LIVE UPDATES
Bota

DETAJE/ Zbulohen mesazhet në 'WhatsApp', si udhëheqësit italianë u përpoqën të mbronin imazhin e vendit në fillim të pandemisë: S'mund të thuash të vërtetën

Mesazhet janë pjesë e një hetimi ku në skemë del emri i ish-kryeministrit Giuseppe Conte, ish-ministrit të shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarëve të tjerë nën dyshimin për keqmenaxhim të situatës së koronavisur. 

9 March 2023, 09:05 Nga a.l
DETAJE/ Zbulohen mesazhet në 'WhatsApp', si udhëheqësit
Kryeministri italian, Giuseppe Conte

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti në hetim i zyrtarëve italianë të cilët akuzohen për keqmenaxhim të situatës së COVID-19 dhe masat e marra tre vite më parë për të përballuar pandeminë në zonën e Bergamos. Disa mesazhe të zbuluara në 'WhatsApp' mes politikanëve italianë dhe zyrtarë të lartë shëndetësore në fillimin e pandemisë zbulojnë sesi liderët u përpoqën të mbronin imazhin e vendit, duke mos marrë seriozisht rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës në vend. 

Mesazhet janë pjesë e një hetimi ku në skemë del emri i ish-kryeministrit Giuseppe Conte, ish-ministrit të shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarëve të tjerë nën dyshimin për keqmenaxhim të situatës së koronavisur. 

Në një mesazh 'WhatsApp' të shkruar më 5 mars 2020, Speranza i thotë një kolegu se "ne duhet të shfrytëzojmë" një raport që pretendon se rasti i parë i koronavirusit në Evropë u zbulua në Gjermani për të mbrojtur imazhin e Italisë. Të nesërmen, Giuseppe Ruocco, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm në ministrinë e shëndetësisë u shfaq duke u tallur me rastet e zbuluara në Evropë midis udhëtarëve që ktheheshin nga Italia. 

“Sot dhamë 2 raste me Covid në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë… dhe ndoshta 1 në Gjermani”, shkroi ai.

Hetimi, i nisur nga prokurorët në Bergamo, provinca e Lombardisë më e goditur gjatë valës së parë të pandemisë, dhe e drejtuar nga të afërmit e viktimave të Covid-19, përqendrohet në dështimin e pretenduar nga autoritetet për të marrë masat e duhura për të parandaluar përhapjen e virusit duke karantinuar qytetet Alzano Lombardo dhe Nembro. 

Ndryshe nga Codogno, i cili u karantinua menjëherë së bashku me nëntë qytete të tjera në Lombardi dhe një në Veneto, spitali Alzano Lombardo u rihap disa orë pas shpërthimit, ndërsa provinca e Bergamos hyri në izolim me të gjithë rajonin e Lombardisë vetëm dy javë më vonë. Bergamo regjistroi 6,000 vdekje të tepërta gjatë valës së parë të virusit, dhe prokurorët thonë se 4,000 mund të ishin parandaluar nëse provinca do të ishte karantinuar menjëherë.

Ndërkohë, ndërsa Covid-19 u përhap me shpejtësi dhe autoritetet rajonale dhe kombëtare ishin në mdyshje për të karantinuar rajonin e Lombardisë, një mesazh në 'ëhatsApp' midis zyrtarëve rajonalë të shëndetësisë Aida Andreassi dhe Marco Salmoiraghi nënkupton se ata u përpoqën të fshihnin të vërtetën në lidhje me përkeqësimin e situatës. 

"A e dini se çfarë tha presidenti [Lombardia]?" ka shkruar Andreassi. “Nuk mund të thuash të vërtetën. I thashë, 'Epo atëherë, është sikur të jemi në Kinë.' Ai u përgjigj: Ne jemi më keq se Kina, të paktën ka një diktaturë.

Fontana, e cila së fundmi u rizgjodh si guvernator i Lombardisë është gjithashtu në mesin e atyre që po hetohen. Një mesazh nga Ruocco më 29 shkurt 2020, gati dy javë para se vendi të futej në karantinë, përshkruan menaxhimin kaotik të pandemisë. 

"Shumë gjëra po ndodhin: komiteti shkencor që përplaset me Conte dhe Speranza, kërkoi të rimendohet ... Është një luftë botërore."

Italia ishte vendi i parë evropian që u përfshi nga një shpërthim i madh i virusit, me rastin e parë të transmetuar lokalisht të konfirmuar në Codogno, Lombardia jugore, më 21 shkurt 2020. Disa vende të tjera evropiane raportuan më pas rastet e tyre të para të koronavirusit, të cilat dyshohet se rrodhën nga fillimi i pandemisë në Itali. 

Përshtatur nga The Guardian. 

giuseppe conte

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin