16 October 2023, 15:10
Nga f.i
Milorad Dodik
BOSNJE-HERCEGOVINË- Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, dhe ushtruesi i detyrës i drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç, nuk kanë pranuar të deklarohen para gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës për aktakuzën e cila i ngarkon me veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.
“Nuk e di pse është ngritur aktakuza ndaj meje, nuk e kuptoj aktakuzën”, tha Dodik në seancën e mbajtur të hënën më 16 tetor.
Dodik nuk pranoi as të ngrihej në këmbë kur iu kërkua një gjë e tillë nga gjykatësja për t’i ofruar të dhënat personale dhe për t’u deklaruar për aktakuzën që i ngarkohet, duke u ankuar në “dhimbje shpine”.
Gjyqtarja Jasmine Dedoviç Qosiç, sipas detyrës zyrtare, vendosi se Dodik dhe Lukiq u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën. Pas seancës, Dodiku u tha mediave se Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës janë "jokushtetuese, të paligjshme dhe të imponuara", duke e cilësuar si "politik" procesin gjyqësor ndaj tij. Ai tha se ligjet që ai nënshkroi, të cilat nxitën ngritjen e aktakuzës kundër tij dhe Lukiçit, kaluan “nëpër të gjitha procedurat kushtetuese” në Kuvendin Kombëtar të Republikës Sërpska.
Dodiku theksoi se do ta mbrojë veten si “president i Republikës Sërpska" dhe se "në këtë mënyrë do të shpërbëhet Bosnja e Hercegovina". Ai, po ashtu, u ankua se aktakuza nuk i ishte dorëzuar në cirilik, një gjuhë që ai e kupton.
Në gusht, Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Dodikut Lukiçit, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Aktakuza ndaj tyre u ndryshua dhe u konfirmua pastaj më 11 shtator. Në qershor, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi ligje në lidhje me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Përfaqësuesi i Lartë Schmidt më pas vendosi t'i shfuqizojë ato. Dodik nënshkroi dekretin për hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve dhe Lukiq i publikoi ato në Gazetën Zyrtare të Republikën Sërpska. Kur e shfuqizoi ligjin e Republikës Sërpska, Schmidti vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, sipas të cilit mosrespektimi i vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë është vepër penale./REL
milorad dodik
Bota
16 October 2023, 15:06
h.k
Ushtaret
IZRAEL-"Në vend që t'i marrë robër, siç kërkon ligji ndërkombëtar, terroristi tërheq një karr...
Bota
16 October 2023, 15:04
h.k
Sistemi teknologjik me lazer
IZRAEL-Çfarë është sistemi Iron Beam dhe si funksionon ai. Përshpejtimi i vendosjes së tij n&e...
Bota
16 October 2023, 14:53
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Pika kufitare në Jarinjë vazhdon të qëndroj e mbyllur që nga sulmi terrorist në fshatin Banjsk&e...
Bota
16 October 2023, 14:39
a.l
Michael Roth dhe Albin Kurti
TIRANË- Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në Tira...
Bota
16 October 2023, 14:15
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË-Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se armatimi i konfiskuar në veri ...
Bota
16 October 2023, 14:10
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Njerëzit e qytetit të Be’er Shevës kanë përjetuar momente të frikshme kur filloi të binte ...
Bota
16 October 2023, 13:38
r.ll
sameh shoukry
EGJIPT- Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry ka thënë se nuk ka pasur përparim në përpjekjet për t...
Bota
16 October 2023, 13:06
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 199 pengje në Gaz&eum...
Bota
16 October 2023, 12:13
r.ll
kyriakos mitsotakis
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë, po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit....
Bota
16 October 2023, 12:06
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Mediat serbe kanë raportuar ditën e sotme se mbrëmë një grup shqiptarësh kanë sulmuar student&eum...