LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj: Çështja e Asociacionit ka fituar peshë, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Haradinaj vlerëson qëndrimin e Uashingtonit në këtë proces, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, po ndihmojnë Kosovën të kalojë pengesën e fundit, për të arritur tek marrëveshja finale. Zoti Haradinaj tha gjithashtu se i ashtuquajturi propozimi evropian, i cili sipas tij në fakt është më shumë amerikan, është një mundësi reale që Kosova të “divorcohet” nga Serbia.

31 January 2023, 22:00 Nga a.l
Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj: Çështja e Asociacionit ka
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej çështjeve që ka krijuar tension mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe mes Prishtinës e faktorit ndërkombëtar. Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Haradinaj vlerëson qëndrimin e Uashingtonit në këtë proces, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, po ndihmojnë Kosovën të kalojë pengesën e fundit, për të arritur tek marrëveshja finale. Zoti Haradinaj tha gjithashtu se i ashtuquajturi propozimi evropian, i cili sipas tij në fakt është më shumë amerikan, është një mundësi reale që Kosova të “divorcohet” nga Serbia.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, pas takimit me përfaqësues të klasës politike dhe shoqërisë civile, ambasadori amerikan në Kosovë, ritheksoi se çështja e krijimit të Asociacionit është një çështje urgjente dhe tani pritet propozimi i palës shqiptare për të. Cili është mendimi juaj, a duhet të krijohet Asociacioni?

Ramush Haradinaj: Besoj që ambasadori po bën një punë të madhe dhe po i jep një ndihmë Kosovës, për t’i hequr pengesën e fundit para mbërritjes tek mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, në atë që njihet si plani franko-gjerman. Kosova duhet ta gjejë një rrugë që të mos mbetet peng i Asociacionit për të arritur këtë marrëveshje. Puna që ka bërë sot ambasadori është një mënyrë për ta konsumuar procesin deri në arritjen e marrëveshjes.

Zëri i Amerikës: Uashingtoni dhe Brukseli e kanë thënë qartë se procesi i Asociacionit duhet të ecë paralel me planin e BE-së, pra sipas tyre janë procese të ndara, që nuk kushtëzojnë njëri-tjetrin. A mendoni se debati në Kosovë për Asociacionin duhet të fillojë pa vonesë?

Ramush Haradinaj: Debati është çdo herë i duhur. Çështja e Asociacionit ka fituar peshë me zhvillimet e fundit, pra krizat e njëpasnjëshme në veri dhe tensionet atje. Kjo është mundësia e vetme, nuk ka rrugë tjetër as Kosova as palët e tjera për të arritur tek marrëveshja përfundimtare, pa i dhënë një epilog çështjes së Asociacionit. Asociacioni për Kosovën është një obligim i marrë me kohë, por për fat të mirë është obligim kushtetues dhe ligjor, pra nuk del jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Diplomatët thonë se ka modele të mira evropiane për Asociacionin që nuk e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës. Cilin model shihni ju si të përshtatshëm për vendin tuaj?

Ramush Haradinaj: (Modeli) që rrjedh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pra, ne nuk kemi arsye të përzgjedhim një model të huaj. Ne kemi një marrëveshje për Asociacionin dhe kemi vendimin e gjykatës që sqaron se çfarë është Asociacioni. Asociacioni është “Sui-Generis” (unik), pra nuk mund të merren modele nga vende të tjera për shkak se situata dhe arritja deri tek ky obligim është një situatë e veçantë. Asociacioni është i Kosovës, për njerëz të Kosovës, për komuna të Kosovës dhe synon integrimin e serbëve në institucionet e vendit dhe shkëputjen e varësisë nga Serbia. Dua të përsëris edhe një herë, se Amerika po e ndihmon Kosovën për të kaluar pengesën e fundit për të arritur tek marrëveshja përfundimtare, tek propozimi franko-gjerman, për të cilin unë besoj se është më shumë amerikan. Unë personalisht dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështesim arritjen e kësaj marrëveshjeje, sepse e shohim shumë me rëndësi kohën, pra e shohim me urgjencë arritjen e marrëveshjes, në mënyrë që të hapet perspektiva për partneritet për paqe dhe (anëtarësim) në NATO për Kosovën, çka garanton sigurinë tonë.

Është koha më serioze që kemi pas ndonjëherë. Duhet të tregojmë seriozitet dhe nuk guxojmë të bëjmë përllogaritje të vogla. Duhet ta ndihmojmë vendin, të ndihmojmë aleatët tanë, në këtë rast posaçërisht Uashingtonin, që t’i kalojmë pengesat, pra t’i zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura, në mënyrë që të arrijmë tek marrëveshja përfundimtare. Personalisht i jap një përkrahje këtij procesi dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Është bërë tashmë e qartë se trysnia është shtuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, por sidomos ndaj Prishtinës, për të ecur përpara. Ju e keni ndjerë vetë këtë trysni kur ishit kryeministër, me çështjen e kufirit me Malin e Zi. Çfarë këshille do t’i jepnit ju sot Kryeministrit Kurti?

Ramush Haradinaj: Dallojnë shumë si tema, Mali i Zi është anëtar i NATO-s. Edhe pse ishte një obligim ndërkombëtar, e kemi bërë në një klimë të mirë me Malin e Zi. Arritja e një marrëveshjeje për njohje me Serbinë, që në përmbajtje ka njohjen, është vërtet rezultat i madh i faktorit ndërkombëtar në këtë rast. Pra faktori ndërkombëtar është shtytësi. Unë e inkurajoj qeverinë tonë që ta shfrytëzojë këtë energji të madhe, që vjen edhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe dëshirës së madhe të NATO-s dhe Amerikës për ta larguar Rusinë nga Ballkani. E vetmja mënyrë për ta larguar Rusinë nga një pjesë e Ballkanit është arritja e marrëveshjes me Serbinë sepse Kosova menjëherë fillon perspektivën për Parneritet për Paqe.

Zëri i Amerikës: Sa i përket marrëveshjes me Serbinë si e shihni ju atë në dritën e propozimit evropian, çfarë forme duhet të kishte ajo?

Ramush Haradinaj: Përmbajtja që i jep plani franko-fjerman zgjidh të gjitha problemet Kosovë-Serbi. Serbia e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar por nuk vendos marrëdhënie dypalëshe, por hapet perspektiva e Kosovës për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Pra është një mundësi reale për t’u “divorcuar” përjetësisht me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Pavarësisht se çështja e njohjes nuk përfshihet në mënyrë eksplicite?

Ramush Haradinaj: Njohja është realisht në çdo kapitull të kësaj marrëveshje, por nuk e ka kaluzolën e njohjes në marrëdhënie dypalëshe, por Serbia e njeh Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

Zëri i Amerikës: Para disa ditësh në shtypin e Kosovës rodhi një material i brendshëm, një analizë e statusit aktual të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Prishtinës, shkruar nga ambasadori i Kosovës në Uashington për Ministrinë e Jashtme, ku vihet në dukje se dyert në Uashington nuk janë më aq të hapura për zyrtarët nga Kosova. Në vlerësimin tuaj a janë marrëdhëniet me Uashingtonin sot, në pikën më të ulët që pas pavarësisë?

Ramush Haradinaj: Uashingtoni dhe Amerika e duan Kosovën, e duan popullin e Kosovës, shtetin e Kosovës. Ka vështirësi tani, le ta quajmë në menaxhim të axhendës me qeverinë aktuale. Por janë jashtëzakonisht të afërt dhe bashkëpunues me të gjithë ne, që pa interesa të tjera, pra pa interesa të vogla, dëshirojmë të ndihmojmë interesat kombëtare, tema të mëdhaja. Siç shihet, ne jemi të mirëpritur këtu. Përshembull unë kam qënë në Departamentin e Shtetit, në Kongres dhe Senat, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kam takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe kam shumë takime që në të vërtetë tregojnë respektin edhe për Kosovën.

Zëri i Amerikës: Ju, por jo përfaqësues të qeverisë.

Ramush Haradinaj: Për fat të keq pra ka një vështirësi në menaxhim të axhendës për shkak, po e quaj, situatës së paqartë që mban qeveria jonë në disa tema. /VOA

ramush haradinaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin