6 November 2023, 23:01
Nga I.A
Kercenimi
VLORË- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një gruaje nga Vlora, e cila prej 1 viti nuk takonte dot djalin e saj të mitur, me probleme të theksuara autizmi.
Suada Ramaj tregoi për gazetarët se djalin po e mban i shoqi i cili ka edhe probleme me shëndetin mendor, ai ka vajtur dhe ia ka marrë në shtëpi, para 1 viti.
“Unë e rrita dhe e ndoqa në të gjitha terapitë djalin, tani erdhi bashkëshorti dhe ma mori, jemi në proces divorci dhe unë kam 1 vit pa parë djalin”, thotë e përlotur Suada.
Ndërkohë ajo thotë se as në shkollë nuk e lejon drejtori që ta takojë, sa herë shkon ai i tregon derën. Fiksi solli takimin e znj. Ramaj me drejtorin e shkollës, ku ky i fundit e nxjerr nga institucioni dhe i thotë “nuk merrem unë me këto gjëra” dhe se djalin nuk mund ta takonte në shkollë.
Si të mos mjaftonte kjo, gruaja merr përgjigje edhe në Shërbimin Social Shtetëror Rajonal Vlorë, ajo i kërkon drejtorit që ta ndihmojë të takojë djalin, por ai i thotë “nuk merrem unë me këtë gjë”.
Fiksi solli vajtjen e Suadës në shtëpinë e bashkëshortit, aty ku vajti vetëm për të takuar djalin, por që ajo u dhunua nga i shoqi, derisa ra në tokë. Bashkëshorti gjatë dhunës e kërcënonte me vrasje. “Do të vras, moj k…”, i bërtet i shoqi.
Pas këtij momenti Suada shkon në spital dhe Komisariat dhe pajiset me urdhër të menjëhershëm mbrojtje në gjykatë. Ndërkohë Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkin Vlorë, Irena Stasa, mori përsipër për të ndjekur rastin. Ajo tha se nuk ka ditur problemet e kësaj familje, di vetëm për problemet e djalit dhe trajtimin e tij me kemp.
“Nuk ka ardhur asnjëherë kjo zonjë të ankohet te ne, ju falenderoj ju që na e sollët rastin, ne do e ndjekim me përparësi, dhe punonjësi i mbrojtjes së fëmijës do shkojë menjëherë në banesën ku rri djali dhe t’i bëjnë vlerësim”, thotë znj. Stasa.
Pas mbërritjes së urdhrit të mbrojtjes në këtë institucion, e dhunuara do marrë edhe asistencë ligjore nga Qendra Psiko-sociale “Vatra”, një qendër e përzgjedhur nga Drejtoria e Shërbimit Social në Bashki.
Marrë nga Top Channel
suada ramaj irena stasa
Bota
6 November 2023, 22:56
A.TH
Izrael
IZRAEL- Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, bëri thirrje të hënën për krijimin e zonave të siguri...
Bota
6 November 2023, 22:33
I.A
Emigrantet
ITALI- Opozita italiane nuk e pëlqen marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët. Nga Partia Demokratike e cila e c...
Bota
6 November 2023, 22:28
A.TH
Thyerja e piktures
ANGLI- Protestuesit e Stop Oil janë arrestuar pasi thyen xhamin që ruante një pikturë të Diego Velá...
Bota
6 November 2023, 22:08
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Italia do të ndërtojë qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët që pë...
Bota
6 November 2023, 22:11
A.TH
Foto Ilustruese
KANADA- Kina dhe Kanadaja kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta lidhur me një incident që ka ndodhur në uj...
Bota
6 November 2023, 22:05
A.TH
Somali
SOMALI- Autoritetet somaleze kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në të gjith&...
Bota
6 November 2023, 22:00
a.l
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar deklaratën e ish-ministrit izraelit të Trashëgimisë Amichai Eliyahu për mu...
Bota
6 November 2023, 21:42
I.A
STRASBURG- Komisioni Europian ka reaguar për marrëveshjen që është krijuar ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italis&eum...
Bota
6 November 2023, 21:35
A.TH
Elefante
AFRIKË- Shkaku i vdekjeve masive misterioze të elefantëve afrikanë më në fund është zbuluar. Shkencët...
Bota
6 November 2023, 21:25
a.l
Monedhat romake
ITALI- Vigjilenca e një zhytësi, i cili vuri re diçka metalike pranë bregut të Sardenjës,&n...