LIVE UPDATES
Bota

Diskriminimi ndaj grave rrit rrezikun e kancerit

Kanceri është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes tek gratë. Në të njëjtën kohë, miliona jetë do të mund të shpëtoheshin nëse gratë do të kishin akses më të mirë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

29 September 2023, 08:11 Nga A.B

Diskriminimi ndaj grave rrit rrezikun e kancerit

Në mbarë botën, kanceri është një nga tre shkaqet më të shpeshta të vdekjes së parakohshme tek gratë nën moshën 70 vjeç. Nga 2.3 milionë gra që vdesin çdo vit si pasojë e kancerit, rreth 1.5 milionë mund të shpëtohen, pohon një analizë e re - por vetëm me kusht që procesi i zbulimit të hershëm të sëmundjes të përmirësohet dhe eliminohet. Rreziqet kryesore që çojnë në shfaqjen e kancerit. 800.000 vdekje të tjera mund të parandalohen nëse të gjitha gratë do të kishin qasje në trajtimin optimal të kancerit.

Diskutimi për kancerin tek gratë - sipas deklaratave të Komisionit Lancet, i cili dëshiron t'u bëjë rekomandime politikanëve që marrin vendime për organizimin e sistemeve shëndetësore dhe të kujdesit social - shpesh përqendrohet në "kancerin e grave", si kanceri i gjirit ose i qafës së mitrës.

Megjithatë, çdo vit rreth 300.000 gra nën moshën 70 vjeç vdesin nga kanceri i mushkërive dhe 160.000 nga kanceri i zorrës së trashë. Në dekadat e fundit, në shumë vende me të ardhura të larta, numri i vdekjeve nga kanceri i mushkërive tek gratë është më i lartë se nga kanceri i gjirit, thotë Dr Izabele Soerjomataram, nënkryetare e Divizionit të Mbikëqyrjes së Kancerit në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC). Ajo është gjithashtu një nga drejtueset e Lancet.

Qasja feministe

Arsyeja kryesore pse gratë kanë qasje kaq të dobët në masat parandaluese, diagnostikimin e kancerit dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje është, para së gjithash, pabarazia gjinore. Prandaj Komisioni Lancet avokon për një "axhendë feministe" të re në trajtimin e kancerit, në mënyrë që të eliminohet kjo pabarazi mes gjinive, pra diskriminimi ndaj grave.

Në sistemet shëndetësore, siç pretendohet, në trajtimin e kancerit dhe në hulumtimin e kësaj sëmundjeje duhet të merren parasysh shumë më intensivisht nevojat e grave, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i kancerit në popullatën femërore në nivel global.

Gjatë përgatitjes së raportit të ri "Gratë, pushteti dhe kanceri: Komisioni Lancet" një ekip ekspertësh ndërkombëtarë shumë të larmishëm në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, barazia gjinore, ligji, ekonomia, sociologjia, parandalimi dhe trajtimi i kancerit, janë paraqitur edhe interesat e pacientëve.

"Në gjithë botën, çështja e shëndetit të gruas shpesh fokusohet në shëndetin e tyre riprodhues dhe në rolin e nënës, gjë që lidhet ngushtë me përkufizimin antifeminist të vlerës dhe rolit të gruas në shoqëri. Në të njëjtën kohë, çështja e kancerit është shumë më pak e trajtuar”, thotë Dr. Ofira Ginsburg, një këshilltare kryesore për kërkime klinike në Institutin e Kancerit të Qendrës për Shëndetin Global nga SHBA.

Faktorët e rrezikut

Duke gjykuar nga deklaratat e Komisionit Lancet, faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit te femrat duhet të studiohen më saktë, duke pasur parasysh se janë më pak të njohur se faktorët e rrezikut kur bëhet fjalë për shfaqjen e kancerit tek meshkujt. Ka indikacione të shumta se ekziston një lidhje e caktuar midis produkteve specifike të përdorura kryesisht nga gratë, për shembull për zbardhjen e lëkurës ose për "hekurosjen" e flokëve, dhe një rrezik të shtuar për kancer.

Shumë gra janë plotësisht të pavetëdijshme për faktorët e shumtë të rrezikut që mund të eliminohen relativisht lehtë: rreth 1.3 milionë gra të të gjitha grupmoshave vdiqën në vitin 2020 si rezultat i katër faktorëve më të rëndësishëm të rrezikut që ndikojnë në kancer: duhani, alkooli, mbipesha dhe infeksionet. Shumë gra thjesht i nënvlerësojnë këta faktorë. Kështu, një studim i vitit 2019 doli në përfundimin se vetëm 19 për qind e grave në Britaninë e Madhe që morën pjesë në një program ekzaminimesh parandaluese me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit, madje e dinin se një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit është alkoolit.

"Ne jemi të mendimit se ka ardhur koha që qeveritë të veprojnë për këtë me një politikë të bazuar në specifikat e seksit, një politikë që forcon ndërgjegjësimin për ata faktorë rreziku, domethënë redukton ekspozimin e grave ndaj këtyre faktorëve", thotë. Dr. Izabele Soerjomataram.

Kërkesat e grave

Duke qenë se shumë gra në botë janë të diskriminuara për sa i përket mundësive të tyre për shkollim dhe punësim, ato shpesh nuk kanë burimet financiare të nevojshme për të paguar trajtimet e shtrenjta të kancerit.

Dhe ka edhe një problem tjetër: duke pasur parasysh se burrat në përgjithësi nuk marrin barrën kryesore të kujdesit për fëmijët, gratë që vuajnë nga kanceri shpesh nuk janë në gjendje të kujdesen për shëndetin e tyre, thotë një nga autorët e studimit, prof. Nirmala Bu-Pati, nga Universiteti i Malajas dhe Universiteti Queen's Belfast. "Për shkak të normave të rolit gjinor, shpesh pritet që gratë t'i vënë nevojat e familjeve para nevojave të tyre apo edhe në kurriz të shëndetit të tyre, gjë që ndonjëherë e vështirëson përdorimin e shërbimeve shëndetësore.

Gratë si kujdestare të papaguara

Rolet diskriminuese ndërmjet gjinive janë përgjegjëse edhe për faktin se janë kryesisht femrat ato që marrin rolin e kujdestareve të papaguara të personave me kancer, kryesisht pa vlerësimin adekuat nga shoqëria. Kjo është arsyeja pse Komisioni Lancet bën thirrje për futjen e standardeve më të drejta dhe më gjithëpërfshirëse në lidhje me pagat për kujdesin e pacientëve me kancer.

Diskriminimi ndaj grave në shumë shoqëri, sipas Lancet, është edhe arsyeja pse ngritja e grave në profesion në pozicione drejtuese në kërkimin e kancerit, politikën e kancerit apo qëndrimin ndaj kancerit në praktikë po "frenohet”. Sipas tyre, kjo është një nga arsyet kryesore që sot ka kaq pak masa parandaluese të "përshtatura” sipas nevojave të grave, pra masa për trajtimin e kancerit të përshtatura për popullatën femërore. Kjo vlen edhe për spitalet, qendrat e trajtimit të kancerit ose institutet kërkimore, në të cilat, globalisht, gratë luajnë një rol udhëheqës në vetëm 16 për qind të rasteve.

Forcimi i të drejtave të grave

Për më tepër, Komisioni gjithashtu mbron respektimin e temave specifike gjinore në të gjitha fushat e politikave që lidhen me marrëdhënien me kancerin, domethënë udhëzimet që lidhen me atë temë - në mënyrë që t'u përgjigjet në mënyrë të drejtë nevojave dhe dëshirave të të gjitha femrat.

Për më tepër, thekson Komisioni, nevojiten strategji për të forcuar ndërgjegjësimin e grave për faktorët e rrezikut, pra simptomat e kancerit, si dhe përmirësime në fushën e aksesit të barabartë në trajtime për zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe diagnostikimin e kancerit. E gjithë kjo mund të sigurohet në një mënyrë më të mirë me përfaqësim të barabartë të grave në postet drejtuese, shton studimi i Komisionit Lancet./DW

kancer

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin