LIVE UPDATES
Bota

"Deklarata për Ukrainën pa Hungarinë!" Samiti "urgjent" i Brukselit dje/ BE mbështet planin: Do të rrisim gatishmërinë për mbrojtje

Krerët e vendeve të BE-së mbështesin planet për rritjen masive të shpenzimeve për mbrojtjen. Në një deklaratë të veçantë vendet e BE-së pa Hungarinë ranë dakord për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës.

7 March 2025, 08:19 Nga M.B
"Deklarata për Ukrainën pa Hungarinë!" Samiti
Presidenti i Ukrainës, Volydymir Zelensky, i cili mori pjesë në samitin e krizës në Bruksel me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së Antonio Costa

BRUKSEL- Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së parimisht kanë hapur rrugën për armatimin e Europës. 27 vendet anëtare u shprehën të gatshëm në samitin e krizës në Bruksel që t'i rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. BE "do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme për mbrojtje, do të zvogëlojë varësinë strategjike, do të plotësojë boshllëqet e kapaciteteve kritike dhe do të forcojë bazën europiane të teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes", thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Përkundër rezistencës së Hungarisë të 26 vendet e tjera ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. Sfondi i kësaj ka të bëjë me ndërprerjen e përkoshme të ndihmave ushtarake nga SHBA-ja për Ukrainën si dhe afrimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin. Putin përpara më shumë se tre vjetësh ka nisur luftën sulmuese ndaj Ukrainës.

Dy deklarata të veçanta

Të 27 vendet anëtare mbëstesin propozimin e presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyenpër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Presidentja e Komisionit u ngarkua nga krerët e vendeve anëtare që menjëherë të parashtrojë propozimet e detajuara konkrete për është vendosur. Von der Leyen pati propozuar zbutjen e rregullave në BE üër borxhin si dhe stimuj të tjerë për rritjen e shpenzimeve kombëtare për mbrojtjen nga vendet anëtare. Gjithsej ajo do të mobilizohen deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen kundër një agresioni të mundshëm të Rusisë.

Deklarat për Ukrainën pa Hungarinë

Në deklaratën e dytë 26 vendet anëtare, pa Hungarinë, ranë dakord që të mbështesin plotësisht Ukrainën në qëllimin e saj për një paqe të drejtë dhe të qendrueshme. Krerët e vendeve anëtare theksojnë në të, se nuk mund të ketë zgjidhje paqeje pa Ukrainën dhe europianët. Kryeministri hungarez Viktor Orban refuzoi si i vetmi që ta mbështesë këtë deklaratë. Orban europianëve të tjerë më parë në platformen X i akuzoi, se duan ta zgjasin luftën në Ukrainë. Ai në të kundërt ashtu si dhe presidenti i SHBA-së Trump duan "paqen". Orban shkruan për një "hendek transatlantik ndërmjet shumicës së Europës dhe SHBA-së".

Trump akuzon Ukrainën, se nuk ka interes t'i jepet fund luftës sulmuese ruse. Rusia megjithatë tregohet e gatshme për bisedime dhe do të vazhdojë të arrijë të gjitha objektivat e luftës. Ukraina dhe shumica e shteteve europiane e refuzojnë fundin e luftës me kushtet e Rusisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz në Bruksel tërhoqi sërish vëmendjen në Bruksel (06.03.2025) nga një "paqe diktati".

"Kthesë për sigurinë e Europës"

Në fillim të samitit von der Leyen u shpreh për një kthesë në sigurinë e Europës. "Ky është një çast vendimtar për Europën", tha ajo. "Europa po përballet me një rrezik të qartë aktual." Ndaj Europa duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten. Gjithashtu Europa duhet ta vendosë veten edhe në situatën e Ukrainës, kjo për të mbrojtur veten. Krahas përfaqësuesve të vendeve të BE-së në samit mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. "Unë dua të falenderoj të gjithë kryetarët e shteteve dhe të qeverive europiane", tha ai. "Ato që në fillim të luftës na kanë mbështetur fuqishëm, Gjatë gjithë kësaj kohe dhe në javët e fundit kanë qendruar në anën tonë."/ DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin