August 2022, 09:25
A.B
Karnavale
BRITANI E MADHE- Sulm me thikë gjatë zhvillimit të karnavalin Notting Hill. Një person ka ndërruar jetë ndërsa...
Bota
30 August 2022, 09:13
A.B
Foto ilustruese
KOSOVË- Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare ishte duke ecur teksa u ndalua e pas...
Bota
30 August 2022, 09:02
A.B
Policia
KOSOVË- Përdhunohet një tjetër vajzë në Kosovë. Policia informon se ka qënë vetë viktima ajo e c...
Bota
30 August 2022, 08:23
s.s
Mbetjet e një ndërtese të lashtë romake të shkatërruar nga një cunami në shekullin e III pas Krishtit, të gjetura...
Bota
30 August 2022, 07:20
s.s
Muqtada al-Sadr
IRAK- Udhëheqësi politik dominues irakian Muqtada al-Sadr është tërhequr nga politika mes një bllokimi t...
Bota
30 August 2022, 07:07
s.s
Demi në Florida
SHBA- Spektatorët në një shfaqje në Panairin e Floridës përjetuan një tmerr teksa një...
Bota
30 August 2022, 07:25
A.B
Berat Buzhala
KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, aty ku 5 burra...
Bota
29 August 2022, 22:36
I.A
Gabriel Escobar
SERBI- I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se pas biseda...
Bota
29 August 2022, 22:18
I.A
Luani
GANË- Autoritetet në Ganë po hetojnë pasi një burrë u sulmua për vdekje nga një luan pasi u ngjit në nj&...