LIVE UPDATES
Bota

Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve

Republikanët kanë 222 ligjvënës në këtë dhomë dhe zotit McCarthy i duhen 218 vota për t’u zgjedhur kryetar, në rast se të gjithë ligjvënësit e të dy krahëve marrin pjesë në votim dhe askush nuk abstenon.

5 January 2023, 08:17 Nga DOSJA
Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës
Kevin McCarthy

SHBA- Republikanët dështuan në disa raunde votimi këtë të mërkurë të zgjedhin kandidatin e tyre Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësit e Kongresit të ri u mblodhën për të dytën ditë me radhë për të zgjedhur kryetarin, por republikanët që kanë kontrollin e Dhomës u shfaqën sërish të përçarë.

Kundërshtarët e zotit McCarthy, nuk kanë ndryshuar mendim dhe ai nuk arriti të siguronte shumicën e votave për t’u zgjedhur në këtë post. Aktualisht, republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të ngushtë, prej vetëm 9 ligjvënësish ndaj demokratëve. Republikanët kanë 222 ligjvënës në këtë dhomë dhe zotit McCarthy i duhen 218 vota për t’u zgjedhur kryetar, në rast se të gjithë ligjvënësit e të dy krahëve marrin pjesë në votim dhe askush nuk abstenon.

Zoti McCarthy pati sërish kundër 20 ligjvënës. I ashtuquajturi "Grupi i Lirisë", ku bëjnë pjesë anëtarët më konservatorë të grupit republikan janë vënë kundër zotit McCarthy. Shumë prej tyre, në javët e fundit shprehën pikëpamjen se zoti McCarthy nuk ishte aq konservator sa duhej për te udhëhequr republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve. Disa republikanë i kanë kërkuar publikisht zoti McCarthy që të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes, por ai është shprehur se nuk do të dorëzohet.

Seanca e të mërkurës e cila nisi në mesditë u zhvillua disa orë pasi ish Presidenti Donald Trump bëri thirrje që zoti McCarthy të zgjidhej në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilit ai i është referuar si “Kevini im”. Zoti Trump shkruante në rrjetet sociale se “anëtarët republikanë duhet të votonin Kevinin, të mbyllnin çështjen dhe të siguronin fitoren”.

Nga ana tjetër, ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, mori mbështetjen e të 212 ligjvënësve demokratë. Por ai nuk ka asnjë shans të zgjidhet në krye të kësaj dhome nisur nga fakti që asnjë republikan nuk do ta ndihmonte atë të siguronte pragun e nevojshëm për t’u shpallur fitues, prej 218 votash.

Betimi i ligjvënsëve të rinj nuk mund të bëhet pa u zgjedhur më parë kryetari dhe për pasojë punimet e Dhomës së Përfaqësuesve përfshirë veprimtaritë e komisioneve mbeten të bllokuara.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin