LIVE UPDATES
Bota

Dhunë policore ndaj protestuesve në Serbi, dyshohet se po përdoren dhe bandat kriminale/ Analiza: A po i lëkund kjo marrëdhëniet me BE-në?

Demonstratat ishin paqësore për një kohë të gjatë - por ditët e fundit, dhuna është përshkallëzuar në rrugët e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve të tjera. Presidenti populist i krahut të djathtë i vendit, Aleksandar Vuçiç tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve.

24 August 2025, 09:10 Nga r.ll
Dhunë policore ndaj protestuesve në Serbi, dyshohet se po
foto ilustruese

SERBI- Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile.

Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 persona, protestat kundër qeverisë serbe kanë vazhduar të pandërprera. Demonstratat ishin paqësore për një kohë të gjatë - por ditët e fundit, dhuna është përshkallëzuar në rrugët e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve të tjera. Presidenti populist i krahut të djathtë i vendit, Aleksandar Vuçiç tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve.

Si po reagon Brukseli ndaj përshkallëzimeve të fundit në vendin kandidat për në BE?

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, bëri thirrje në një deklaratë "të gjitha palëve për të ulur tensionet". Çdo dyshim për përdorim të ekzagjeruar të forcës nga policia duhet të hetohet siç duhet.

I pyetur nga DW, Komisioni Evropian tha se po e monitoron nga afër situatën në Serbi. Qëndrimi i KE është i qartë: "E drejta për demonstrata paqësore dhe liria e tubimit duhet të respektohen dhe autoritetet duhet t'i mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga dëmtimet ose dhuna", tha Guillaume Mercier, një zëdhënës i Komisionit. Megjithatë, këto deklarata nuk mjaftojnë për shumë politikanë dhe vëzhgues. Për muaj të tërë, ata kanë bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër kundër qeverisë serbe dhe Presidentit Vuçiç.

Kritika nga Parlamenti Europian

Një nga kritikët është eurodeputeti Tonino Picula. Si raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ai i kushton shumë kohë vendit. Socialdemokrati kroat e kritikoi Brukselin të mërkurën, duke folur për stacionin televiziv N1 që mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor, për mosmiratimin e një qëndrimi më të unifikuar dhe kritik ndaj Serbisë. "BE-ja aktualisht nuk ka as motivimin dhe as kapacitetet për të vepruar ndryshe ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiç.  Ndryshe nga Ukraina, uniteti i nevojshëm për të ushtruar presion mungon këtu", tha Picula.

Këtu mund të luajnë rol gjithashtu interesat strategjike si të Brukselit ashtu edhe të Beogradit: Në vitin 2024, BE nënshkroi një marrëveshje me Serbinë, duke siguruar akses në litiumin serb. Për më tepër, Serbia ka shfrytëzuar me mjeshtëri marrëdhëniet e saj miqësore me Rusinë, thotë Antigona Imeri e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane, një grup ekspertësh me seli në Bruksel. Duke pasur frikë nga një afrim me regjimin e presidentit të hershëm rus Vladimir Putin, Evropa ka qenë shumë e butë: "Kjo strategji zbutjeje e BE ka dështuar, ajo tani duhet të përdorë urgjentisht një ton ndryshe."

Vetëm 40% për BE

Por edhe pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, BE-ja vazhdon të veprojë me metodën "punohet si zakonisht" me Serbinë dhe dështoi ta bënte në mënyrë të qartë qeverinë përgjegjëse. "Kjo është e kuptueshme nga një perspektivë gjeopolitike, por bëhet problematike nëse krijon përshtypjen se shkon në kurriz të vlerave themelore të Unionit", tha Imeri.

Përshtypja që krijohet minon besimin e shumë njerëzve në BE - dhe besimi në Serbi është tashmë relativisht i dobët: Në një sondazh të pranverës 2025 të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, vetëm 40 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për pranimin e vendit të tyre në BE. Ndërkohë, më shumë se gjysma thonë se nuk besojnë më se BE është seriozisht e interesuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen.

BE partnerja më e rëndësishme ekonomike e Serbisë

Jo të gjithë ekspertët e konsiderojnë problematike strategjinë e Brukselit ndaj Beogradit: "Mendoj se është shumë herët për të vlerësuar qëndrimin e BE-së për këtë çështje", thotë Nina Vujanoviç nga organizata kërkimore Bruegel me seli në Bruksel. BE-ja ka sinjalizuar se po e monitoron situatën dhe duhet të vazhdojë ta bëjë këtë.

Në vend që të ushtrojë presion, Brukseli duhet të përqendrohet në stimujt ekonomikë - atëherë rreziku i largimit të Serbisë tek Rusia do të ishte i ulët: "Serbia ka një interes shumë më të madh ekonomik në zbatimin e reformave të BE-së sesa në afrimin me Rusinë", sipas Vujanoviç. Vendi ka qenë prej kohësh i lidhur ngushtë ekonomikisht me BE-në: Mbi 60 përqind e eksporteve serbe shkojnë në BE dhe mbi 60 përqind e investimeve të huaja direkte në Serbi vijnë prej andej.

Me mjete ekonomike sigurisht që mund të ushtrohet presion ndaj Vuçiçit dhe regjimit të tij: BE-ja i ka premtuar Serbisë një shumë marramendëse prej 1.6 miliardë eurosh deri në vitin 2027 - por këto fonde janë të lidhura me zbatimin e reformave. "BE-ja mund t'i shkurtojë këto fonde ose të vonojë ndarjen e tyre nëse përcakton se një vend nuk po i përmbush detyrimet e tij", shpjegon Vujanoviç.

Deri më tani, Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, duket se është larg zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Një raport i BE-së mbi sundimin e ligjit në Serbi, i botuar në korrik, zbuloi, ndër të tjera, se vazhdon të ushtrohet presion i fortë politik mbi gjyqësorin dhe shoqatat e shoqërisë civile. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e gazetarëve në Serbi.

Pikërisht kundër kësaj gjendjeje, kanë dalë në rrugë për muaj të tërë studentët dhe shumë qytetarë të tjerë të vendit – pavarësisht rrezikut të arrestimit ose lëndimit nga policia. Nëse dhuna gjatë protestave vazhdon, BE-ja mund të vihet nën presion në rritje për të marrë një qëndrim më të qartë ndaj Beogradit./DW

protesta ne serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin