LIVE UPDATES
Bota

Ditët e para të Trump 2.0, DW: Çfarë do të bëjë fillimisht Donald Trump kur të bëhet president?

Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij ka të ngjarë të jenë një thes i përzier i politikave të brendshme dhe ndërkombëtare.

19 January 2025, 18:22 Nga N.F
Ditët e para të Trump 2.0, DW: Çfarë do të
Trump

SHBA- Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe një mori faljesh. A është kjo ajo që SHBA dhe bota mund të presin në ditët e para të Donald Trump 2.0?

Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij ka të ngjarë të jenë një thes i përzier i politikave të brendshme dhe ndërkombëtare. Ai do të dëshirojë t'u tregojë votuesve se po demonstron fuqinë e Amerikës jashtë vendit.

Vënia në përdorim e urdhrave ekzekutivë të presidentit


Për t'i bërë gjërat të lëvizin shpejt, Trump do të varet nga urdhrat ekzekutivë presidencialë, të cilat janë direktiva të lëshuara drejtpërdrejt nga presidenti. Këto urdhra anashkalojnë Kongresin dhe mund të mbulojnë një sërë çështjesh si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Një numër i konsideruar i tyre pritet të jetë gati për firmosje më 20 Janar.

Në një intervistë televizive në "Meet the Press" më 8 dhjetor, Trump konfirmoi se do të nënshkruajë "shumë" urdhra ekzekutivë në Ditën 1 - në lidhje me ekonominë, energjinë dhe më e rëndësishmja kufirin me Meksikën. Megjithatë, urdhrat ekzekutivë nuk kanë një fuqi gjithëpërfshirëse dhe mund të përdoren vetëm për të drejtuar veprimet e degës ekzekutive, thotë Dan Mallinson, një profesor i asociuar i politikave publike dhe administratës në Penn State Harrisburg në Pensilvani.

Këto kompetenca mund të jenë të gjera, duke përfshirë premtimin e tij për mbylljen e kufirit, i tha ai DW-së. "Por urdhra të tjerë thjesht nisin procesin e ngadalshëm të krijimit të rregullave federale, i cili mund të marrë vite".

Emigracioni dhe dëbimet masive


Që kur mbërriti në skenën politike në vend, Trump është fiksuar në kufirin me Meksikën dhe njerëzit që e kalojnë atë për të hyrë në SHBA. Në mandatin e tij të parë, ai donte të përfundonte një mur midis dy vendeve.

Katër vjet më vonë,ndalimi i migracionit të parregulltduke siguruar kufijtë e vendit ishte një nga çështjet kryesore që bëri që Trump të zgjedhet prapë në këtë post. Ai ka të ngjarë t'i rikthehet politikës "qëndroni në Meksikë", që kërkon që azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa kërkesat e tyre të përpunohen. Për ata që tashmë janë në vend në mënyrë të paligjshme, Trump ka bërë thirrje për dëbimin masiv më të madh në historinë e vendit, duke u fokusuar së pari te kriminelët përpara se t'i drejtohet emigrantëve të tjerë pa dokumente.

Pavarësisht këtij plani - dhe çdo urdhri ekzekutiv për të përshpejtuar dëbimet - realizimi i kësaj do të kërkonte kohë dhe mbështetjen e agjencive lokale e shtetërore. Do të përballej edhe me sfida ligjore. Përveç luftimit të migracionit të parregullt, Trump ka të ngjarë të ngadalësojë përsëri migrimin legal, duke përfshirë bërjen e lejeve të punës, kartave jeshile dhe vështirësimin e marrjes së vizave, si dhe shtrenjtimin e tyre. Kjo mund të ndikojë tek punëtorët e aftë dhe studentët e ardhshëm të universitetit.

Trump konfirmoi në "Meet the Press" se përfundimi i të drejtës së shtetësisë për fëmijët që lindin në këtë vend është një prioritet i ditës 1, nëse është e mundur, përmes veprimeve ekzekutive. "Ne do t'i japim fund kësaj sepse është qesharake," tha ai. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi parimi se kushdo i lindur në tokën amerikane është shtetas amerikan është i ankoruar edhe në Kushtetutë.

Tarifat për importet


Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.

"Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.

Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.

Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. "Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trumpin të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.

Marrëveshja e Parisit për Klimën


Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo migrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Bidene anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.

Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme.

Falja e dënimeve 


Falja presidenciale, një mjet që i jep presidentit autoritetin për të falur njerëzit e dënuar për krime në nivel federal ose për t'i dhënë fund një dënimi me burg, gjithashtu mund të hyjë në përdorim në ditën e parë. Trump e ka bërë të qartë se mund të falë shumicën e qindra njerëzve të dënuar për sulmin në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

"Me shumë mundësi, do ta bëj shumë shpejt," konfirmoi ai në "Meet the Press", duke thënë se do të ishte një prioritet i ditës së parë. Por nëse Trump do të përpiqet të falë veten për ndonjë krim federal është një pyetje e hapur.

Në fund të fundit, vetëm ekipi i Trump e di se çfarë është planifikuar për ditët e tij të para në detyrë. Por ai do të duhet të veprojë shpejt pasi zgjedhjet afatmesme në dy vjet mund t'i japin fund shumicës republikane në Senat ose Dhomën e Përfaqësuesve.

"Presidentët vijnë në detyrë me një ndjenjë mandati dhe kapitali politik që zvogëlohet me shpejtësi," përfundoi Mallinson. "Ai nuk mund të kandidojë përsëri në 2028, kështu që çdo gjë që ai dëshiron të arrijë duhet të ndodhë në një mandat."/DW

trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin