LIVE UPDATES
Bota

Deputeti i Bundestagut: Kurti e Vuçiç po bëjnë lojë të rrezikshme në rajon

Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.

15 July 2023, 11:51 Nga a.l
Deputeti i Bundestagut: Kurti e Vuçiç po bëjnë lojë
Josip Juratovic

Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.

DW: Zoti Juratoviç, ju e keni mbështetur kryeministrin kosovar Albin Kurti. BE-ja dhe Gjermania tani kane vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të politikave të Kurtit në veri të vendit. Cili eshte komenti juaj?

Josip Juratovic: Para së gjithash, duhet thënë se këto nuk janë masa ndëshkuese, por thjesht kushtëzim fondesh. Qëllimi është dërgimi i një sinjali në Kosovë. Sinjale të ngjashme po dërgohen edhe në Serbi. Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi nevojë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi nevojë për partnerë që japin një kontribut konstruktiv për stabilitetin. Aksionizma, si ajo e Kurtit në veri me dërgimin e kryetarëve të komunave, janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiç po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin.

Ju sapo përmendët dërgimin e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në komunat me shumicë serbe, ku u plagosën rëndë edhe disa ushtarë tëKFOR-it. Por, autorët e dyshuar ishin protestuesit serbë të kontrolluar nga Beogradi. Përse BE dënon Kurtin e jo Serbinë për këtë incident?

Josip Juratovic: Para së gjithash, më vjen keq që ushtarët tanë, pavarësisht se nga vijnë, edhe dekada pas luftës, duhet të përjetojnë dhunë, për shkak të lojërave që bëjnë disa politikanë të çmendur. Kjo është e trishtueshme dhe e turpshme për të dy popujt. Për ne ka qenë gjithmonë e qartë se jo gjithmonë mund të llogarisje me Vuçiçin. Por u indinjuam kur pamë që Kurti i dërgoi kryetarët e bashkive në zyra pikërisht ditën kur në Serbi zhvilloheshin protestat (29.05.) dhe kur kundërdemonstrata e madhe e Vuçiçit dështoi. Sipas meje, kjo ishte një manovër për të hequr vëmendjen nga Serbia. Ajo i edhi në ndihmë vetëm Vuçiçit. Po krijohet përshtypja se as Vuçiçi dhe as Kurti nuk janë të gatshëm ose nuk janë të aftë të kontribuojnë për vendosjen e paqes. Unë mendoj se arsyeja është se ata janë nën presionin e madh të forcave radikale. Në Serbi forcat radikale janë të lidhura me Kishën Ortodokse, ndërsa radikalët e Kurtit janë në diasporë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri të Madhe. Kjo më zemëron më së shumti. Ata janë kosovarë që janë rritur në Gjermani, vetë janë në siguri dhe kultivojnë një nacionalizëm që dëmton vetëm njerëzit që jetojnë në rajon.

Megjithatë, politika e Perëndimit në Kosovë është bërë shpesh shkas për pakënaqësi. Së fundmi edhe fakti që BE vendos të dënojë pikërisht Kosovën, që është vendi më demokratik në rajon. Cili është opinioni juaj?

Josip Juratoviç: Unë e besoj Albin Kurtin kur thotë se dëshiron të ndërtojë demokracinë dhe sundimin e së drejtës në Kosovë. Por ekziston një hendek midis dëshirës dhe realitetit. Sepse demokracia përfshin edhe të drejtat e njeriut, jo vetëm të serbëve, por edhe të ashkalinjve, romëve dhe pakicave të tjera që jetojnë në Kosovë. Shenja më e rëndësishme e një demokracie funksionuese është dialogu dhe kompromisi. Nëse arrihet një kompromis, ai duhet gjithashtu të mbrohet. Dhe Kosova është shumë larg prej kësaj gjendjeje.

Ju i referoheni marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Albin Kurti favorizon t’u japë serbëve në veri të drejta të ngjashme me ato që gëzojnë serbët në Kroaci. Mendoni se modeli kroat është i përshtatshëm për Kosovën?

Josip Juratovic: Nuk ka as model kroat, as model boshnjak e as model tjetër për Kosovën. Ajo që kemi është një marrëveshje që u arrit në Bruksel. Serbia dhe Kosova tani duhet të ulen në tryezë e të bisedojnë me njëra-tjetrën për këtë me qëllim që të gjejnë një zgjidhje që mund të implementohet nga të dyja palët

As hapi tjetër i Kurtit, si për shembull, klasifikimi i dy organizatave në veri si terroriste nuk u mirëprit nga BE ose Gjermania. Cili është mendimi juaj për këtë?

Josip Juratovic: Nuk kam dyshim se ka organizata kriminale në veri të Kosovës që do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar shfaqjen e një shteti demokratik funksionues. Megjithatë, është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se kush është dënohet dhe kush jo. Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në gjyqësor. Një gjyqësor i pavarur dhe funksionues dhe respekti për shtetin e së drejtës janë themelore për një demokraci.

Çfarë mund të bëjë Gjermania dhe ju si deputet në Bundestag për të ndryshuar kahun e zhvillimeve në terren?

Josip Juratovic: Si deputetë gjermanë të Bundestagut, ne nuk duhet ta vendosim veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor dhe të gjykojmë se kush është i miri e kush i keqi. Ne duhet të vizitojmë rajonin dhe të bëjmë dallimin midis demokratëve që duan të ndërtojnë shtetit të së drejtës dhe politikanëve të korruptuar. Ne duhet të përqëndrohemi në ata njerëz në terren që nxisin vlerat demokratike dhe shtetin e së drejtës.

A jeni penduar që e keni mbështetur Kurtin në të kaluarën?

Josip Juratovic: Jo, nuk jam penduar. E mbështeta sepse kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës. Por unë nuk i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnike që vijnë në Ballkanin Perëndimor.

Josip Juratoviç, lindur më 1959, në Koprivinica, asokohe Jugosllavi, sot Kroaci, është prej vitit 2005 deputet i Partisë Socialdemokrate në parlamentin gjerman, Bundestag. Ai është anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryetar i grupit parlamentar “Evropa Juglindore”./ DW

josip juratovic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin